Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 01:09   #53
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Sikur vetėm nė fushėn e armėve tė binte nė sy Arbreshi, gjithkush do tė kishte tė drejtė tė thoshte: ja njė popull i zoti vetėm pėr tė shkatrruar, pėr tė vėnė nė zjarm e nė flakė ēa bota me djersė e mund mbleth, ndėrton e rregullon. Por edhe ndėr fusha tė tjera ėsht ēquar raca e jonė; ajo ka nxjerė udhėheqės popujsh e politikanė tė mėdhej si perandorėt e Romės e tė Kostantinopolit, familjet princore Gjika e Lupu tė Rumanis, Franēesk Crispin e Italis, tė gjithė pashallarėt e Egjyptit qė mė vonė u bėnė mbretėr e sa e sa tė tjerė. Raca e jonė ka nxjerė njė perandor q'e ka mbajtur gjallė Bizancin me organizatėn financjare qė krijoi, Anastasin e Durrsit 76), ligjėvėnėsin mė tė math tė botės, Justinianin 77), projektonjsin e tunelit tė Semmeringut Karl Gegėn, Nėn-Kryetarin e sotshėm t'Akademis Mbretrore t'Italis, shkencėtarin nė zė Prof. Valaurin 78) nga Korēa. Shqiptarė kanė qėnė pėrkthenjėsi i Ungjillit nė latinishte Shėn Hieronimi, papa Klementi i XI dhe disa patriarkė tė Kishės Orthodokse 79).

As nė letra e harte Shqiptarėt nuk kanė mbetur prapa sė tjerėsh. Arkitektat Mika Petrab prej Tivarit, Aleksandėr Aleksi prej Durrėsit, ndėrtonjėsi i xhamivet mė tė bukura tė Stambollit, Mimar Sinani 80) prej Sulove, piktori nė zė Francesk Albani, humanistėt Gjon Gazulli, Marin Beēikemi e Marin Barleti, skulptori Gjon Albani, poeti Mihail Eminescu 81), dramaturgu Viktor Eftimiu 82) dhe artisti mė i math tragjik qė ka pasur bota nė kėta vjetėt e fundit, Aleksandėr Mojsiu prej Durrėsi, janė qė tė gjithė bij tė kėsaj race.

Shihet nga kėta pak rreshta se raca shqiptare nuk ka nxjerė vetėm burra tė pushkės, por edhe njerz tė mėndjes e tė shpirtit, filozofė, ligjėvėnės, burra shteti, shkencėtarė, letrarė, dijetarė, poetė e artistė tė mėdhenj. Numrit tė njerzve tė dėgjuar qė njihen si Shqiptarė duhet t'i shtohet njė numėr tjetėr shumė m'i math tė panjohurish, qė janė mbajtur si pjellė e ndonjė populli tjetėr dhe qė ne nuk u a dimė emrat.

Kontributi qė kjo racė i ka sjellė botės, nė pėrpjestim me numrin e me kushtet nė tė cilat ka jetuar, nuk e vė prapa racavet tė tjera fqinje. Tregon, pėr kundrazi, se paja. shpirtrore e sajė ėsht e madhe dhe e shumanėshme.

_____________
76) VASILIEV: «Op. Cit.», tom I,.faqe 139-145 etj...
77) CORDIGNANO, nė studimin e tij qė ka mbetur i famshėm pėr prapamendim, dyshon pėr origjinėn shqiptare tė Justinianit (faqe 29), ndėrsa VASILIEV-i, njė nga njohsit mė tė thellė tė historis bizantine, e vėrteton me dokumenta se Ligjėvėnsi i math ka qėne i racės ilirike. Shif «Op. Cit.», tom I, faqe 169 - 170.
78) S'besoj tė ketė shkruar kush gjer mė sot se Prof. Valauri ėsht shqiptar. Pretendimin t'im mbi shqiptarsin e tij e mbėshtes nė tė thėnat e zotrinjve Loni Xoxa nga Fieri dhe Prof. Naun Stralla nga Korēa. I ati i Valaurit (Ballaurit) larguar nga Voskopoja e Korēės, mirrej nė Brindisi me tregėti zhuke e gjėje tė gjallė qė i dėrgoheshin prej Myzeqeje. Dy tė bijt e tij, nga tė cilėt fizikani i math ,i janė pagzuar prej sė motrės sė Z. Loni Xoxa. Nė Korēė ka edhe sot shumė nga farefisi i tij.
79) Faik KONICA : «Njė patriark shqiptar nė shekull tė XV-tė» nė Bota Shqiptare, faqe 555.
80) Origjina shqiptare e Arkitektit Sinan ėsht vėrtetuar nga Abdurrahman Sherif Beu, historiograf i math dhe kryetar i Shoqėris sė Historis otomane. Shif Lumo SKĖNDO : «Les Albanais chez eux et a rétranger», Lausanne, 1919, faqe 25.
81) Mitrush KUTELI : Mihail Eminescu, Viersha, Kostancė, 1939. faqe 13, 14, 15.
82) «Bota Shqiptare», faqe 531.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė