Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-11, 15:42   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Titulli: Vrima e zezė

Vrima e Zeze Supermasive

Vrimat e zeza Supermasive jane objekte me masa te cilat vleresohen ndermjet 1 milion dhe 1 miliard masa Diellore. Jane dalluar dy lloje vrimash te zeza, ato ''yjore'', me mase diellore (deri ne 20), dhe vrimat e zeza supermasive (SMBHs), me masa rreth 1 milion deri mbi 1 miliard masash Diellore. Sigurisht, vrimat e zeza nuk leshojne drite, keshtu qe ekzistenca e tyre tregohet nga metoda te ndryshme, nje prej te cilave eshte perdorur per zbulimin e eksoplaneteve - ku referohet levizja e objekteve te afert ne fushen gravitacionale. (Ashtu si levizja e yjeve qe tregojne exoplanetet).

Vrima e zeze supermasive me e afert eshte ne qender e galaktikes sone Rruga e Qumeshtit, (SgrA) e quajtur pas burimit te rrezatues ne konstelacionin Shigjetari. Ekipe te ndryshme te astronomesh kane vezhguar me vemendje te madhe pozicionet e yjeve te afert ne shenjen Shigjetari, pra ne qendren e galaktikes tone. Gjurmimet e orbites se yjeve rreth Vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone ata i bejne me infra te kuqe, per shkak se pluhuri mes nesh dhe Shenjes Shigjetari thith 31 madhesi te drites optike. Duke aplikuar ligjet e Keplerit, plus nje skice te Newtonit dhe inteligjencen e Ajnshtajnit, ne mund te vlersojme madhesine e vrimes supermasive ne qender te galaktikes tone.

Vrima e Zeze Supermasive mund te fitoje mase ne disa menyra, dhe menyra me spektakolare eshte kur plazma e nxehte pershkon nje grup te pasur galaktikash qe bien ne qendren gravitacionale te vrimes me te madhe. Plazma eshte e ngjeshur, e ndezur, dhe perfundon ne nje disk te jashtem shtese rreth Vrimes supermasive, dhe pastaj zhduket prej aty duke u terhequr brenda qendres dhe duke formuar disa trare energjie qe pershkojne galaktiken pertej. Kjo disqe shtese rreth vrimes supermasive jane pergjegjes per madheshtine dhe shkelqimin e kuazareve.



Event Horizon - Disku i jashtem ose Disku Shtese

Horizonti i nje vrime te zeze eshte kufiri ne mes pjeses se jashtme dhe pjeses se brendeshme. Horizonti i vrimes se zeze eshte sjellja e pershkruar nga zbatimi i ekuacioneve te teorise se Relativitetit te Pergjithshem nga Ajnshtajni. Po ta vereni me kujdes, horizonti i saj ka formen e nje sfere dhe siperfaqe 2 Dimensionale e cila rrin mbi nje top 3 Dimensional. Per shembull, nese ju bini lirisht ne nje vrime te zeze forcat extreme nuk do ju shqyejne, sepse ju nuk do te kuptoni fare kur te kaloni tek horizonti i saj.

Nese shikoni nga larg nje objekt qe bie brenda vrimes se zeze, ju do te shihni se objekti shkon afer dhe me afer, dhe drita behet e kuqe dhe me e kuqe, ose sic quhet ndryshe redshifted. Dhe kjo eshte perpjekja me e afert qe ne kemi bere per te testuar parashikimet e teorive te horizontit. Ne dekaden e ardhshme mund te behet i mundur studimi i horizontit te vrimes se zeze supermasive duke mare imazhe te Shenjes Shigjetari e cila ndodhet direkt ne drejtim te qendres se galaktikes tone.



Rrezja Schwarzschild

Nese e kompresojme Diellin poshte ne nje rreze prej 2,5 km, do tu krijonte nje vrime e zeze. Nga kompresimi i Tokes, rrezja do te ishte 0,9 cm. Kompresimi i nje mali te madh do te kishte nje rreze te barabarte me 1 nanometer. Kjo rreze eshte quajtur Radius Schwarzschild. Termi u emerua pas matematikanit Karl Schwarzschild, i cili ishte i pari qe zhvilloi formulen: Rs = 2 GM/c2. Ku, M eshte masa e trupit, G eshte konstantja universale e gravitetit, dhe c eshte shpejtesia e drites. Ju mund te perdorni kete formule per llogaritjen e Rrezes Schwarzschild tek ndonje objekt.

Dhe keshtu, nje objekt me i vogel se Rrezja Schwarzschild eshte njihet si nje vrime e zeze. Siperfaqja e nje vrime e zeze vepron si nje horizont, nje pike ne te cilen as vete drita nuk mund te shpetoje. Cfare ndodh ne te vertete me masen brenda Rrezes Schwarzschild eshte nje mister. Disa shkencetare besojne se dendeisa e mases do ta ndalonte vrimen e zeze qe tu kompresonte akoma me shume, ndersa disa te tjere besojne se vrima e zeze do te vazhdonte tu kompresonte poshte pergjithmon.



Rrezja Hawking

Rrezja Hawking tregon se kur njerezit vdesin nga uria, ata behen dobesohen dhe pastaj vdesin, qe do te thote se kur nje vrime e zeze nuk ushqehet me (gaz/pluhur), ajo dobesohet duke humbur masen dhe pastaj shperbehet, por ate e ben ne menyre shume spektakolare ne nje hov te rrezatimit Hawking. Te pakten kjo eshte menyra qe ne kuptojme sot, por teoria mund te jete dhe e gabuar.

Kozmologu, Astrofizikani, dhe Fizikani, ''Stephen Hawking'' ne vitin 1974, tregoi se vrimat e zeza duhet te emetojne rrezatim elektromagnetik me nje spekter te trupit te tyre, ky proces eshte quajtur avullimi i vrimes se zeze. Ky proces teorikisht funksionon keshtu: grimcat dhe antigrimcat prodhohen konstant dhe pastaj zhduken shume shpejt. Normalisht, ne nuk mund ti shohim kurre grimcat dhe antigrimcat e kesaj dukurie, por e dime egzistencen e tyre nepermjet efektit Casimir. Megjithate, nese nje pale e ketyre grimcave dhe antigrimcave virtuale dalin jashte prane egzistences se horizontit te vrimes se zeze, disa prej tyre mund te shpetojne dhe vrima e zeze ne kete menyre humbet mase. Kur keto grimca dalin larg nga horizonti i vrimes se zeze, athere referohen si rrezatimi i trupit te zi. Rezulton se sa me e vogel eshte vrima e zeze, aq me shpejt do ta humbase masen pershkak te Rrezatimit Hawking. Ne fund vrima e zeze shperbehet me nje shperthim te forte te rrezatimit gama, sepse kur ajo zvogelohet temperatura rritet ne extrem.

Ka shume mistere ne lidhje me vrimat e zeza dhe Rrezatimit Hawking, per shembull, avullimi i vrimes se zeze nepermjet Rrezatimit Hawking do te thote se informacioni i objektit eshte i humbur pergjithmone. Shkaku kryesor i ketyre mistereve eshte se mekanika kuantike dhe relativiteti i pergjithshem - dy teorite me te suksesshme ne fizike, nuk perputhen me njera tjetren, dhe ne nuk kemi eksperimente apo vezhgime qe te na ndihmojne per te zgjidhur kete mosperputhje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė