Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-06-04, 00:00   #11
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim

Pėrshėndetje pėr temėn e hapur Murgesha.
Pėrshėndetje edhe pėr forumistėt tjerė.

Pavarėsisht se ndoshta numri mė i madh i anėtarėve tė kėtij Forumi akoma nuk janė bėrė prindėr, mendoj se kjo temė duhet tė nxitė kureshtjen e tė gjithėve, pasi edhe ata, nė dhashtė Zoti, nesėr do tė bėhen tė tillė.
Si anėtar i kėtij Forumi dhe si prind, desha tė inkuadrohem nė kėtė temė dhe tė jap disa vlerėsime tė mia rreth raporteve Prind - Fėmijė. Si temė e gjėrė qė ėshtė, kjo nuk mund tė bėhet me njė postim, por kohė pas kohe do tė mundohem tė jem i pranishėm kėtu.
Asnjėri prej nesh nuk ėshtė i pėrsosur deri nė perfekcion, andaj kemi nevojė pėr kėmbim tė ideve dhe mendimeve tona, kurse lėmia e edukimit tė fėmijėve ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė.

Pothuajse tė gjithė dimė pėr obligimet dhe detyrat qė i kanė fėmijėt ndaj prindėrve, andaj edhe kėrkojmė e presim qė fėmijėt tė sillen nė pajtim me to. Mirėpo, shumica e prindėrve harrojnė se edhe fėmijėt kanė tė drejta tek prindėrit e tyre, gjegjėsisht se edhe prindėrit kanė obligime dhe detyra ndaj fėmijėve tė tyre.
Nė pajtim me kėtė, bamirėsia ndaj fėmijėve, kujdesi, brengosja, butėsia, vėmendja dhe durimi nė edukimin e tyre janė rrugė drejt formimit tė personaliteteve tė shėndoshė tė cilėt do tė jenė nė gjendje tė ballafaqohen me tė gjitha sfidat qė do tė sjell e ardhmja. Njėkohėsisht, mospėrfillja, moskujdesi, mosinteresimi, mosbrengosja dhe sipėrfaqėsimi gjatė edukimit tė fėmijėve janė, sipas mendimim tim, si forma mė e rėndė e tradhtisė dhe paaftėsisė, ndėrsa pasojat e sjelljes sė tillė gjatė edukimit tė fėmijėve janė tė tmershme, tragjike dhe tė paparashikueshme nė ēdo aspekt.
Edhe pėrkundėr rėndėsisė, pėrgjegjėsisė dhe seriozitetit tė kėsaj ēėshtje, nė jetėn tonė tė pėrditshme, fatkeqėsisht, do tė vėrejmė se ėshtė jo i vogėl numri i prindėrve tė pakujdesshėm nė kėtė aspekt, ashtu qė edukimin e fėmijėve e marrin si njė rutinė, duke mos ua kushtuar atyre kujdesin dhe interesimin e nevojshėm.
Pėr shembull, disa prindėr shumė pak mbajnė llogari se nė ēfarė shoqėrie janė fėmijėt e tyre dhe ēfarė vende vizitojnė. Mungojnė kėshillat e nevojshme, drejtimet dhe udhėzimet nė ēastet kur ato janė domosdoshmėri pėr fėmijėt e tyre.
E pastaj habitemi kur ndeshemi me arrogancėn dhe mosnėnshtrueshmėrinė qė e vėrejmė te fėmijėt tanė, fillojnė tė ankohemi me brengosje e mėrzi, jemi tė paaftė tė bėjmė diē mė tepėr pėr t?i larguar nga kthetrat e veseve tė kėqija qė i kanė bėrė pėr vete. A nuk po na shohin sytė gjithnjė e mė tepėr tė rinjė tanė tė moshave shumė tė reja me cigare nė gojė, me gotė alkooli nėpėr kafiteritė e panumėrta, me drogėn qė po servohet nga tė gjitha anėt? A nuk ėshtė brengosese ekstravaganca e fėmijėve tanė nė sjellje e veshje? Pėr shumė kė kjo edhe mund tė mos jetė problem i madh, me arsyetimin e ēuditshėm se kohėrat janė tė tilla dhe se tė rinjtė tanė duhet tė dėfrehen. Por?
Mendoj se kishte pasur tė drejtė njė poet kur kishte shkruar:

E hodhi nė ujė tė lidhur,
E pastaj i tha:
Ruaju, ruaju,
Qė tė mos lagesh, o njeri!
Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė