Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:06   #32
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre, Resulull-llahu a.s. ishte nėn mbrojtjen e Ebu Talibit, kurse Ebu Talibi ishte njėri nga paria mekase, i nderuar dhe i respektuar prej tė gjithėve, si prej pasanikėve ashtu edhe prej tė varfėrve. Andaj mushrikėt frikėsoheshin shumė nga zėnka me te, madje edhe vetėm nga qortimi i tij.
Ky status i tij i sillte kurejshitėve pikėllim tė madh. Posa fillonin tė ndėrmerrnin diē, menjėherė tėrhiqeshin. Por durimi i gjatė ishte tejet i rrezikshėm pėr bestytninė e tyre, pėr udhėheqjen e tyre fetare mbi arabėt dhe pėr hallin e vend-nderit tė tyre.
Ata fillojnė fushatėn e torturimeve nėn udhėheqjen e Ebu Lehebit, i cili merr qėndrim armiqėsor kundėr Resulull-llahut a.s. nga dita e parė e misionit tė tij, shumė mė herėt se kurejshitėt. Mė parė thamė se si ka reaguar nė tubimin e Benu Hashimitėve dhe nė Safa. Nė disa tra­dita gojore gjejmė se nė Safa ka marrė njė gur pėr ta goditur Pejgam­berin a.s.[1]
Djemtė e Ebu Lehebit, Utbeja dhe Utejbeh, kanė qenė tė martuar me vajzat e Resulull-llahut a.s. Rukijen dhe Ummu Kulthumen. Kjo ka ndodhur para pejgamberllėkut, e kur filloi t'i zbret Shpallja Resulull-llahut a.s. Lehebi urdhėron djemtė qė tė ndahen prej tyre. Ishte aq i ashpėr dhe kėmbėngulės sa qė djemtė qenė tė detyruar tė veprojnė sipas dėshirės sė tij.[2]
Pas vdekjes sė Abdullahut, djalit tė dytė tė Resulull-llahut a.s. Ebu Lehebi u gėzua shumė dhe u ngut tek shokėt e vet t'ua kumtojė lajmin e gėzueshėm se Muhammedi a.s. ka mbetur pa trashėgimtar-mashkull.
Mė herėt kemi pėrmendur se si Ebu Lehebi e pėrcillte Resulull-llahun a.s. gjatė kohės sė haxhxhit, nėpėr vendet e shenjta dhe sheshet e njohura, duke u thėnė njerėzve se ky ėshtė rrenacak. Tarik b. Abdullah El-Muharibi rrėfen se Ebu Lehebi nuk kėnaqej vetėm me kėto gėnje­shtra, porse e gjuante Resulull-llahun a.s. edhe me gurė, saqė ka pasur edhe gjurmė gjaku.[3]
Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja - bija mė e bukur e Harb b. Umejjes, motra e Ebu Sufjanit - aspak nuk ngecte prapa burrit tė saj nė armiqėsi ndaj Resulull-llahut a.s. E kishte zakon tė mblidhte gjemba dhe t'i hidhte ato nė rrugė para Resulull-llahut a.s. dhe para derės sė tij natėn. Ishte llafazane gojėkeqe e cila ia nxinte jetėn nga ēdo anė, i bėnte shpifje tė llojllojshme dhe i shtinte poetėt qė ta pėrgojojnė, prandaj Kur'ani e ka quajtur Hammaletul-hattabi (gruaja e cila thurė intriga).
Kur dėgjon gruaja e Ebu Lehebit se ēka ka shpallur Kur'ani pėr tė dhe pėr burrin e saj, vajti tek Resulull-llahu a.s. nė mesxhid nė Ka'be, ku rrinte ulur pranė Ebu Bekrit. Nė dorė mbante njė gur tė madh sa grushti dhe kur u doli para kėtyre dyve, All-llahu xh.sh., ia mori tė pamurit dhe para veti e shihte vetėm Ebu Bekrin, e jo edhe Resulull-llahun a.s. Ajo pyeti: "O Ebu Bekėr, ku e ke shokun tėnd? Dėgjova se flet keq pėr mua. Pasha Zotin, nėse e shoh gojėn do t'ia thėrrmojė me kėtė gur. Le ta di ai se edhe unė jam poete", - dhe recitoi: "Ndėgjesėn e tė qortuarit nuk e pranuam, urdhrat e tij i refuzuam, dhe fenė e tij nuk e pėrqafuam."
Pas kėsaj ajo shkoi, kurse Ebu Bekri tha: "O Pejgamber i All-llahut, a e pave se ē'ndodhi? Ajo nuk tė vėrejti." Resulull-llahu a.s. u pėrgjigj:
"All-llahu ia tėrhoq tė pamurit nga unė.”[4]
Kėtė ngjarje Ebu Bekėr El-Bazzari e tregonte kėshtu:
"Kur gruaja e Ebu Lehebit doli para Ebu Bekrit tha:
"O Ebu Bekėr, shoku yt ėshtė duke bėrė shpifje pėr ne?" Ebu Bekri iu pėrgjigj:
"Jo, pasha Zotin e kėsaj godine, ai nuk reciton vjersha, e as qė ėshtė poet, andaj nuk mund tė tė pėrgojoj." Ajo tha: "Tė besoj, se ti pėrherė e flet tė vėrtetėn."
Tė gjitha kėto marifetllėqe (dredhira) Ebu Lehebi ia pėrgatiste Resulull-llahut a.s. edhe pse ishte xhaxhai i tij, fqiu i parė dhe shtėpitė e tyre ndodheshin njėra pranė tjetrės. Nė kėto tė kėqija nuk dallonte as ky e as gruaja e tij nga fqinjėt e tjerė, tė cilėt e shqetėsonin Pejgamberin a.s. nė shtėpinė evet.
Ibni Is'haku thotė: "Personat, tė cilėt e shqetėsonin Resulull-llahun a.s. nė shtėpinė e vet, kanė qenė: Ebu Lehebi, Hakim bin El-As b. Umejje, Ukbet b. Ebi Muiti, Adijj b. Hamra Es-Thekafi dhe Ibnul-Asda El-Hudhejli. Tė gjithė kanė qenė fqinjėt e tij, dhe asnjėri prej tyre nuk e kishte pranuar Islamin, pėrveē Hakim b. Ebi-l-Asit."[5] Njė ditė, njėri prej tė pėrmendurve ia gjuan zorrėt e deles Resulull-llahut a.s. gjersa falej nė Harem tė Ka'bes, e njė tjetėr kėto dinte t'i hidhte nė rrugė kah kalonte Resulull-llahu a.s., prandaj Resulull-llahu a.s. shpeshherė e zėnte njė kėnd nė xhami ku falej nė qetėsi i fshehur nga dushmanėt. Ndonjėherė i mblidhte zorrėt e hedhura, e me to dilte para xhamisė dhe i hidhėruar briste: "O Beni Abdi Menaf! Ēfarė fqinjėsh janė kėta!? Pėrse ma bėjnė kėtė, ēka u kam bėrė unė atyre?"
Ukbe Ebi Muiti dinte ta tepronte me kėtė.
Buhariu transmeton nga Abdullah bin Mes'udi r.a. se njė ditė, Resulull-llahu a.s. falej tek Ka’bja, kurse Ebu Lehebi dhe shokėt e tij rrinin ulur aty pari, e njėri prej tyre pyeti:
“Cili prej nesh do tė shkoi tek kasapi e tė sjellė zorrė pėr t'ia gjuajtur Muhammedit mbi supe kur tė bie nė sexhde?" U paraqit me i guximshmi prej tyre, Ukbe b. Ebi Muiti.[6] I solli zorrėt, priti derisa Resulull-llahu ra nė sexhde, e pastaj ato ia hodhi mbi supe, e unė kėtė e shikoja dhe nuk mund tė bėja asgjė", - thotė Abdullah b. Mes'udi.
"Edhe sikur tė pėrpiqesha, nuk do tė kisha pasur sukses." Pastaj tha: "Ata filluan tė qeshin aq tepėr, saqė dridheshin nga tė qeshurit. Resulull-llahu a.s. mbeti nė sexhde dhe nuk e ngriti kokėn deri sa i erdhi e bija, Fatimja. Ajo ia hoqi barrėn nga supet, e ai e ngriti kokėn dhe tha:
"O All-llahu im, Ty po t'i lė kurejshitėt." Kėtė e pėrsėriti tri herė. E kjo iu erdhi rėndė atyre, sepse mendonin se lutjet e bėra nė kėtė qytet, plotėsohen. Pastaj filloi t'i emėronte:
“O Zoti im, ty po ta lė Ebu Xhehlin, Utbete b. Rebian, Shejbeh b. Rebian, El-Velid b. Utben, Umejje b. Halefin, Ukbet b. Ebi Muitin...” - dhe e pėrmendi edhe tė shtatin por nuk ia mbajta mend emrin. Por, pasha Krijuesin tim, tė gjithė ata i kam parė tė vdekur nė varrin e pėrbashkėt tė mushrikve pas luftės nė Bedėr."[7]
Kur Umejje b. Halefi e shihte Resulull-llahun a.s. e pėrgojonte atė dhe e pėrqeshte, e All-llahu xh.sh., shpalli:
"Vaj halli pėr ēdo pėrgojues - pėrqeshės..."
Ibni Hishami thotė:
"Pėrgojues (hummezeh) ėshtė ai i cili sheshazi e ofendon njeriun, e me kėtė e turpėron dhe nė mėnyrė ofenduese bėn shenjė me sy, kurse pėrqeshėsi (lummezeh) ėshtė ai i cili i maltreton njerėzit dhelpėrisht dhe tinėzisht."[8]
Vėllai i Umejjes, Ubej b. Halefi dhe Ukbete b. Ebi Muiti kanė qenė shokė tė mirė. Njė herė Ukbete ishte ulur tek Resulull-llahu a.s. pėr ta dėgjuar se ēka fliste, e ky lajm i erdhi Ubejes, i cili e qortoi ashpėr dhe kėrkoi nga ai qė ta pėshtyjė Resulull-llahun, nė fytyrė, dhe e bėn kėtė.
Njė herė vetė Ubeje e ka thėrrmuar njė kockė tė kalbur dhe pluhu­rin ia ka fryer Resulull-llahut a.s.[9]
[1] Pėr kėtė tregon Tirmidhiu.

[2] Fi Dhilali-l-Kur'ani: 30/282; Tefhimu-l-Kur'ani: VI/522.

[3] Xhamiu Et-Tirmidhi.

[4] Siret - Ibni Hisham: I/335, 336.

[5] Ky ėshtė Hulejf El-Emevijj Mervan b. El-Hakimi.

[6] Ibni Hishami: I/416.

[7] Sahihu-l-Buhari, libri pėr abdest, kaptina: Kur falėsit i gjuhen ndyrėsira: I/37.

[8] Ibni Hisham: I/356, 357.

[9] Ibni Hisham: I/361, 362.


Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė