Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-05-08, 16:05   #11
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Komente:Pavarsia e Kosoves



KOSOVA U BA. TASHTI DUHET ME I BA KOSOVARET
Nga Migjen Kelmendi
Feb 26, 2008, 21:10


Nė ato momente gėzimi e euforie shkaktue njaj ngjarje historike – Pamvarėsimit tė Kosovės – me 17 Fror, tue i ndjek momentet emocionante nė Kuvendin e Kosovės kur lexohet Deklarata e Pamvarėsisė dhe shpallet Flamuri i Kosovės, e para gja qė mė shkoi nė mend, njashtu heshtun, ishte Faik Konica.
Asobote, Konica, i gėzuem se Shqipnia arriti me e shpall pamvarėsinė dhe me u ba shtet, konstatoi:
“Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt”.
Njisoj isha i kapluem kėsaj ndjesie, kur i shifsha kuvendarėt ēue n’kambė n’Kuvend, tuj aplaudue momentin historik.
Njimend, Kosova u ba, mendova. Por tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Asht frapante kjo parabolė qė lidh dy momente historike pėr shqiptarėt nė Ballkan. Lindjen e dy shteteve nė fillimet e dy shekujve dhe ballafaqimi me dy sfidat e mėdha tė dy shekujve: formimin e Shtetit Komb nė fillim tė shekullit XX, dhe formimin e Shtetit Shumkombėsh nė fillim tė shekullit XXI.
Po kush ishin ata njerėz n’Vlorėn e fillimi tė shekullit qė po gėzoheshin? A nuk ishin Shqiptarė? Pse Konica ishte i bindun se Shqiptarėt henez duhet me i ba?
Dhe, kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin n’Kuvend, n’Prishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt?
Pse jam i bindun posi Konica me Shqiptarėt, se Kosovarėt henez duhet me i ba?
Shqipnia, qė lindi nga proceset e shkatėrrimit tė perandorive tė mėdha tė kohės si Perandoria Otomane dhe ajo Habsburgiane, ishte e popullueme me njerėz qė modelet e identifikimit parėsor nuk i gjeneronin nga etnia e pėrkatėsia kombėtare. Ata sė pari ishin muslimanė, katolikė, ortodokosė, beglerė, ushtarakė, shtetas turk, turqisht-folės, greqisht-folės, dhe vetėm diku nė fund, shqiptarė. Qė kėtej ai konstatim i Konicės: Shqipnia u ba. Tashti duhet me i ba Shqiptarėt. Me i ba koshientė pėr Kombin, pėr Kombin si pėrkatėsi parėsore identifikimi. Me i ba shqiptarėt etnocentrikė. Koshientė pėr etninė si esencėn e atij identiteti shqiptar qė duhej krijue. Etnia si lidhja ma e fuqishme organike e asaj qė ka me u quejt “Shqiptar”. Pėr Gjuhėn Shqipe qė ishte i vetmi argument i tyne se janė Shqiptarė. Klithma e Konicės ishte se ne ma s’pari jemi shqiptarė dhe vetėm mandej muslimanė, katolikė, turqisht-folės, e gjithēka tjetėr. Qė kėtej ajo klithma e Vaso Pashės…Feja e shqiptarit asht shqiptaria…Shqipnia u ba. Tashti duhet me e ba Shqiptarin. Me e ba prej vjershave si tė Naimit, prej epeve si ato tė Fishtės, prej idealizimit tė Gjuhės sė Bukur Shqipe dhe peisazhit shqiptar, prej pragmatizmit si ai i Mbretiti Zog….
Shqipnia u ba. Dhe dikur u banė edhe Shqiptarėt. Dhe poenta kryesore, qė kam frikė se diku na humbi rrugės, ishte se – Kombi po u bajka! Po u konstruktojka! Po u inventojka!
Mirėpo, le tė shkėputemi nga fillimi i shekullit XX dhe tė vijmė sot, nė fillim tė shekullit XXI.
Kush ishin kėta njerėz qė po aplaudonin n’Kuvend, n’Prishtinė, nė fillim tė shekullit XXI, shpalljen e pamvarėsisė sė Kosovės? A nuk ishin Kosovarė? Kush janė Kosovarėt? Pse Kosovarėt henez duhet me i ba?
Sfida kryesore e shekullit XXI, nuk asht Shteti-Komb, por Shteti Shumkombėsh apo si u ba i njoftun nė Kosovė me ardhjen e ndėrkombėtarėve, Shteti Multietnik, i ndėrtuem mbi Vlerat si respekti pėr tė drejtat njerėzore, multietnia, multikulturaliteti, barazia gjinore, liria, demokracia, shteti ligjor…Nė letrėn e tij presidenti i SHBA Bush pėrshėndeti shtetin e ri Kosova, tė cilin e cilėsoi si - Shtet Multietnik.
Nė Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės asht edhe fjalia:
“Ne shpallim Kosovėn njė republikė demokratike, laike dhe multietnike, tė udhėhequr nga parimet e jodiskriminimit dhe mbrojtjes sė barabartė sipas ligjit….”
Kosova u ba. Tashti duhet me i ba Kosovarėt.
Po kush na qenkan Kosovarėt?
Gjegja ma e shpejtė dhe me e lehtė asht – shtetasit e kėtij shteti tė sapolindun. Por gjegja e zorshme asht ajo qė flet pėr partikularitetet kulturore e identitare tė kėtyne shtetasve tė kėtij shteti tė ri.
Nuk po due me u zgjatė, se po m’duket se po pėrsėritem. Po sjelli nė vazhdim nji kontribut temin nga sympoziumi “Identiteti Europian i Kosovės”, si nji gjegje e mundshme se - Kush janė Kosovarėt?
Une deshta vetėm me e ba nji parabolė mes dy shejave kohore kruciale pėr shqiptarėt, kur ata nuk ishin vetėm gėzue, po edhe hutue. Njihere me Shqiptarin, e mandej me Kosovarin!
A asht fjala “KOSOVAR” fjalė tjetėr pėr fjalėn “EUROPIAN”
PĖR NJI EUROPĖ VLERASH
Kur e artikuluem pyetjen dhe i krijuem hapsinė brenda numrit tė parė tė nji produkti tė ri medial asokohe n’Kosovė – Gazeta JAVA (ishte 1 Dhetori i vitit 2001), ne nė redaksinė e gazetės “Java” ishim plotėsisht koshientė se po e hapnim debatin pėr nji temė tabu dhe asnjihere tė folun e tė debatueme n’Kosovė, dhe pėrgjithėsisht nė shoqninė shqiptare – mundėsinė e paraqitjes sė moduseve supra-etnike t’identifikimit n’Kosovėn post-NATO.
I kishim shtu gazetės nji suplement tė tanė, ku pėr 20 numra me radhė u zhvillue nji debat me diku 30 kontribute rreth pyetjes artikulue:
I kishim shtu gazetės nji suplement tė tanė, ku pėr 20 numra me radhė u zhvillue nji debat me diku 30 kontribute rreth pyetjes artikulue:
KUSH ASHT KOSOVARI?
Nė frontespic kishim shtue:
Kosova s’asht Hinterland. Tokė e Askujt. Kosova i ka kufijtė e saj. Kosova s’asht pa njerėz, Kosova i ka njerėzit e saj. Dhe, ata s’janė vetėm shqiptarė. Kosova s’asht pa histori, Kosova e ka historinė e saj. Kosova s’asht pa kryeqytet, Kosova e ka kryeqytetin e saj. Kosova s’asht pa idenė e shtetėsisė dhe Kosova asht tue e ndėrtue shtetin e saj. Por, kush janė shtetasit e kėsaj Kosove? Kush asht “Kosovari”? A egziston “Identiteti Kosovar”? N’edicionin ma tė ri e t’pasunuem me fjalė tė reja tė fjalorit t’Oxfordit u shtue nji fjalė e re: “kosovar”. Po a ia kemi shtue na fjalėn “kosovar” fjalorėve tanė?
Ky debat, qė kryesisht u zhvillue mbrenda periudhės kohore 2001-2002, dhe tek-tuk edhe nėpėr numrat tjerė tė gazetės deri nė vitin 2005, po kėte vit, n’Dhetor 2005, u pėrmbledh edhe nė formėn e librit, n’Shqip e n’Anglisht, me po tė njajtin titull – “Kush Asht Kosovari?”

vazhdim....


Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 06-05-08 nė 20:09
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė