Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-06-13, 20:37   #78
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Nė shtrat me armikun!

Serbėt e Kosovės martohen me shqiptare: Zoti na bekoi!






Publikuar, 07/06/2013



Tė rinjtė nga komuna e Rahovecit kanė pasur probleme me martesa, nė veēanti pas vitit 1999. Vajzat kanė ikur nė Serbi, ndėrsa meshkujt nuk janė martuar madje deri nė moshėn 50 vjeē. Duket se ėshtė gjetur njė zgjidhje, shkruan DeutscheWelle.

“Quhem Trėndafile Kishi, nga rrethi i Krujės, nė Shqipėrinė Qendrore. Nė Hoēė tė Madhe jam martuar me Sllavisha Pavllovicin dhe para gjashtė muajsh na ka lindur djali Nebojsha. Jam shumė e kėnaqur me jetėn time kėtu. Vjehrra mė ka pritur shumė mirė, ndėrsa me burrin kuptohem mirė edhe pse ai nuk di shumė shqip e unė di pak serbisht.”

Kėshtu flet kjo grua e re e cila ka ardhur nga Shqipėria nė Kosovė dhe ėshtė martuar me njė serb. Martesat me femra nga Shqipėria nuk janė tė rralla, sepse ajo ėshtė vetėm njė nga dhjetė shqiptaret e Shqipėrisė, tė cilat sė fundi janė martuar kėtu me serbė tė komunės sė Rahovecit. Djalin e saj tė vogėl nė krah, pėrpiqet ta qetėsojė duke i folur nė gjuhėn serbe.

Vjehrra e saj Zhivana nuk e fsheh kėnaqėsinė me martesėn e djalit tė saj, sepse ai kėto ditė i ka mbushur 40 vjet. Pėr tė renė 26 vjeēare thotė: “Zoti mė ka uruar me kėtė tė re(nuse). Ajo mė respekton, mė pyet nėse jam mirė dhe nėse mė duhet diēka. Vajzat tona me siguri qė nuk do t’mė pyesnin. Njė herė kam qenė edhe nė Shqipėri dhe ata njerėz mė kanė lėnė pėrshtypjen e njerėzve shumė tė mirė. Nuk mund ta marrėsh me mend sa tė mirė janė. Jam shumė e kėnaqur. Mė ka lindur edhe njė nip, tė cilit ia kam vėnė emrin e djalit, Nebojsha, tė vrarė nė vitin 1999. Kėtu ka mjaft gra shqiptare tė ardhura nga Shqipėria, por kjo e jona ėshtė mė e mira“, thotė Zhivana.

Tė gjitha gratė nga Hoqa e Madhe, pra edhe ato qė kanė ardhur kėtu nga Shqipėria, shkojnė pėr ti lindur fėmijėt nė Serbi. Por Trėndafilja ma lindi kėtu nė spitalin e Rahovecit. “Mė kanė pritur shumė mirė. Ne nuk i paguajmė kontrollet pėr fėmijė dhe shpresojmė se do tė jetojnė mirė.“

Sllavisha Pavllovic shpjegon se si e ka njohur gruan e tij nė Shqipėri: “Sa i pėrket njohjes, mua mė ka njoftuar me tė ndrikulla jonė, po ashtu nga Shqipėria. E kemi pėlqyer njėri-tjetrin dhe kemi rėnė dakord. Kam pritur njė javė dhe mė pas i kam blerė njė unazė, njė orė… por nuk kam paguar asgjė pėr martesė, si disa tė tjerė tė cilėt pėrmes agjencive kanė paguar nga 500 apo 1000 euro. Unė s’kam dhėnė asnjė cent.”

Sllavisha thotė se ėshtė tepėr i lumtur. Ka pritur gjatė pėr martesė por tani ėshtė shumė i lumtur. “Tani pėr tani gjendja ėshtė super. Sinqerisht, kėto gra janė shumė tė vyeshme dhe tė ndershme. Ato t’i respektojnė edhe prindėrit, fėmijėt, janė tė pastėrta. S’ka shansa qė ajo tė shkojė diku pa tė pyetur. Janė shumė tė ndershme“, pohon Sllavisha per DetscheWelle.

Burrat e martuar me shqiptare nga Shqipėria nė kėtė fshat janė shumė tė kėnaqur. Hoēa ka 500 banorė, shumė prej tyre tė pamartuar. Vajzat zakonisht martohen me ndonjė jashtė Rahovecit, ndėrsa burrat gjenden para njė problemi tė pazgjidhshėm. Ndaj Sllavisha sugjeron: “Ata duhet tė martohen me femra nga Shqipėria. Ēka na mungon neve? Djali po mė rritet. Ndryshe me siguri qė ende do tė isha i pamartuar.”
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė