Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-07, 18:23   #1
Bjeshka1
Jo e "Nemun"
 
Avatari i Bjeshka1
 
Anėtarėsuar: 01-11-06
Postime: 459
Bjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuarBjeshka1 i respektuar
Gabim Bosnja ka debuar duzinen e pare te ish-luftetareve myslimane....

Bosnja ka debuar duzinen e pare te ish-luftetareve myslimane te identifikuar si kercenim ndaj sigurise. Kjo mase erdhi pas hetimeve te kerkuara nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Gazeta e perditshme "Nezavisne Novine" beri te ditur sot se algjeriani Atau Mimun, 37-vjeē, ishte nje prej qindra vullnetareve te huaj, te cilet mberriten ne Bosnje gjate luftes se viteve 1992-95 per te luftuar prane myslimaneve te Bosnjes kunder serbeve te Bosnjes dhe kroateve te Bosnjes, dhe qendruan aty pasi u martuan me gra vendase.
Ai u debua ne Algjeri, citoi e perditshmja "Nezavisne Novine" nje zyrtar te larte te sigurise.
"U vendos qe ky person vinte ne rrezik sigurine kombetare", deklaroi Dragan Mektiē, drejtori i sherbimit te ēeshtjeve te jashtme brenda Ministrise shteterore te Sigurise.
"Mendojme se ai eshte i lidhur me personat te cilet kane qene nen mbikeqyrje ne lidhje me aktivitetet terroriste", deklaroi ai per gazeten.
Sipas reuters, Washingtoni i kerkoi Sarajeves te deboje te gjithe ish-luftetaret e huaj ne fund te viteve '90, pasi qeveria e Bosnjes mbylli ate qe ajo theksoi se ishte nje kamp per trajnimin e terroristeve.
Washingtoni e perseriti kerkesen e tij pas sulmeve te 11 shtatorit kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Pjesa me e madhe e tyre u larguan nga Bosnja pasi kesaj dhe ata qe qendruan kane qene nen vezhgim.
Gjate 18 muajve te fundit, nje komision qeveritar anuloi afro 500 nenshtetesi nga 1 300 qe i ishte dhene te huajve nga disa vende gjate dhe pas luftes.
Pjesa me e madhe e tyre priten te apelojne dhe mund te lejohen te qendrojne. Megjithate dhjetera persona priten te debohen pasi qeveria ka deklaruar se ata perfaqesojne nje kercenim per sigurine kombetare.
www.balkanweb.com


__________________
Prift ose hoxhe mund te behet kushdo, por njeri eshte veshtire te behesh. (huazuar nga njeri i panjohur)
Bjeshka1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante