Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-01-14, 16:36   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Ejupi: Kosova nuk pėrfiton nga ndeshjet miqėsore



Presidenti i klubit tė mė tė trofeshėm nė futbollin kosovar, FC Prishtina, Remzi Ejupi, ėshtė i bindur se leja pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore nuk do t’i sjellė asnjė tė mirė Kosovės. Ejupi mbetet i vendosur se zgjidhje e vetme pėr futbollin e Kosovės ėshtė njohja e plotė nga UEFA dhe FIFA, qė do tė hapte rrugėn e zhvillimit tė tij.


“Ky vendim nuk ėshtė asgjė tjetėr pėrveē humbje kohe dhe do tė na kushtojė shumė, pasi qė duhet tė presim edhe disa vite nė kėrkim tė njohjes sė plotė”, tha Ejupi, duke komentuar vendimin qė pritet tė marrė FIFA pėr t’i lejuar ekipit pėrfaqėsues tė Kosovės zhvillimin e ndeshjeve miqėsore. “Puna e kėtyre ndeshje ėshtė njė hap para tri prapa, siē ishte qė nga koha e pavarėsimit e futbollit qė nga viti 1991 e deri mė sot.

Kjo nuk do tė ndryshoj asgjė nė futbollin tonė, i cili ka shumė probleme qė duan zgjidhje. Qe 23 vite nuk ka pasur ndonjė progres tė theksuar dhe do tė vazhdojė njėsoj, pasi qė mungon strategjia e veprimit”, shtoi presidenti Ejupi. Sipas numrit njė tė ekipit bardhekaltėr leja nuk do tė sjellė asnjė tė mirė qė ėshtė pritur, transmeton Telegrafi.

“E zhvillojmė njė ndeshje miqėsore, por ēfarė pastaj. Si do t’i zhvillojmė ndeshjet e tjera, kur dihet se pėr organizimin e tyre duhet tė kemi infrastrukturėn e duhur, e qė nuk e kemi, por edhe shumė para, pasi qė siē dihet se nėse do tė sjellėsh ndonjė kombėtare tė fortė, siē po pretendohet, kushton shumė”. Njė ēėshtje tjetėr ėshtė edhe ajo se me ēfarė lojtarė do tė luajė ekipi pėrfaqėsues.

“Vazhdimisht po flitet se do tė vijnė tė luajnė kėta e ata lojtarė pėr Kosovėn. Unė nuk e di se sa ia vlen qė lojtarėt e kalibrit tė lartė qė kemi do tė vijnė pėr tė luajtur nė ndeshje tė tilla miqėsore, tė cilat do tė luhen me fusnota apo edhe me simbole e pa simbole. Unė dyshoj se lojtarėt si Xhaka, Behrami e tė tjerėt do tė vijnė dhe tė luajnė pėr Kosovėn nė ndeshje miqėsore, pasi do tė rrezikonin shumė karrierėn e tyre. Pėr kėtė arsye po them se zgjedhja e vetme dhe e duhur ėshtė pranimi i plotė”, tha nė vazhdim Ejupi.

Presidenti i Prishtinės edhe njė herė ka pėrsėritur se e gjithė kjo po bėhet pėr qėllime personale tė dikujt. “Kjo mund t’i konvenojė vetėm disa personave tė caktuar, qė Kosova tė luajė ndeshje miqėsore dhe ata qė tė pėrfitojnė nga kjo duke i kurdisur ato dhe jo pėr tė mirėn e futbollit kosovar”, tha Ejupi duke shtuar:“nė kėtė proces ka munguar politika, ka munguar angazhimi i institucioneve politike, duke e ditur se ēėshtja e futbollit kosovar ėshtė politike”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė