Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-10-11, 18:44   #11
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Divorci dhe femijet???

Dikur ka qen e jashteligshme (bashkejetesa) martesa eshte pasoje e nje ligji qe ka preadhje te lasht tek njerzimi,ndersa tek shqiptaret pse ka divorce cdonjeri nga ju e di,jan ende gadi 70% te gjenerates se kaluar te martuar pa deshiren e tyre apo te frymzuar per tu martuar pa qen te pergaditun,vajza e pashkolle e ka ditun shume heret ate e pret nje martes ,sepse ne shtepin e babes ska qka qendron gjat,e papunsuar dhe vedisuar ka pas te vetmen zgjedhje te pretnje (DUDUK) cfardoqofte dhe te martohet.
Ja pse lindin dhe femijet sepse ne fillim te nje martese,te cilelt qiftet njifen shum pak ndodhe dhe krijimi i nje familje:TEK SHQIPTARET DUHET ME BA FMIJE.Kush jan ata qe kan kujdes nga shtazanija,ne diten e pare te marteses ju flitet qiftit per femije,pa njohur njeri tjetrin dhe ato qka pesojne ne nje jete bashkeshortore,tjetri problem eshte shtypja e vajzes (ne shumicen e rastev),,,Ku ate dite qe ka dal nga shtepija e babes i eshte then:KY A ZOTI YTE,ka te drejte te sudnoje,dhe per cikrrime ske qka ankohesh apo kthehesh tek ne,ose msyja naj ure ku e gjen ma ngat,ket e din shume meshkuje shqiptar dhe shfrytzojne deri ne maksimum presionin ndaj femres.Po Fatmiresisht femra sot eshte vedisu,ka pune ka dhe sgjedhje tjeter pos dhunes psiqike apo fikzike,andaj sot ndodhe qe ajo femer thote STOP!
Njerzit flasin per Divorcin sepse nuk jan konfrontu asnjeher em ket dhembje,me ket sfid ,flasin dhe paragjykojne nga larg nga ajo qka dijn nga i treti,ku dihet per tu ber keq duhen dy me qen,por ne rastet shqiptare dihet se meshkujt jan shume here pergjegjes per shkatrrimin e nje familje,dhe ne anen tjeter femra mbetet fajtore...
Dhe kure behet fjal per femijet,femijet ne nje ndarje ne ditet e sotme vetem sa perfitojne,nese ndarja ska qen em tragjedi dhe drama dhe ka qen me marreveshje te dy paleve,femijte perfitojne kujdesin me te madh nga nena,dhe ne anen tjeter babai jep cdo kohe te lire duke u ofru femijve cdo argetim.
Njerzit ngushllojne veten nese rrisin femijte bashk,po si lidh ne fakt asgje,njerzit paragjykojne dhe shofin zi Dirvorcet dhe ne fakt femijte perjetojne edhe ne nje familje te bashkuar drama ,tragjedi,dhune .Dhe per fund sado te mire te jemi me fmijet cdo prind ben gabime,cdo prind do ket herdukurdo perballje me fmijen e vet dhe do degjoi nje dite qe nuk ka ber gjithqka mire,dhe cdo femije do uronte te jen prinderit e lumtur,ku ska dashuri mirkuptim dhe behet jeta ferr Divorci a vetmja sgjedhje,ka qindra prind qe kan drejtu gishtat femijve dhe shume NENA SHQIPTARE qe kan then:PO mos tishit kan ju fmija mije me ket idijot se kisha jetu tan ket jete,A MENDONI SI NDIHEN KTA FMIJE?Jma e sigurte ka shume nga ata qe lexojne ket shkrim qe kan degju kto fjal.Me keq se nje fmnije qe mesone qe nga fillimi jetes tij,une jam i rendesishem,jeten qe jetoi e dua,dhe askush nuk ka te drejt te me izoloje me dhune,pos me miresi dhe dashuri.
99% e shqiptareve jan rrit me prind po as 70 % te tyne ne kohen e sotme jan me trauma,jan kjo perqindje qe ne msheftesi do tregonin sa ju ka mungu dashuria,pra divorci dhe ndarja e prinderve nuk eshte ferr,ferr eshte te degjoi nje fmije cdo dite shamje rrehje dhe perbyzje ne mes prinderve,tmerr a me shku shoqeria e fmijes tek fmija e mi than babi e mami yte kan afere i pam me filan fistekin atje,tmerr eshte me degju fmija nga nena ne njeren ane shamje ne emer te babes,dhe e kunderta,tmerr a me jetu ne dhune,dhe me tmerrshme eshte dhuna psiqike,po nje gje me tmerrone me shume,njerzit tjeter qka mendojne dhe tjeter qka shprehin.Ne te vertet jan permbi 50% e qiftev qe mbas disa vjetve martes do uronin ndarjen,po interesat dhe friga eshte aq e madhe saqe njerzit vazhdojne te shkatrrojne veten partnerin dhe femijte e tyre dhe jetojne te bindur qe jan familje e persosur,dhe per nje familje te persosur nuk mjaftone nje portret per te tjeret ,per familje te lumtur mjaftone dashuria e prinderve qofte qe bashkuar apo te ndar,dashuria eshte ajo qka i lidh e jo nje foto per sy e faqe te tjerve.....
PS.kam rats te vertet ku nje femer perdikojke per moral dhe kunder divorcit,dhe mbas 25 vjetve martes kure e njohu burrin e saj dhe aferet e tij vendosi ta braktis,pra jo femijte po ajo vetem ishte gjyshe,dhe sote jetone me te dashurin e saj ,kshtuqe do shkruajm me gjat ne dardani e shofim si do qendron mendimi i disave mbas 10-15 vitev....
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė