Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-05-07, 18:59   #2
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė vitin 1912 u njoftua me Archibald Christie, pėr tė cilin u martua dy vite mė vonė, por dy ditė pas kurorėzimit, ai lė Parisin dhe shkon nė detyrėn e oficerit tė mbretėrisė nė kuprusin e aviacionit. Nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, Agata ka punuar si motėr medicinale nė Spitalin e Kryqit tė Kuq nė Torquay, ku merr shumė njohuri tė vlefshme rreth helmeve, tė cilat do t'i vlejnė mė vonė kur t'i pėrshkruajė krimet nė veprat e veta. Pas pėrfundimit tė luftės, mė 1918, ata dy pėrqėndrohen nė Londėr. Mė 1919 u lind e bija Rosalinda. Gjersa kolonel Kristi (bashkėshorti i saj) ka qenė i zėnė me luftėn, Agata nė afat prej njė viti pėrfundon punėn nė librin e misterieve "The Mysterious Affair at Styles" , e cila disa herė ėshtė refuzuar nga ana e botuesit deri sa pėrfundimisht e pa dritėn, dhe me 1920 u bė hit i vėrtetė. Vit pas viti, Agata boton edhe disa romane tė popullarizuara, por qė nė botim e parė shfaqet Herkul Poiroti (protagonisti i Agatės), i cili me inteligjencėn e vet brilante rrezikon t'ia turbullojė lavdinė e krijueses sė famshme dhe tė bėhet protagonisti kryesor nė 30 veprat e saj qė do t'i shkruajė mė vonė. Ajo do tė pėrkujtohet si shkrimtarja mė e famshme e romaneve detektive tė shekullit XX dhe ai (Herkul Poiroti) detektivi mė i famshėm i tė gjitha kohėrave , i cili ėshtė paraqitur nė ndonjė vepėr.
Pėrkundėr qė rruga e saj nė karrierė si shkrimtare shėnon njė ngjitje kah lindja e diellit, tė njejtėn gjė nuk e bėn edhe bashkėshortėsia e saj me Archibaldin. Ai me tu dashuruar nė njė grua tė re Nancy Neele, i kėrkoi Agatės shkurorėsim mė 1926. Nė tė njejtin vit, vėmendjen e tėrė publikut e tėrhoqi vepra e saj "The Murder of Roger Ackroyd", e cila u gjet nė shitje. Aq shumė e tėrhoqi vėmendjen kjo vepėr, sa u adaptua si shfaqje teatrale nė "Alibi". E rrethuar me dhimbjen pėr shkak tė vdekjes tė sė ėmės si dhe mossuksesin nė jetėn private nė bashkėshortėsi me Archibaldin, Agata nė mėnyrė misterioze zhduket, duke e lėnė kėshtu tėrė Anglinė nė hamendje rreth asaj se ku ėshtė dhe ēka i ka ndodhur. Ėshtė gjetur 11 ditė mė vonė nė njė hotel tė vogėl nė veri tė Anglisė- nė Harrogate, e paraqitur me emrin Mrs Neele, dhe i ka sqaruar policisė rreth zhdukjes sė saj si humbje tė kujtesės. Megjithatė ėshtė gjetur edhe vetura e saj e shkatėrruar nė afėrsi, kėshtu qė zhdukja e saj edhe sot e kėsaj dite ka mbetur mister. Kjo ngjarje ka qenė temė e filmit "Agatha" tė cilit mė 1978 ia ka bėrė regjinė Michael Apted. Nė rolet kryesore janė paraqitur Vanessa Redgrave dhe Dastin Hofman. Mė 1928 pėrfundimisht mori fund shkurorėzimi me Archibald Christin, i cili vdiē mė 1962.
Pas shumė hiteve tė mėdha siē janė "The Mistery of the Blue Train" dhe "The Seven Dials Mistery", si dhe pėrmbledhjet me tregime tė shkurtėra, mė 1930 nė shitje paraqitet romani i saj i ri "Murder at the Vicarage", me tė cilin nė literaturė paraqet Miss Jane Marple, detektivin e saj tė dytė tė famshėm poashtu. Nė tė njejtin vit mė 11 shtator, martohet me Max Mallowana (14 vjet mė i ri), njė arkeolog tė cilin e njohu qysh mė 1927 nė udhėtimin e saj tė parė nėpėr Messopotami. Jeta dhe udhėtimet e saja nėpėr lindjen e mesme dhe tė afėrt, njohja e viseve te reja dhe zakonet i janė burim inspirimi pėr shkrimin e romaneve tė mėdha "Death on the Nile" dhe "Murder in Messopotamia". Nė ato dhjetė vite (1930-1940), i ka shkruar romanet mė tė popullarizuara tė cilat e kanė pėrforcuar me titullin "Mbretėresha e krimeve". Ato romane ishin: "Murder on the Orient Express", "Death one the Nile", "Ten Little Niggers", "Cards on the Table", "ABC Murders", "Why didn't ask Evanse". "Three- Act Tragedy", si dhe pėrtej 50 tregime tė shkurtėra me belgjikasin e njohur Herkul Poirotin nė rolin kryesor... Nė ato vite paraqitet edhe seria e re e tregimeve me detektivėt e rinjė: Harley Quin, Mr. Parken Pyne si dhe Tommy e Tuppence Berensford.

-vazhdon-
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė