Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-10, 19:11   #65
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Vatikani qё nuk e njeh pavarёsinё e Kosovёs, ose Ungjilli sipas Kardinalit Rishelje

Vatikani, Graēanica dhe Gazimestani!


Behxhet Sh. Shala


Djepi i Serbisė nė Vatikan:

Sipas disa mediave pėrkatėsisht sipas gazetės “ Blic” tė Beogradit e cila thirret nė Agjencinė Katolike “Kathpress”, kardinali i Kishės Katolike dhe anėtar i Kėshillit Papnor, Walter Casper i ka dhėnė arsyet pse Vatikani nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Nuk ka thėnė asgjė tė re qė para tij nuk e pati thėnė eprori i tij, Ati i Shenjtė, Papa Benedicti i XVI –tė i cili shprehimisht e ka kundėrshtuar pavarėsinė e Kosovės. Dhe kėtė e ka bėrė nė enciklikat e shumta, urbi et orbi nga sheshi i Shėn Pjetrit nė Vatikan.


Askush nuk e pati kundėrshtuar kėtė diversion politik tė kėtij “njeriu” tė Zotit i cili e ka njė mision krejt tjetėr e jo tė rreshtohet politikisht pas njė politike qė ka qenė pėrgjegjėse pėr qindramijėra civilė tė ekzekutuar, pėrndjekje biblike tė civilėve nga shtėpitė e tyre dhe gjenocid nė hapėsirat e ish Jugosllavisė.



Dhe kjo nuk ka ndodhė larg Selisė sė Shenjtė por shumė afėr, disa qindra kilometra larg! Nė Kosovė dhe nė Bosnje. Nė vendet ku ka mė sė shumti myslimanė nė hapėsirat e kėsaj pjese tė Ballkanit andaj edhe viktimat civile kanė qenė kryesisht tė besimit islam! Kardinal Casper!


Nė Kosovė nė periudhėn 1 janar 1998 deri mė 12 qershor 1999 janė vrarė 8214 civilė tė paarmatosur prej tė cilėve 6804 janė tė gjinisė mashkullore dhe 1407 tė gjinisė femėrore. 3 nuk janė identifikuar.



Si tė pagjetur/zhdukur nė kėtė periudhė llogariten 1421 prej tė cilėve 1254 janė meshkuj dhe 167 femra.



Gjithsej janė identifikuar 142 varreza masive me 2031 tė ekzekutuar dhe 274 raste tė vrasjeve nė masė me 3721 tė ekzekutuar.



Prej moshės 0 deri nė 7 vjet janė ekzekutuar 209 fėmijė ndėrkaq prej 8-14 vjeē 264 fėmijė. Nė moshėn midis 15-18 vjeē janė ekzekutuar 479 fėmijė ndėrsa nė moshėn 19-60 vjeē janė ekzekutuar 4839 veta.


Nuk janė kursyer as ata tė moshės mbi 60 vjeēare dhe numri i tė ekzekutuarve ėshtė 2139 persona. Nuk ka tė dhėna pėr moshėn e 284 tė ekzekutuarve ndėrsa 3 tė ekzekutuar nuk janė identifikuar.



Po nė tė njėjtėn periudhė gjithsej 178 familje shqiptare me 989 anėtarė janė ekzekutuar pjesėrisht apo tėrėsisht.


Janė tė njohura masakrat ndaj familjeve:


Jashari (Prekaz),



Muēolli (Poklek),



Deliu (Abri e Epėrme),



Bogujevci (Besianė),



Ahmeti (Likoshan),



Duriqi (Besianė),



Berisha (Therandė),



Gėrxhaliu (Studime),



Vejsa (Gjakovė),



Balaj (Pejė),



Gashi (Qyshk),



Rama (Kastriot),



Reka (Bėrrnicė),



Vishesella (Ribar i Vogėl),



Gėrbeshi (Sllovi)



dhe shumė familje tė tjera.



U vranė aktivistė pėr tė drejtat e njeriut siē ishte rasti i avokatit tė njohur Bajram Kelmendi i cili u ekzekutua me tė dy djemtė e tij. Dhe shumė tė tjerė.


Lėre mė qė nuk po shfaqni mėshirė ndaj qytetarėve tė vrarė tė Kosovės tė besimit islamė tė cilėt duket se i urreni derisa e pėrkrahni Kishėn Ortodokse Serbe historia e sė cilės ėshtė pėrshkruar me gjak dhe krime por nuk po tregoheni tė mėshirshėm as ndaj besimtarėve tė devotshėm tė krishterė, shqiptarė tė Kosovės qė u masakruan nga forcat serbe!


Po ju pėrkujtojė krimin e tmerrshėm ndaj Mark Palokės nga Korenica e Gjakovės dhe anėtarėve tė familjes sė tij qė pasi u ekzekutuan nga forcat serbe, shtėpisė sė tij iu vė flaka dhe ata u dogjėn bashkė me shtėpinė! Si nė kohėn e inkuizicionit! Apo masakrėn ndaj familjes Dedaj nga fshati Guskė e Gjakovės dhe shqiptarėve tė tjerė tė besimit tė krishterė!


Mė shumė se 1000 shqiptarė tė ekzekutuar janė bartur nga Kosova dhe janė varrosur nė varrezat masive nė Serbi si nė Batajnicė ( bazė ushtarake afėr Beogradit), Petrovo Sello dhe Peruēac nė pėrpjekje pėr ta mėshehur krimin monstruoz.



Kosova e vogėl prej 10.000 km u bė njė varrezė e madhe pėr shqiptarėt dhe qytetarėt e tjerė tė pėrkatėsive tė ndryshme etnike si pasojė e krimeve monstruoze tė forcave tė armatosura serbe tė bekuar nga Kisha Ortodokse Serbe pėr tė cilėn Ju keni konsideratė dhe e pėrkrahni! Kjo do tė duhej tė ishte e kundėrta e asaj qė keni mėsuar dhe qė e predikoni si “ njeri” i Zotit! Por nuk po e bėni!


Nė Kosovė forcat serbe nuk kanė bėrė dallime fetare! Ato si kriter tė vetmin e kanė pasur tė vrasin shqiptarė!



Ndėrkaq nė Bosnje ka qenė e theksuar urrejtja fetare dhe atje serbėt kanė dashur t’i vrasin tė gjithė myslimanėt apo balije si i kanė quajtur.



Kujtojeni gjenocidin nė Srebrenicė ku pėr njė javė nga forcat e armatosura serbe janė ekzekutuar mbi 8000 civilė boshnjak tė besimit islam.


Kėto janė fakte tė cilat nuk mund tė mohohen nga askush.



Tė gjitha kėto krime janė bėrė me bekimin e Kishės Ortodokse Serbe pėr tė cilėn Vatikani dhe zyrtarėt e tij po tregojnė aq kujdes madje e marrin edhe si arsye pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės.



Ēmendi hesapi! Tė deklarosh se Kosova ėshtė djep dhe qendėr e sllavizmit do tė thotė se ėshtė nė pyetje ose mosnjohje elementare e historisė ose paragjykim i qėllimshėm qė nuk pėrkon me mendjen e shėndoshė!


Nėse, me njė lehtėsi tė pabesueshme deklaroni se Kosova ėshtė djep i sllavizmit atėherė ėshtė ēėshtje teknike tė thuhet se: ”nė Kosovė po rrėnohen pėrmendoret e rėndėsishme historike, kulturore dhe fetare dhe se nė kėtė mėnyrė po zhduket historia prandaj nuk duhet tė lejohet dhe Vatikani angazhohet pėr ruajtjen e pėrmendoreve ortodokse, kishave dhe manastireve nė Kosovė dhe ėshtė shumė i shqetėsuar pėr shkak tė brutalitetit tė caktuar kulturor”.

As mė shumė e as mė pak se kėtė e ka thėnė i pėrndrituri Walter Casper, kardinal i Kishės Katolike nė Vatikan!


Tė parėt qė ėshtė dashur tė reagojnė kundėr kėtij mashtrimi ordiner mediatik janė zyrtarėt e Kishės Katolike nė Kosovė nė me krye me ipeshkvin e saj, por nuk e kanė bėrė kėtė!



Kisha Ortodokse Serbe nė Kosovė ka qenė vendi ku forcat serbe kanė marrė bekimin pėr krimet e tmerrshme qė i kanė bėrė nė Kosovė. Kjo kishė gjithashtu ka shėrbyer si depo e armatimit, para dhe gjatė luftės duke u shpėrndarė armatim tė shumtė civilėve serbė tė cilėt pastaj kanė ekzekutuar bashkėqytetarė tė tyre shqiptarė!


Nė kėtė kishė janė strehuar paramilitarėt dhe forcat e armatosura serbe si dhe shqiptarėt qė kanė qenė bashkėpunėtorė tė Serbisė! Kėto kisha gjatė luftės kanė qenė vendet ku nė mėnyrė drastike janė shkelur tė drejtat e njeriut. Sot kishat ortodokse serbe, me pakon e Ahtisaarit janė shpallur zona tė mbrojtura apo shtet mė i fuqishėm se vet shteti i Kosovės.


Pas vdekjes sė patrikut Pavle, kryepari i Kishės Ortodokse Serbe, pasardhėsi i tij ipeshkvi Irinej ka paraqitje edhe mė ekstreme sa i pėrket Kosovės dhe shqiptarėve. Ėshtė skajshmėrisht pėrjashtues! Nė kompleksin universitar qėndron e paprekur kisha ortodokse politike e kriminelit Milosheviq e cila moti i ka plotėsuar kushtet tė zhvendoset nga ai vend! Askush nuk ka guxim tė marr qėndrim pėr rrėnimin e saj! Ajo duhet tė rrėnohet sepse nuk e ka vendin aty! Nėse besimtarėt serbė kanė nevojė pėr njė objekt fetar ku do t’i pėrmbushin nevojat e tyre fetare atėherė duhet ta ndėrtojnė nė tjetėr vend por jo nė kompleksin universitar!


Gazimestani, si epiqendėr e promovimit dhe fuqizimit politik tė kriminelit Milosheviq sot ruhet nga Policia e Kosovės! Sa pėr informatė pėr z. Casper. Manastiri i Deēanit ua kufizon qytetarėve tė asaj ane lirinė e lėvizjes dhe tė drejtėn pėr shfrytėzimin e pronės private. Askush nuk guxon t’ua prishė tymin e duhanit! Shqiptarėt njihen pėr tolerancėn fetare madje nė shumė raste janė treguar qyqarė dhe nėnshtrues ndaj feve tjera.


Qytetarėt e besimit islam nė Kosovė pėrkatėsisht udhėheqėsit e tyre fetarė janė treguar oportunistė tė vėrtetė kur ėshtė dashur t’i mbrojnė interesat e besimtarėve tė tyre. Nga frika tė mos etiketohen si fundamentalistė islamikė dhe nga dėshira t’u pėlqejnė “miqve” ndėrkombėtarė!



Sot mund t’i shihni besimtarėt islamė duke i kryer ritet fetare nė rrugė, nė mungesė tė objekteve fetare. Nė shi dhe nė borė!


Asnjėherė Vatikani, Kisha Katolike nė Kosovė e lere mė Kisha Ortodokse Serbe nuk kanė reaguar pėr kėtė diskriminim flagrant qė u bėhet besimtarėve islam nė Kosovė!


Duket se ambalazhimit tė jashtėm dhe fetar po i mungon pėrmbajtja kryesore, njerėzorja! Prandaj, me pietet e kujtoj njeriun dhe atdhetarin e madh tė Kosovės, imzot Nikė Prelėn! Ai ishte dhe mbeti shembull se sė pari duhet tė jesh njeri i mirė pėr t’u bėrė fetar i mirė dhe se asnjėherė nuk mund tė bėhesh besimtar i mirė nėse nuk je njeri i mirė!

vazhdon-->
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė