Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-08-07, 00:53   #3
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Arkeologu dhe politikani Neritan Ceka vlerėson se pas nismės nuk ka prapaskena politike

Ceka: Reforma nė shkencė? Berisha u keqkuptua

Intervista/ Kreu i PAD-sė mendon se do tė jetė shumė e vėshtirė rishkrimi i historisė


Presidenti i Partisė Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, njėkohėsisht njėri nga personalitetet e arkeologjisė shqiptare, vlerėson se nuk ka asnjė prapaskenė politike pas reformės nė kėrkimin shkencor. Nė njė intervistė pėr "Shqip" ai sqaron se deklarata e Kryeministrit ėshtė keqkuptuar dhe bėn me faj stafin ndihmės tė kreut tė ekzekutivit.

Zoti Ceka, si e vlerėsoni deklaratėn e fundit tė Kryeministrit Berisha pėr reformėn nė kėrkimin shkencor, ēka nėnkuptonte edhe rishkrimin e historisė?

Besoj se ka pasur njė lloj keqkuptimi tė asaj ēka tha Kryeministri. Nė njė sistem demokratik nuk mund tė ndodhė diēka e tillė. Imagjinoni sikur kėtė deklaratė ta bėnte Kryeministri i Francės ose i Gjermanisė. Kėto, pėr mendimin tim, janė gjėra pa precedent. Duhet parė nė rastin konkret qė ėshtė njė reformė nė kuadrin e Akademisė, ku studimet albanologjike kalojnė nė njė qendėr tė kėrkimeve universitare nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės, por duke ruajtur tė gjithė statusin akademik, autonominė e institutit. Kjo presupozon qė ky ėshtė njė organizėm autonom dhe i pavarur nė veprimtarinė e tij nga qeveria dhe politika nė pėrgjithėsi. Njėsoj siē ėshtė Universiteti dhe Akademia e Shkencave. Sė dyti, dua tė them se historia qė ne kemi sot nuk ėshtė njė histori zyrtare dhe e standardizuar, siē ishte nė kohėn e komunizmit. Atėherė ēdo gjė vendosej nė zyrat e Komitetit Qendror dhe ndiqej nė tė gjitha instancat. Ne sot kemi njė botim tė Akademisė sė Shkencave mbi historinė e Shqipėrisė, por ky nuk ėshtė njė tekst standard, nuk ėshtė njė detyrim pėr tė gjithė qytetarėt dhe institucionet. Shkollat nuk e kanė me detyrim tė ndjekin me patjetėr interpretimet e atij teksti. Madje, duhet thėnė se edhe historitė e shkollave bėhen nė bazė tė njė konkursi midis autorėve, ku secili shpreh interpretimin e vet mbi ngjarjet historike. Pėr mė tepėr akoma, njė shkollė mund tė pėrdorė disa tekste alternative, pra nė njė klasė pėrdor njė tekst dhe te tjetra, me njė mėsues tjetėr, mund tė pėrdorė njė tekst tjetėr. Unė dua tė them se ajo ēka kanė bėrė historianėt shqiptarė kėto 50 vjet qė na ndajnė nga Lufta e Dytė Botėrore nuk ėshtė diēka qė mund tė korrigjohet kollaj e tė hidhet poshtė. Duhet pranuar se breza tė tėrė historianėsh kanė dhėnė njė kontribut tė shquar duke u bazuar nė dokumentet arkivore. Instituti i Historisė ka qenė shumė serioz, ashtu siē ka qenė Instituti i Arkeologjisė, i Gjuhėsisė ose ai i Kulturės Popullore. Librat e botuar prej tyre janė tė njohur e tė pranuar edhe jashtė vendit, tezat e albanologjisė shqiptare mund tė them se dominojnė, pėr sa i pėrket vėrtetėsisė dhe seriozitetit nė tėrė punimet nė kėto fusha, qė janė ndėrkombėtare. Nė kėtė logjikė, nuk mundet qė njė iniciativė qė ndryshon gjithēka tė ndėrmerret nga njė person i vetėm, qoftė ky edhe Kryeministri. Do thosha se e gjithė zhurma e bėrė kėto dy ditėt e fundit ėshtė pa sens, pa logjikė, e palidhur me realitetin dhe qė nuk thotė asgjė. Nuk mund tė jetė njė kthesė nė studimet albanologjike krijimi i njė qendre universitare, qė s‘ėshtė gjė tjetėr veēse njė fazė tranzitore e kalimit tė studimeve nga Akademia drejt universiteteve.

A janė tė pėrgatitura nė fakt universitetet nė Shqipėri pėr kėtė hap qė parashikohet?

Natyrisht qė kjo ėshtė njė pyetje shumė me vend. Besoj ka qenė edhe arsyeja se pse kėto institute nuk u kaluan direkt pranė universiteteve, siē u bė me shkencat teknike, nė dy qendrat e krijuara nga institutet. Duhet tė them nė kėtė rast se universitetet tona nuk janė tė pėrgatitura tė pėrthithin aktivitetin e mirėfilltė shkencor. Nga ana tjetėr, duhet pranuar se ka shumė studiues seriozė qė janė njėkohėsisht pedagogė tė universiteteve ose tė fakulteteve shoqėrore. Ka shumė studiues nga Akademia nė fushėn e shkencave, tė cilėt kanė ushtruar njė aktivitet tė gjatė pedagogjik duke krijuar njė brez tė ri studiuesish evropianė. Qendra e kėrkimeve universitare nė kėtė kuptim ėshtė njė fazė tranzitore, kjo ėshtė arsyeja se pse ėshtė ruajtur statusi akademik i kėsaj qendre dhe format e organizimit. Janė ruajtur edhe institutet e veēanta nė kundėrshtim me njė mendim qė, pėr fat tė mirė, nuk pati mbėshtetje qė ishte pėr t‘i kthyer ato nė departamente.

Eksponentė tė opozitės nuk kanė hezituar ta cilėsojnė nismėn si antikombėtare. A qėndrojnė kėto?

Natyrisht ka qenė njė debat ku edhe unė jam shprehur. Personalisht kam qenė kundėr kėsaj reforme, e kam quajtur tė parakohshme dhe tė panevojshme. Veēanėrisht nė fushėn e shkencave shoqėrore, duke i konsideruar ato njė thesar tė krijuar me shumė mundim, qoftė pėr sa i pėrket akumulimit tė informacionit shkencor, qoftė pėr sa i pėrket pėrgatitjes sė kuadrove shkencore. Nė momentin qė qeveria merr pėrgjegjėsitė pėr njė veprim tė tillė, jam munduar tė ndikoj pozitivisht pėr njė zgjidhje, tė themi sa mė tė lumtur. Mund tė them se zgjidhja e gjetur pėr tė ruajtur statusin akademik dhe format e instituteve, ruan njėkohėsisht edhe memorien e akumuluar nga kėto institute. Njėkohėsisht ruan autoritetin e kėtyre instituteve qė ėshtė i barabartė me atė tė akademive qė veprojnė sot nė vendet fqinje, Greqi, Maqedoni, Serbi, tė cilat ndikojnė fuqishėm tek opinioni publik pėr sa i pėrket historisė sė kombeve. Nga ana tjetėr, duhet tė themi se ka edhe njė tendencė pozitive kohėt e fundit, qė kjo memorie tė mos pėrdoret negativisht nė gjithė ato procese qė na ēojnė drejt integrimit. Pra, pėr tė rrafshuar ato maja qė janė krijuar nga historia nė keqpėrdorimin e fakteve historike.

Vazhdimisht periudha e komunizmit ėshtė nė qendėr tė debatit, kur flitet pėr historinė. A mendoni, nė fakt, se ka momente qė duhen rishkruar?

Debati nuk ėshtė vetėm pėr periudhėn e komunizmit, debati mė i madh ėshtė pėr periudhėn e pushtimin nazi-fashist nė Shqipėri. Tė rolit qė ka luajtur e majta e asaj kohe, sepse nuk mund tė identifikohet gjithė e majta me Partinė Komuniste dhe Enver Hoxhėn. Gjithashtu, kėtu futet edhe fati qė pati e djathta shqiptare, e cila nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr u komprometua nė bashkėpunimin e saj me pushtuesit. Kjo ėshtė diēka qė nuk mund tė korrigjohet asnjėherė. Natyrisht qė do ketė interpretime, sepse edhe veprimet e sė djathtės nuk kanė qenė unike, mes tyre ka pasur njerėz qė mbanin qėndrim properėndimor. Fakti se mund tė alternohet sot e majta dhe e djathta nė pushtet, nuk do tė thotė se mund tė alternohet edhe e vėrteta historike. Sa pėr periudhėn e komunizmit, besoj se qėndrimet janė mė tė unifikuara. Nuk duhet tė kemi asnjė mėdyshje qė kur vjen e majta mund tė fshihen krimet e komunizmit dhe kur vjen e djathta tė fillojnė zhvarrimet, ose kur vjen e majta vendoset 29 Nėntori dhe kur vjen e djathta hiqet 29 Nėntori. Besoj se kėto janė pjesa tragjikomike e historisė sonė, por historinė nuk e bėjnė gjithmonė fitimtarėt, historinė e bėjnė historianėt mbi bazėn e arkivave. E bėn ēdo njeri nė njė vend demokratik qė ka tė drejtėn tė shkruajė variantin e tij, tė ketė lexuesit e tij, ashtu siē historia e kultura e vendit tonė nuk ėshtė vetėm ekskluzivitet i penave shqiptare. Ka institute tė huaja qė kanė si objekt kulturėn dhe historinė e Shqipėrisė.

A mendoni zoti Ceka se ishte momenti i duhur pėr njė nismė tė tillė, kur vendi ndodhet nė krizė energjetike dhe shumė probleme tė tjera?

Ju siguroj se kjo s‘ka tė bėjė fare me prapaskena politike. Thjesht, ka qenė nevoja pėr tė nxjerrė njė vendim tė Kėshillit tė Ministrave nė pėrputhje me ligjin qė u miratua nė Kuvend. Pėr faktin e thjeshtė se nė 1 shtator kėto institute duhet tė paguhen nga Ministria e Arsimit dhe jo mė nga Akademia, pasi do mbeteshin punonjėsit pa rroga. Kam idenė se punonjėsit e zyrave tė Kryeministrit i bėnė njė shėrbim tė keq atij duke lanēuar njė thėnie qė nuk mund tė jetė direktivė, thėnie brenda katėr mureve dhe jo pėr t‘u shumėfishuar nga altoparlantėt e shtypit tonė. Jam i sigurt se Kryeministri tani po merret me ēėshtjet e energjisė elektrike, me ēėshtjet e furnizimit me ujė, ēėshtjet e kriminalitetit dhe tėrė ēėshtjet qė do dalin jo vetėm nga rifillimi i politikės nė shtator, por edhe atyre qė lidhen me shkollat, spitalet etj.

Shqip
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė