Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-04-12, 21:25   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rreth martesės

Pjetri na kujton se «kėshtu [d.m.th., me shpirt tė butė dhe tė qetė] stoliseshin dikur gratė e shenjta qė shpresonin nė Perėndinė, duke iu nėnshtruar burrave tė tyre, ashtu si Sara, e cila i bindej Abrahamit duke e quajtur atė «zot»; bija tė saj ju jeni, nė qoftė se bėni mirė» (1 Pjetrit 3:5-6). Ēdo letėr ka mesazhin e saj pėr burrat. Nė Shkrim ka gjithmonė drejtpeshim tė pėrsosur. Pjetri, pėr shembull, u thotė burrave: «Jetoni me gratė tuaja me urtėsi, duke e ēmuar gruan si njė enė mė delikate dhe e nderoni, sepse janė bashkėtrashėgimtare me ju tė hirit tė jetės, qė tė mos pengohen lutjet tuaja» (1 Pjetrit 3:7). Kėtu shohim, ashtu siē u vu re nė fjalėt drejtuar Timoteut, se prej burrit dhe gruas pritet qė ata tė luten sė bashku, krahas lutjeve vetjake tė secilit. Vini re pėrsėri se nuk ėshtė fjala pėr inferioritet tė gruas: burrit i thuhet ta nderojė atė, jo vetėm pėrpara njerėzisht tė tjerė, por edhe nė shtėpi dhe pėrpara fėmijėve. Fisnikėria dhe mirėsjellja janė cilėsi qė njė burrė i krishterė duhet t'i shfaqė ende nė ditėt tona, jo vetėm nė lidhje me gruan e tij, por edhe ndaj ndaj tė gjitha grave. Mė parė nė letėr lexojmė: «Nderoni tė gjithė». Nga kjo nxjerrim se, po tė mos e nderojmė njėri-tjetrin, kjo do tė ketė ndikim mbi lutjet tona: «Qė tė mos pengohen lutjet tuaja». Nė fillim tė jetės martesore nuk ėshtė gjithmonė e lehtė t'i pėrshtatemi marrėdhėnies sė re. Natyrisht qė nė fillim ekziston njė lloj vetėpėrmbajtje kur ėshtė fjala pėr tė diskutuar. Nė qoftė se dashuria e vėrtetė ėshtė e pranishme, dhe ekziston njė dėshirė e vėrtetė pėr tė qenė «njė nė Zotin», gruaja dhe burri do tė jenė shpejt nė gjende tė diskutojnė tė gjitha ēėshtjet pa kufizim. Dashuria e pėrbashkėt do t'i kapėrcejė nė fund tė gjitha problemet qė lindin nga ndryshimet nė temperament, edukim dhe pikėpamje. Kur e kuptojmė se sa i durueshėm ėshtė Zoti me ne, me siguri mund ta dėgjojmė njėri-tjetrin me vėmendje! Bibla pėrdor (nė origjinal) shprehen e tė folurit «gojė mė gojė». Nuk duhet tė jetė njė shprehje e njėanshme «gojė mė vesh»e mendimit. Ēdo partner duhet tė jetė i gatshėm ta dėgjojė tjetrin, duke mos harruar se Vetė Zoti ėshtė gjithmonė Dėgjues i padukshėm. Te Kolosianėve fjalia qė u drejtohet burrave, ėshtė e shkurtėr, por e rėndėsishme: «Ju bashkėshortė, t'i doni bashkėshortet tuaja dhe mos u bėni tė ashpėr ndaj tyre» (3:19). Sa keq qėduhen thėnė fjalė tė tilla! Ėshtė e lehtė qė tė lejohet tė zhvillohet njė rrėnjė ashpėrsie. Ajo fillon, ndoshta, duke vėzhguar nė mėnyrė kritike se si gruaja bėn gjėra tė caktuara. Nė vend qė kjo tė diskutohet me njėri-tjetrin, ngacmimi lejohet qė tė kthehet nė ashpėrsi, kėshtu qė burri, ose gruaja, mund tė tėrheqė vėmendjen e dikujt tjetėr pėr sa u pėrket dobėsive tė partnerit, ēka e vė nė pozitė tė vėshtirė partnerin, madje edhe mikun. Nė qoftė se burrat do t'i donin me tė vėrtetė gratė e tyre, ata do tė ishin tė gatshėm tė falnin ēfarėdo dobėsie tė vogėl, dhe do t'i ndihmonin gratė e tyre ta kapėrcenin atė. Pali sapo i ka urdhėruar kolosianėt tė tregojnė dashuri, e cila ėshtė lidhje e pėrsosur, dhe Pjetri na tregon se «dashuria do tė mbulojė njė shumicė mėkatesh» (1 Pjetrit 4:8). «Shumė tė dashur, le ta duam njėri-tjetrin» (1 Gjonit 4:7). Tek Efesianėve 5 burri urdhėrohet ta dojė gruan e tij; para se gjithash, sepse ai duhet tė jetė mishėrim i gjallė kėtu nė kėtė botė i Krishtit, i cili e deshi bashkėsinė dhe dha Vetveten pėr tė. Kjo ėshtė njė temė e rėndėsishme, tė cilėn apostulli e trajton nė pjesėn e mbetur tė kapitullit, duke treguar se si historia e Adamit dhe e Evės ishte hije e misterit mė tė madh: Krishtit dhe bashkėsisė sė Tij. Zoti ynė i bekuar dha Vetveten: nuk mund tė kishte dhėnė mė shumė. Burri duhet ta dojė gruan e tij nė tė njėjtėn mėnyrė. Sa dėshtojmė si nė tė kuptuarit e dashurisė sė pėrsosur tė Krishtit, ashtu edhe nė zbatimin e urdhėrimit tė Tij: «Ta doni njėri-tjetrin; sikurse unė ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njėri-tjetrin» (Gjoni 13:34). Pėr burrin kjo ka njė domethėnie tė veēantė. Atij i bėhet thirrje ta tregojė kėtė nė dashurinė pėr gruan e tij. Apostulli na tregon se «kush do gruan e vet, do vetveten. Sepse askush nuk urreu mishin e vet, por e ushqen dhe kujdeset me butėsi pėr tė, sikurse edhe Zoti bėn me bashkėsinė» (Efesianėve 5:28-29). Gjithashtu, ai thekson: «Kėshtu burrat duhet t'i duan gratė e veta porsi trupat e tyre». Ėshtė e drejtė qė tė kujdesemi pėr trupat tanė, pasi ata janė tempujt e Frymės sė Shenjtė; por, burra, nė kėtė mėnyrė duhet tė doni edhe gratė tuaja. Zoti ynė e ushqen dhe kujdeset pėr bashkėsinė e vet. Pėrsėri na jepen fjalėt nga faqet e para tė Biblės: «Prandaj burri do tė lėrė babanė e tij dhe nėnėn e tij dhe do tė bashkohet me gruan e tij, dhe tė dy do tė jenė njė mish i vetėm» (Efesianėve 5:31). Apostulli e thotė kėtė «mister tė madh» nė lidhje me Krishtin dhe bashkėsinė e Tij, por ai nuk mund tė largohet nga kjo ēėshtje pa i kujtuar lexuesit e tij: «Por secili nga ju kėshtu ta dojė gruan e vet sikurse do veten e vet; dhe po kėshtu gruaja ta respektojė burrin» (Efesianėve 5:33). Po fėmijėt? Martesa nuk u krijua vetėm pėr shoqėrinė e tė dy partnerėve: vumė re se prindėrit tanė tė parė u ngarkuan me detyrėn pėr tė qenė tė frytshėm, pėr t'u shumėzuar dhe pėr tė mbushur tokėn. Nė kėto ditė kur dėgjojmė tė flitet aq shumė pėr mbipopullimin e botės dhe mangėsitė e burimeve, mund tė pyesim veten nėse kėto fjalė kanė ende ndonjė domethėnie. Me sa shohim, Perėndia nuk e ka shfuqizuar kurrė kėtė detyrė. Kur u drejtohen brezave pasardhės, fjalėt e Zotit u thonė atyre qartė: «Ju dhe fėmijėt tuaj». Lum ata fėmijė qė lindin nė njė familje tė krishterė! Qysh para se tė lindin, prindėrit luten pėr ta, dhe, sapo tė bėhen tė vetėdijshėm, ata dėgjojnė kėngėt e adhurimit dhe fjalėt e Biblės, pėr tė mos pėrmendur kontaktet me besimtarė tė tjerė, qoftė nė shtėpinė e tyre a nė grumbullime tė tjera tė krishtera ku i marrin prindėrit herė pas here. Nė kohėn e Dhiatės sė Vjetėr Perėndia u premtoi bekime tė veēanta familjeve qė u bindeshin fjalėve tė Tij. Sa mė shumė vlen kjo nė kėto ditė tė privilegjuara kur Perėndia po thėrret nga kombet njė popull pėr Emrin e Tij! Ē'gėzim tė madh kanė prindėrit e rinj kur u lind fėmija i parė! I njomė nga dora e Perėndisė, «i krijuar nė mėnyrė tė mrekullueshme», ai ėshtė njė qenie e formuar nė mėnyrė tė pėrsosur, me frymė dhe me shpirt tė vetin, me vullnet tė vetin e me njė jetė qė nga ēasti i lindjes ėshtė e ndarė nga nėna. Por nganjėherė neve mund tė na besohet njė vogėlush a vogėlushe qė nuk ėshtė formuar nė mėnyrė tė pėrsosur. Nuk ėshtė e lehtė ta pranojmė kėtė, dhe shpesh njė fėmijė i tillė do tė ketė nevojė pėr shumė vite pėrkujdesjeje tė veēantė. Para sė gjithash, fėmija me tė meta ka kėrkesa tė mėdha pėr dashurinė dhe durimin e prindėrve. Vetė fėmija, pasi tė rritet, mund tė jetė i pabindur dhe i zhgėnjyer. Vėllezėrit dhe motrat mund tė zemėrohen nga kujdesi qė i kushtohet kėtij pjesėtari tė familjes. Nga ana tjetėr, prindėrit e njė fėmije tė tillė mund tė nxjerrin mėsime tė vlefshme tek kthehen ēdo ditė nga Zoti pėr forcė dhe urtėsi. Babai i njė djali me tė meta tė theksuara mendore, pėr shembull, ka shkruar tre libra tė mrekullueshėm, duke pėrshkruar me thjeshtėsi dhe ndershmėri se si i plotėson Perėndia nevojat e prindėrve dhe se si iu pėrgjigj lutjeve tė tyre hap pas hapi. Kėta libra kanė qenė burim ngushėllimi dhe force frymėrore pėr njė numėr tė madh prindėrish nė situata tė njėjta. Njėri prej kėtyre prindėrve ėshtė shprehur: «Nuk do tė kishin lėnė gjė pa bėrė pėr t'i lexuar kėta libra. Leximi i tyre na ka afruar shumė me Zotin». Pavarėsisht nėse jemi prindėr fėmijėsh tė shėndoshė a tė sėmurė, mund ta quajmė ende privilegj se «bijtė janė trashėgimi qė vjen nga Zoti» (Psalmi 127:3). Edukimi i njė fėmije «nė disiplinė dhe nė kėshillė tė Zotit» ėshtė pėrgjegjėsi e madhe dhe serioze. Nga njėra anė nevojitet gjithė dashuria dhe durimi i babait dhe i nėnės. Nga ana tjetėr nevojitet mėsimi dhe pėrmirėsimi i vazhdueshėm e i qėndrueshėm, nė mėnyrė qė fėmija tė mund tė jetojė nė mes tė njė bote tė korruptuar, ku gjithēka i pėrshtatet vullnetit tė njeriut (dhe tė Satanit), dhe ku vullneti i Perėndisė nuk llogaritet. Bibla na ka paralajmėruar se bota nuk do tė pėrmirėsohet. Ēdo brez pasardhės ballafaqohet me problemet e lakmisė, tė shtypjes, kokėfortėsisė dhe dhunės – tė gjitha rezultat i drejtimit qė Satani u bėn punėve tė kėsaj bote. Nė mes tė gjithė kėsaj ligėsie duhet tė ketė raste si familja ku u rrit Timoteu. Gjyshja, dhe pastaj nėna, e kishte mėsuar atė tė dėgjonte me vėmendje Fjalėn e Perėndisė, dhe nė moshė tė re ai e njohu Zotin dhe i shėrbeu Atij. Kėtu nėna ka detyrėn mė tė rėndėsishme. Si rregull, ajo ka mė shumė kohė pėr t'iu kushtuar fėmijėve sesa babai, i cili fiton zakonisht bukėn e gojės dhe tė cilit do t'i duhet tė mungojė nė shtėpi pėr shumė orė gjatė ditės. Atėherė nėnat e krishtera kanė njė pozitė tė privilegjuar. Ato e kanė jetėn e paprishur nė duart e tyre, pėr t'i dhėnė asaj formė dhe pėr ta ndikuar pėr tė mirė. Nė librat historikė tė Biblės lexojmė pothuajse gjithmonė emrin e nėnės sė mbretit. Nė tė vėrtetė, nganjėherė lexojmė se njė nėnė mbretėreshė e kėshilloi tė birin pėr tė bėrė keq, si nė rastin e Athalisė, por shpesh ajo arriti ta bėnte tė birin t'i druhej Zotit, dhe qėndroi nė krah tė tij edhe pasi ai u kurorėzua mbret. Shumė shėrbėtorė besnikė tė Perėndisė janėtė gatshėm tė na tregojnė pėr ndikimin e njė nėne tė pėrshpirtshme. Ėshtė e vėrtetė se sot babai ka shpesh mė shumė kohė tė lirė sesa prindėrit tanė dikur, dhe ėshtė gjithmonė mirė kur privilegjin e lutjes me fėmijėt pėrpara se ata tė flenė, ose tė tregimit tė historive biblike, e gėzojnė nėna dhe babai bashkėrisht. Pėrndryshe, mund tė ketė njė situatė ku secili prind ka njė fushė tė pėrcaktuar aktiviteti, tė cilėn tjetri nuk duhet ta cenojė. Ky rrezik nuk ekziston aq shumė sot sa nė kohėt e mėparshme. Sidoqoftė, ėshtė mirė tė shqyrtojmė se ēfarė na thotė Bibla pėr edukimin e fėmijėve. Libri «Fjalėt e Urta» ėshtė i mbushur me kėshilla praktike pėr kėtė ēėshtje.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė