Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-12-07, 14:38   #10
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dera e familjes Berisha nė arkivat e historisė

Me pushkatimin e babait jam betuar, se sa tė jem gjallė do tė luftoj pushtuesit jugosllav dhe veglat e tij. Nga ajo ditė, me shokėt e mi kemi organizuar minimin e hekurudhės Klinė-Prizren, kemi vėnė eksploziv pėr shkatėrrimin e ekonomisė sė shtetit jugosllav, kemi prishur telefonat, tunelet, urat, stacionet e milicisė dhe kemi ngritur flamurin shqiptar nėpėr pika tė ndryshme", thotė Ismet Berisha dhe shton: "Nė Kosovė filluan edhe burgjet e mia dhe tė familjes sime. Burgjet filluan nga Rahoveci nė Prizren, Gjakovė, Ujmir, Hereq, Gjurakoc, Pejė, nga Peja nė Novi Sad e prej andej kam ikur nga burgu, me ndihmėn e disa miqve e shokėve tė mi, duke dalė nė Austri nė vitin 1958.
Mė 7 dhjetor tė vitit 1960, arrita nė Amerikė, kur fillova jetėn time familjare dhe nė vitin 1962 kemi themeluar "Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit" nė mėrgim dhe jam nė kėtė organizatė pėr 4o vjet. Jemi pėrpjekur se si t’i vijmė nė ndihmė popullit tonė tė shumėvuajtur, nga armiqtė serbosllavė. Qysh nė demostratat e marsit e prillit tė vitit 1981, si kryetar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit vura ēdo gjė nė dispozicion, pėr t’i dalė nė ndihmė popullit tim. Duke fillaur me demostrata tė njėpasnjėshme, protesta, peticione, takime me senatorė, kongresistė etj.
Me daljen e UĒK-sė nė skenė, dyert e Lidhjes u hapėn me bujari dhe zyrja u kthye nė njė kazermė tė UĒK-sė dhe kėtu filloi puna pėr grumbullimin e mjeteve tė nevojshme pėr luftė. Ndėr trimat bashkėpunėtorė mund tė pėrmendi Muharrem Dovolani, Xhabir Zharku (Qorri), Florin Krasniqi, Ajshe Gjonbalaj, Xheme Hoti, Selim Berisha, Gjekė Gjon Lekaj, Veton Binakaj, Fatmir Hamza, Nazar Mehmeti, etj. Gjatė kėsaj periudhe kisha takime me Akademinė Ushtarake tė Shqipėrisė dhe UĒK-nė. Pėr disa ditė iu drejtova popullit tė Kosovės nga Radio Hajati i Sarajevės nė gjuhėn shqipe qė tė luftojnė deri nė pikėn e fundit pėr tė arritur fitoren. Kur filloi lufta nė Preshevė po ashtu ndihmova qė shqiptarėt tė arrinin lirinė. Zyra e Lidhjes sė Prizrenit nė Bronx ishte e hapur pėr ndihma. Kėshtu ndodhi edhe nė luftėn nė Maqedoni. Lidhja e Prizrenit nuk e konsideron programin e saj tė realizuar pėrderisa nuk arrihet qė edhe shqiptarėt nė Ēamėri, Preshevė me rethinė, nė Mal tė Zi e Pazarin e Ri tė realizojnė aspiratat e tyre pėr t’u bashkuar", thotė kryetari i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
Pas 43 vjetėsh nė mėrgim u ktheva nė Kosovė shumė i pėrmalluar. U ula dhe e putha tokėn e Kosovės, tregon Ismet Berisha:"Gjatė kėtyre viteve pashė shumė vende dhe qytete tė bukura tė botės, por Gjurgjeviku im m’u duk mė i miri." Edhe babai i tij, Ukė Sadiku kur ishte kthyer nė atdhe pas 20 vjetėsh, kishte puthur tokėn e vendlindjes. Kėshtu bėri edhe i biri i Ukės, Ismeti, pas 43 vjetėsh, duke puthur me mall tokėn e mėmėdheut tė dashur.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė