Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-11, 19:25   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bajo dhe Ēerēiz Topulli

Vrasja e Bimbashit: "Bimbashi i pagoj tė gjitha"


Aksioni i pare qe beri jehone jo vetem ne Gjirokaster e perreth, por edhe pertej kufijve te ish Turqise ishte vrasja e bimbashit. Fjala bimbash ne turqisht do te thote, major. Halil Musa Beu ishte komandant i xhandarmerise ne Gjirokaster. Ai pas veprimeve te cercizit per te ndalur doren turko-greke ndaj patrioteve shqiptare kishte dhene urdher, qe te arrestohej cilido qe ndihmonte e strehonte komitet. Bimbashi kreu disa arrestime, mori masa shtrenguese ndaj popullsise ne prefekturen e Gjirokastres etj. Komiteti i Gjirokastres dhe Komiteti, Per Lirine e Shqiperise e denoi me vdekje Bimbashin. Per te marre masat e fundit, cercizi, u takua me vellain e madh, Kapon, i cili ju pergjigj: "Ne se vrisni ju te cetes, do ta vras une". Per te vrare bimbashin, u caktua Hajredin Tremishti dhe Asllani, por nuk munden. cercizi mblodhi ceten per te marre masa te tjera, te gjithe kerkonin te ishin protagoniste ne vrasjen e bimbashit, por, me aktivet u treguan Barjam Prongjia dhe Hito Lekdushi. Dy luftetaret e lirise u pergatiten per vrasjen dhe, u veshen si tregtar. Pas dy ditesh te qendrimit ne qytet. Me 25 shkurt (9 mars) ne oren 11:15 ne lagjen Hazmurat (sot mbi Drejtorine Arsimore, ne rrugen qe te shpie ne Qafen e Pazarit), me gjakftohtesine me te madhe, koburet e dy trimave te Laberise shtine mbi bimbashin dhe Lamcen (bodigardin gjirokastrit) qe tentoi te mbronte bimbashin. Bimbashi mbeti i vrare ndersa, Lamcen, Hitua e qelloi ne dore, per te mos vrare nje shqiptar, dhe per ta nxjerre jashte mundesie per te reaguar. ceta qe kishte zene pozicione rreth qytetit dhe ne bregun e Teqese se Baba Manes (Teqeja e Shtufit mbi universitetin E. cabej), i ndihmoi luftetaret te dilnin nga qyteti dhe zmbrapsi ushtaret qe ju vune mbrapa atentatoreve.


Esktrakt nga artikulli:
"100 vjet nga Lufta e harruar e Mashkullores
Beteja e famshme e cetes se cerciz dhe Bajo Topullit me turqit. Zeri qe kumbon per nje shekull: "cerciz Topulli me thone"
Dr. SHYQYRI HYSI

Huazuar nga faqja Shoqėria Bashkimi Shqiptar
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė