Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-09-07, 17:08   #13
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vazhdim

Ishte mbret i bukurisė,
si dielli epte dritė…,
… kish tė gjitha mirėsitė
dhe tė tėrė urtėsinė,
njerėzin' e dituritė
dhe fuqin' e trimėrinė.
Naimi e paraqet Skėnderbeun me tiparet e njė heroi legjendar, tė luftėtarit kreshnik dhe tė atdhetarit tė flaktė, qė mbi gjithēka vė atdheun, edhe mbi interesin e tij.
Nė poemė e gjejmė Skėnderbeun njė udhėheqės me aftėsi tė rralla, qė diti tė bashkonte tė gjithė shqiptarėt rreth idealit tė madh tė lirisė. Ai ėshtė organizator dhe strateg i madh nė luftė, po aq sa ėshtė edhe luftėtar qė bie "si rrufč" mbi armiqtė dhe i shpartallon. Si prijės i urtė popullor ai ėshtė simbol i lirisė, i traditave heroike tė popullit, i idealeve shoqėrore e demokratike qė i kishte vetė poeti. Skėnderbeu paraqitet me njė botė tepėr humane. Ėshtė i dashur e i thjeshtė me njerėzit, ka njė mall pėrvėlues pėr atdheun kur jeton larg tij, qan me lot tė hidhur kur merr vesh vdekjen e njerėzve tė afėrt dhe tė zezat qė e gjetėn Shqipėrinė. Nė ēdo ēast ėshtė njerėzor e fisnik.
Figura e Skėnderbeut ėshtė e pashkėputur nga epoka e tij. Ėshtė e natyrshme qė kėtė epokė Naimi ta paraqitė tė idealizuar, duke ia kundėrvėnė gjėndjes sė Shqipėrisė sė robėruar e tė prapambetur tė kohės sė vet. Koha e Skėnderbeut pėrmblidhte gjithė "mirėsitė" e "begatitė" atėherė mbretėronte urtėsia, paqja, kamja, nderi, shpresa.
Paraqitja e idealizuar e sė kaluarės kishte njė funksion tė caktuar. Duke ballafaquar dy epokat, Naimi thekson se pushteti osman e ndėrpreu proēesin e zhvillimit e tė qytetėrimit tė Shqipėrisė, e hodhi kėtė nė errėsirė. Pra, pushtimi osman duhej shporrur sa mė parė dhe epoka e lavdishme e Skėnderbeut duhej pėrtėrirė.
Naimi evokon shpirtin heroik e liridashės tė shqiptarėve, traditat e tyre tė bashkimit, evokon epokėn dhe Skėnderbeun vetėm e vetėm qė
T'i ap dritė Shqipėrisė
Nga shpirt' i ndritshėm i tija,
pra, duke na i paraqitur ato si njė model tė pėrsosur, ti frymėzonte bashkatdhetarėt pėr ta ēliruar e qytetėruar atdheun e tyre si dikur. Si demokrat Naimi e paraqet popullin si njė forcė tė gjallė qė i udhėhequr nga njė hero si Skėnderbeu, korr fitore dhe tregon heroizėm e patriotizėm tė pashoq.
Njė ide e rėndėsishme e poemės, tepėr aktuale nė fund tė shekullit XIX, ishte ajo se liria fitohet vetėm me anė tė luftės sė armatosur. Gjithė poema e sintetizon kėtė ide, por me njė patos tė veēantė spikat ajo nė fjalėt e Kamanit:
Kurrė s'trembet Shqipėria,
nukė vdiq, po ėshtė e gjallė
tjetėr pėrgjigjje Turqia
nukė do, pėrveē me pallė.
Fjala e Kamanit nė kuvendin e burrave tė mbledhur nga Gjon Kastrioti, ėshtė himn pėr trimėrinė dhe lirinė, ajo tingėllonte si thirrje pėr tė rrokur armėt:
Trimėria, trimėria
mban lirin' e mėmėdhenė!
Kamani nuk ėshtė person historik, por figurė e krijuar nga poeti me shumė dashuri e mjeshtėri. Ai tipizon shqiptarin trim, tė vendosur pėr tė mbrojtur lirinė dhe nderin e atdheut, tė gatshėm tė japė edhe jetėn.
Nė poemė ka dhe shumė personazhe tė tjera, portrete tė njerėzve tė afėrt dhe tė bashkėluftėtarėve tė Skėnderbeut, si dhe tė armiqve osmanė. Kėta tė fundit, sidomos sulltanėt, jepen me tipare krejt tė kundėrta me ato tė Skėnderbeut dhe tė shqiptarėve.
"Historia e Skėnderbeut" u bė njė nga veprat mė tė dashura gjatė Rilindjes, se u pėrgjigjej aspiratave liridashėse qė vlonin nė popull. Ajo themeloi nė letėrsinė tonė traditėn e poezisė epike.
Poema ka shumė vlera artistike tė qėndrueshme. Ajo tė rrėmben me gjerėsinė e rrėfimit, me gjallėrinė e vizatimit tė shumė skenave. Tė tilla janė ato tė kuvendeve, tė veprimtarisė sė gjithanshme tė Skėnderbeut, tė betejave, ndonėse, ndonjėherė, bie nė pėrsėritje situatash. Herė-herė gjejmė tabllo me dramacitet tė theksuar. E tillė ėshtė ajo nė kėngėn e V, qė fillon me vargjet:
Krujė, o qytet i bekuar,
prite, prite Skėnderbenė!…
Nė poemė hasim herė-herė, portretizime tė goditura tė personazheve, siē ėshtė sidomos ai i Kamanit njė pasuri figurash stilistike, si epitete, krahasime, similituda etj.
Gjuha e veprės ėshtė afėr gjuhės sė popullit, me mjete tė shumta shprehėse, e pastruar nga fjalėt e huaja dhe me mjaft fjalė tė krijuara nga vetė poeti. Shprehjet frazeologjike, me mjaft ngarkesė emocionale, gjenden dendur nė poemė.
"Historia e Skėnderbeut" mbetet njė nga veprat mė tė rėndėsishme tė Naimit. Me tė u mėkuan dhe u rritėn breza tė tėrė atdhetarėsh e luftėtarėsh.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė