Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-07, 03:23   #26
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pastėrtia e zemrės dhe shpirtit nga urrejtja, lakmia dhe e keqja do tė jenė arsye e hyrjes nė Xhennet

Muslimani nuk guxon tė lejojė pėr shkak tė mossuksesit tė vet nė jetė, apo ndoshta nė ndonjė segment apo fazė tė jetės, tė dėshiron qė edhe njerėzit tjerė tė pėrjetojnė mossukses dhe humbje tė tillė. Nuk ėshtė ndershmėri dhe bamirėsi, tė cilat Islami i parashtron pėr disa nga qėllimet prioritare tė besimtarėve, t’i dėshirohet tjetrit gjė e keqe dhe mossukses vetėm sepse ne nuk kemi arritur tė kemi sukses dhe tė realizojmė fitim. Muslimani duhet tė jetė shpirtgjerė, shpirtmirė, largpamės, me horizonte tė gjera dhe tė menduar tė thellė, nė bazė tė ēkahit do tė jepet llogari edhe pėr interesin e pėrgjithshėm, e jo vetėm pėr ambiciet dhe ėndjet e tyre.
Enes ibn Maliku [radijall-llahu anhu] rrėfen: “Ishim ulur te Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], e ai na tha: “Tani para nesh do tė paraqitet njė njeri i cili ėshtė prej banorėve tė Xhennetit”. Atėherė hyri njė ensari nga mjekra e tė cilit pikonin pikat e ujit nga abdesti, kurse nė dorė tė majtė mbante papuēet e veta. Tė nesėrmen Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i pėrsėriti po tė njėjtat fjalė, e para nesh doli i njėjti njeri. Edhe ditėn e tretė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i pėrsėriti fjalėt e dy ditėve tė para, e pas kėsaj na u paraqit po i njėjti person. Pasi qė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u ngrit (dhe doli), pas atij njeriu doli Abdullah ibn Amri [radijall-llahu anhu] dhe i tha: “Unė jam fjalosur me babanė tim dhe u betova se nuk do tė hyjė nė shtėpi tri ditė, andaj a mė lejon qė tė qėndroj te ti tri ditė?”, kurse ai iu pėrgjigj: “Po”.
Enesi thotė: “Abdullahu rrėfeu se pėr tre netėt e kaluara tek ai njeri, nuk e ka parė qė ai tė ngrihet natėn pėr falje tė namazit tė natės, pėrveē se kur kthehej nė anėn tjetėr nė shtrat e pėrmendte All-llahun e Madhėrishėm dhe kėshtu deri nė sabah, kur ngrihej qė ta falė namazin e sabahut”. Duke rrėfyer mė tej Abdullahu thotė: “Nuk e kam dėgjuar (gjatė tri ditėve) tė flet diē tjetėr pėrveē se mirė”.
“Kur kaluan tri ditė, unė thuajse fillova tė nėnēmoj veprat e tij, andaj edhe i thashė: “O robi i All-llahut, unė dhe babai im nuk jemi fjalosur, e as qė jam betuar se nuk do tė hyjė nė shtėpi, por e kam dėgjuar tė Dėrguarin e All-llahut, Muhammedin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], se pėr ty thotė, edhe atė duke pėrsėritur tri herė, se pėrpara nesh do tė dalė njė prej banorėve tė Xhennetit, kurse ti u paraqite tri herė. Desha tė qėndroj te ti dhe t’i shohė veprat tua qė t’i pasoj ato, por nuk hetova se ti bėn ndonjė vepėr tė madhe tė posaēme dhe tė vlefshme. Pra, si ke arritur qė tė tė takojė ajo qė Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka thėnė pėr ty?”
“Kėtu nuk ka asgjė mė tepėr, por vetėm ajo qė edhe vetė e ke parė”, ia kthen njeriu. Abdullahu tha: “Kur u nisa pėr tė dalė, mė thirri dhe mė tha: “Nuk ka asgjė mė tepėr, por vetėm atė qė edhe vetė e ke parė, pėrveē se nė shpirtin dhe zemrėn time nuk kam ndaj asnjėrit musliman aspak hidhėrim e as pezmatim, askujt nuk i lakmoj pėr ndonjė tė mirė qė ia ka dhėnė All-llahu”. Atėherė Abdullahu tha: “Kjo ėshtė ajo qė tė ka sjellė deri tek ajo pozitė (tek All-llahu i Madhėrishėm, andaj ke merituar Xhennetin)”.

Islami ka metoda dhe mėnyra qė shpirtrat dhe zemrat e njerėzve t’i pastrojė nga ndryshku, e keqja, lakmia, nėnēmimi dhe tė kėqijat tjera, ashtu qė t’i mbushė ato me ndjenja tė cilat janė shembullore dhe fisnike pėr njerėzit. Nė ēdo moment, ēdo ditė, javė dhe vit, besimtarėt kalojnė nėpėr momente, ditė, muaj dhe vende tė bekuara, tė cilat janė si mjete pėr pastrim tė shpirtrave dhe zemrave tė tyre prej tė gjitha dukurive dhe cilėsive negative. Pesė namazet e ditės do ta kenė efektin e plotė dhe do ta arrijnė qėllimin e vėrtetė vetėm nėse atyre u afrohemi me zemėr tė pastėr dhe shpirt tė pastruar, si dhe duke mos bartur nė to aspak tė keqe dhe mosdurim ndaj vėllezėrve tjerė. I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: “Tre personave namazi i tyre nuk do t’u ngrihet as njė pėllėmbė mbi kokat e tyre (d.m.th. nuk ngrihet kah All-llahu, qė Ai t’i shpėrblejė pėr nėnshtrimin): njeriu i cili u prinė njerėzve nė xhemat, kurse ata nuk e durojnė (nuk e duan), gruaja tė cilėn e zė mėngjesi, kurse burri i saj ėshtė i hidhėruar ndaj saj (nėse pa arsye tė sheriatit refuzon marrėdhėniet intime), dhe dy vėllezėrve (muslimanė) tė cilėt janė nė konflikt tė ndėrsjellė”.

Gjatė javės ka disa ditė kur All-llahu i Madhėrishėm i falė mėkatet, por ajo falje nuk pėrfshinė ata zemrat e tė cilėve janė pėrplot urrejtje, lakmi, tė keqe dhe hidhėrim ndaj muslimanit tjetėr. I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], thotė: “Veprat e njeriut paraqiten ēdo tė hėnė dhe tė enjte, e All-llahu i Madhėrishėm ia falė mėkatet nė kėto ditė secilit njeri i cili nuk e konsideron tė barabartė askė tjetėr me All-llahun (nuk bėn shirk), pėrveē njeriut i cili ushqen urrejtje, pėrbuzje dhe armiqėsi ndaj vėllait tė vet (pėr nga feja), andaj (All-llahu i Madhėrishėm) thotė: “Lėreni kėta dy (nuk do t’ua fali kėtyre) pėrderisa nuk pajtohen (nuk i vendosin lidhjet vėllazėrore)”.

Gjatė tėrė vitit muslimanėt kanė rast tė afrohen, t’i forcojnė lidhjet e tyre vėllazėrore tė cilat duhet tė jenė pėrplot ngrohtėsi, dashuri dhe ndjeshmėri. Ėshtė e palejueshme qė besimtarėt tė kalojnė njė periudhė aq tė gjatė, e tė mbeten tė robėruar nė prangat e armiqėsive dhe urrejtjeve tė tyre.
E lusim All-llahun e Madhėrishėm qė t’u ndihmojė muslimanėve qė t’i tejkalojnė mospajtimet e tyre, t’i bashkojė radhėt e tyre dhe zemrat dhe shpirtrat e tyre t’i pastrojė nga urrejtja, lakmia, mosdurimi, e keqja, si dhe qė kėto cilėsi t’ua zėvendėsojė me dashuri, pajtim, ngrohtėsi dhe mirėkuptim. Amin!
Marr nga revista: VEPRA

http://www.mesazhi.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė