Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-11-12, 05:22   #17
King_Gentius
 
Avatari i King_Gentius
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Boston
Postime: 1,243
King_Gentius e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: Shqiptaret ne SHBA (Boston)

http://100.maasbesa.org/


Darkė Festive - 24 Nėntor, 2012 // dyert hapen nė 18:00


Shoqata shqiptaro-amerikane e Masaēusetsit "Besa", ju fton nė festimin e madh tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. Qė nga koha e Fan Nolit dhe Faik Konicės, darka e Ditės sė Flamurit ka qenė sofra jonė qė na mbledh sė bashku, dhe ne po e vazhdojmė kėtė traditė edhe sivjet. Shqiptarėt nga trevat e Shqipėrisė, Kosovės dhe Ēamėrisė, duke u mbledhur sė bashku si komb, do tė festojnė dhe pėrkujtojnė ditėn kur Ismail Qemali ngriti flamurin shqiptar nė Vlorė dhe 569 vjetorin e ditės kur Skėnderbeu ngriti flamurin nė Krujė.

Programi

Do tė jetė njė natė e mrekullueshme, me verė e ushqim tė shijshėm, muzikė dhe shfaqje tė bukura. Bukurije Domi, qė do tė kėndojė kėngėt e jugut dhe serenatat e Korēės, Pėrparim Mefaj duke shpalosur kėngėt e Tiranės dhe Shqipėrisė sė Mesme, dhe Indrit Mlika, me kėngėt e tij tė Shkodrės, Shqipėrisė sė veriut dhe Kosovės, do tė shoqėrohen nga grupi muzikor "Kastrioti" dhe DJ Jani. Gjithashtu, pjesė e programit do tė perfshijė vallet dinamike tė grupit tė valleve "Bashkimi" dhe si gjithmonė, fėmijėt e shkollės shqipe "Besa", tė cilėt me kėngėn dhe poezinė e tyre do tė sjellin krenarinė dhe lumturinė tek tė gjithė ne. Po ashtu, atė mbrėmje do tė shfaqet njė ekspozitė e bukur dhe e veēantė nga piktorėt e mirėnjohur: Kujtim Buza, Erla Sheh dhe Sokol Buza; fotografi Bujar Veseli; dhe skulptori Arben Laze.



Salla dhe Vendi

Festimi i 100-vjetorit tė Pavarėsisė do tė mbahet nė sallėn madhėshtore tė vallėzimit tė hotelit Boston Park Plaza. I pasur me histori, hoteli Boston Park Plaza & Towers veēohet me njė elegancė klasike dhe shėrbim personal qė vazhdon tė tėrheqė shumė vizitorė nga e gjithė bota: pėr biznes, argėtim ose organizime tė veēanta. Salla madhėshtore e vallėzimit, njė sallė elegante e sofistikuar me dritare qė zgjaten nga dyshemeja deri nė tavan, me llampadarė tė kristaltė tė stilit Baccarat nė tė dy katet dhe me njė shėrbim cilėsor, ėshtė njė nga vendet mė tė pėrshtatshme pėr festėn tonė tė madhe.

Per me shum info ndiqni linkun e mesiperm.
__________________
Shqiperi, o mema ime, ndonese jam i merguar,
Dashurine tende kurre zemra s'e ka harruar.

Naim Frasheri
King_Gentius Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė