Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-06-05, 21:45   #21
Drena
 
Anėtarėsuar: 10-05-04
Postime: 3
Drena e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Odise
Drena shkroi:
I pabesi nuk ia ka askujt besen.

***fakt i dijtur. Te pabesin e te pabesen, nuk mund ta prejsh ne bese, ngase ai/ajo e ka pabesine ne mendje shpirt. Besniku prehet ne Bese!

Kur lidhen dy veta me Bese, i pabesi tradheton, e besniku kurre!
Per ate eshte thirrja e pare: besnik banu
ndersa thirrja e dyte eshte : bese mos i ze kujt (ne fshehtesite madhore)

Pikerisht, kjo tregon kjarte se eshte rrallua Besa!

shembuj: i tregoj mikut ne bese, e miku e tradhetoi -
e preu n'bese!
E lidhi besen me jete, e burri/gruaja e tradhetoi
e preu n'bese!
Ia tregoi shokut te luftes nje fshehtesi, e shoku e tradhetoi -
e futi n'burg, e preu n'bese, ia humbi kryet!

Vetem nga Premja n'Bese, u vrane sa e sa shqiptare
qe edhe per keto 6 vite te pasluftes jemi deshmitare!

Besnik e zen bese, e hyn n'hekura, e hyn n'Dhe!??

Kuptimi i kesaj fjale te urte, nuk eshte mos i beso askujt - por MOS I ZE BESE, mos ia trego fshehtesite tuaja, se te demton, te tradheton!

Fjalet BESE E BESIM nuk jane te njejta, ti mund te besosh ne ate qe don, din e mundesh, besim fetar etj., por fjala BESE eshte kuptimi i lidhjes se ngushte, interne, BESATIM, kur ia jep doren e lidhesh BESA-BESE. Fjala BESA eshte kod i zakonit shqiptar BESA E ZOTIT nuk thehet, kur E JEP APO E MERR! Ky eshte kuptim shume i thelle. Merre idene e temen e vepres se Sami Frasherit BESA, aty eshte fshehtesia e Beses Shqiptare!

Me Besa-Bese lidhet Kombi e shpeton atdheun! Kombi Besnik! Besnik banu! e armiq e te pabese, nuk ka bese!

Njerezit e cdo kombi besojne, bile edhe ma shume, por ne cfare besojne se? Kur i tha shqiptari edhe te panjohurit - Je n'bese Time - ai dha jeten per Bese!

Megjithate, fjala - besa, ne kuptimin esencial, nuk mund te perkthehet ne asnje gjuhe. Besa, Nderi e Bujaria, ishin tri armet e shqiptarit ne lufte me mbijetua derisot edhe kur nuk kishte asnje shkolle edhe kur u zhbij e gjith historiografia shqiptare.

Qellimi eshte: si te kthehet perseri Besa Shqiptare!

Sa ta mbashe sekretin, je zot i tij
posa ta tregosh, behesh rob i tij!

zot e rob
Kthehet besa shqiptare nga kushtrimi i juaj "Besnik banu e bes mos zin" :roll:
Drena Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė