Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-11, 07:18   #7
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze




Griselda Rroshi: Nuk isha shtatzėnė. Sajova gjithēka

Policia jep detaje mbi hetimet e kryera rreth ngjarjes qė ēuditi opinionin publik, duke nxjerrė pėrfundimin se gjithēka ishte e sajuar dhe njė mashtrim i vėrtetė
Bashkėshortja e kryebashkiakut tė Kavajės, Griselda Roshi pranon se dėshmia e saj pėr rrėmbim ka qenė e rremė. Njė gjė tė tillė ajo e ka pranuar par prokurorėve tė Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda. 28-vjeēarja e shoqėruar nga njė psikologe ka sqaruar ngjarjen e cila nė fakt si pėrfundim ka rezultuar se ka qenė gjithēka e sajuar prej saj. Ajo ka sqaruar se nuk ėshtė rrėmbyer dhe se nuk ka qenė asnjėherė shtatzėnė.

Policia: Gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės, nuk ishte shtatzanėNjė fakt tė tillė e konfirmoi zyrtarisht pak mė parė Policia e Tiranės, sipas tė cilės, nuk ėshtė aspak e vėrtetė dėshmia e dhėnė nga gruaja e kryebashkiakut tė Kavajės se qenka detyruar tė lindė me zor fėmijėn e saj nga persona qė e rrėmbyen.
Dhe kjo pasi, ai nė tė vėrtetė nuk ka ekzistuar fare.
"Janė identifikuar dhe pyetur personat qė janė takuar me shtetasen Griselda Zajmi, ku nga deklarimi i shoqes sė saj, me iniciale J.T, tregon se ka pirė kafe me Griseldėn tek ambjenet e lokalit tė Qendrės Kristal, ku kanė qėndruar deri rreth orės 19.00’.
Mė pas kėto, shtetase kanė dalė nga kjo qendėr dhe pėrpara saj, Griselda ka hipur nė njė taksi duke i thėnė shoqes qė do tė shkonte nė shtėpi.
Shtetasja J.T deklaron se Griselda dukej shtatzėnė pranė muajit tė lindjes", thuhet nė deklaratėn e policisė.
Mė pas, ajo shton se nė pyetje janė marrė edhe mjekėt e klinikės private, ku ėshtė paraqitur zonja e parė e Kavajės dhe ankohej pėr tė vjella dhe diarre, e se ka rezultuar qė kjo shtetase nė dukje nuk ishte shtatzanė dhe nuk patur ankesa nė lidhje me shtatzaninė.
Ndėrkaq, policia sqaroi mė tej se ka sekuestruar nė cilėsinė e provės materiale tė gjitha pamjet filmike tė regjistruara tek Qendra Kristal si dhe i ēdo ambienti tjetėr biznesi i pajisur me kamera pėrgjatė rrugės “Komuna e Parisit” ...
Ekpertiza: Griselda Rroshi nuk ka qėnė shtatėzėnė
Ekspertiza mjeko-ligjore arrin nė rezultatin se Griselda Rroshi muk ka qenė shtatėzėnė. Pas ekzaminimeve tė bėra pranė Institutit tė mjekėsisė ligjore, ekspertėt mjekoligjor,gjinekologėt dhe psikologėt kanė vėrejtuar se Griselda Rroshi nuk ka pasur shenja tė njė aborti tė bėrė ditėt e fundit.
Sipas informacioneve mendohet se aborti mund tė jetė realizuar kohė mė parė dhe Griselda ka pasur njė shtatėzani tė simuluar. Ekspertiza mjeko-ligjore ndaj Roshit ėshtė bėrė pas kėrkesės sė prokurorisė qė 28-vjeēares t`i bėhej ekspertiza pėr tė vėrtetuar mėnyrėn se si ajo kishte lindur fonjėn e saj.
Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore pėrkon nė tė njėjtėn linjė me prokurorėt e ēėshtjes tė cilėt mė herėt hodhėn dyshime pė shtatėzaninė e 28-vjeēares. Ndėrkohė gruaja e kreut tė bashkisė sė Kavajes, Griselda Rroshi ėshtė marrė nė pyetje nga grupi hetimor, nė Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda. Ajo do i nėnshtrohet njė seance pyetjesh pėr tė hedhur drite mbi vėrtetėsinė e ngjarjes, qė dyshohet se mund tė jetė njė inskenim i vetė gruas.
Mė herėt prokuroria hodhi poshtė pistėn e pretenduar nga 28-vjeēarja Rroshi pėr njė rrėmbim, pengmarrje dhe lindje tė dhunshme tė fėmijės sė saj pėr tė cilin ende nuk dihet asgjė. Griselda Roshi, bashkėshortja e kryebashkiakut tė Kavajės Elvis Roshi denoncoi dje nė polici se ėshtė rrėmbyer dhe mė pas ėshtė detyruar tė lindė forcėrisht fėmijėn e saj.
Prokuroria: Griselda Roshi nuk ėshtė rrėmbyer
Griselda Roshi nuk ėshtė rrėmbyer. Kėshtu ka deklaruar zyrtarisht Prokuroria e Pėrgjithshme, e cila i referohet hetimit tė deritanishėm tė Prokurorisė pėr Krime tė Rėnda dhe bashkėpunimit tė saj me Policinė e Shtetit.
Nė njoftimin zyrtar thuhet se pas regjistrimit tė denoncimit mė datėn 01.06.2011 pėr rrėmbenin e shtetases Griselda Roshi, realizuan njė sėrė veprimesh hetimore pėr verifikimin e rrethanave tė ngjarjes duke vlerėsuar dhe vetė sensibilitetin qė paraqet ky rast.
Nė bazė tė analizės tė veprimeve hetimore tė deritanishme, u arrit nė konkluzionin se nuk ka elementė qė tė vėrtetojnė rrethanat e pengmarrjes sė shtetases Griselda Roshi, ēfarė hedh poshtė pistėn e variantit tė rrėmbimit dhe marrjes peng tė fėmijės sė sapolindur.
Ndėrkohė, nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, nė bashkėpunim me Policinė e Shtetit, po punohet pėr tė sqaruar mė tej arsyet dhe motivimin e denoncimit.
>> Rrėmbimi Griselda Roshit, policia shoqėron 25 persona

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Hajra : 03-06-11 nė 07:19
  Pėrgjigju Me Kuotė