Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-12-11, 09:21   #33
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Dikush i paska mare edhe tokat e QKUK me thase

– Ēėshtja e uzurpimit tė sė paku gjashtė hektarėve tokė me vlera disamilionėshe, pronė e spitalit mė tė madh nė vend - Qendrės Klinike Universitare tė Kosovės (QKUK), qe gati dy vjet, prejse ėshtė ngritur publikisht, nuk ka lėvizur as pėr njė hap tė vetėm drejt zgjidhjes.

Drejtues tė QKUK-sė dhe ata tė Komunės sė Prishtinės po ia hedhin fajin njėri-tjetrit nė lidhje me atė se kush ėshtė kompetent tė verifikojė nėse prona e kėtij institucioni ėshtė uzurpuar ose jo, duke bėrė qė asnjėra tė mos merret me kėtė punė.

Ndėrsa Prokuroria e Shtetit dhe Parlamenti as nuk e kanė vėnė nė rend dite kėtė problem. E krejt kjo “pasqyrė” pėr pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile “ėshtė argument qė tregon se sa i pafuqishėm ėshtė shteti pėrballė grupeve mafioze tė interesit, qė kanė uzurpuar prona publike, e tė cilat janė tė lidhura edhe me vetė shtetin”.

Burime tė informuara mirė tė “Kohės Ditore” brenda Ministrisė sė Shėndetėsisė, duke folur me kusht anonimiteti, kanė deklaruar se dihen mirė me emėr e me mbiemėr se kush janė uzurpatorėt e kėtyre pronave tė QKUK-sė. Sipas tij, “qė tė gjithė janė ish-komandantėt e luftės, disa nga tė cilėt madje janė shumė aktualė me poste tė larta nė politikė”. Por kėto akuza dhe dyshime askush nuk po merr mundin t’i verifikojė edhe zyrtarisht.

Ministri i Shėndetėsisė, Ferid Agani, ka saktėsuar se ēėshtja e pronave e hapur vitin e kaluar ka mbetur nė stadin e pritjes sė kadastrės komunale tė Prishtinės.

Ai ka pohuar se ėshtė nė dijeni qė kėrkesa i ėshtė drejtuar Komunės pėr kėtė, por nuk ka pėrgjigje konkrete.

“Ndoshta ėshtė problem edhe mungesa e origjinaleve tė kadastrės, edhe ajo ndoshta po e komplikon punėn, por unė nuk kam pėrgjigje tė qartė”, ėshtė shprehur ai.

Edhe drejtori ekzekutiv i QKUK-sė, Nijazi Gashi, ka thėnė se gjashtė hektarėt e “pėrbirė” tė institucionit qė ai drejton janė pjesė e agjendės sė tij tė punės, por ka shtuar se pret nga Komuna e Prishtinės qė tė definojė tokėn e QKUK-sė, ngase, sipas tij, kėrkesa ekziston qė mė herėt.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 19-12-11 nė 09:21
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė