Tema: 1912-1915
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-11, 09:32   #3
sherri
J.H.N.K.SH
 
Avatari i sherri
 
Anėtarėsuar: 13-06-05
Vendndodhja: Rruga e qumshtit Nr- 3
Postime: 4,740
sherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėmsherri i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: 1912-1915

KRYENGRITJA E LUMĖS NĖ NĖNTOR 1912 - Shkruan Sheradin Berisha nga faqja pashtriku.org


von Shoqėria "Bashkimi Shqiptar", Freitag, 25. Februar 2011 um 11:43


Dihet mirėfilli se Lufta e Parė Ballkanike shpėrtheu nė tetor 1912 nga shtetet e “Aleancės Ballkanike” qė e pėrbėnin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Nė kėtė luftė Shqipėria akoma pa u ēlirua pėrfundimisht nga pushtimi pesė shekullor i perandorisė osmane, u detyrua t“ia kthente armėt pushtuesve tė ri edhe pse pėr shqiptarėt ishte njė periudhė jashtėzakonisht e disfavorshme, pas kryengritjes sė pėrgjithshme tė verės 1912.
Mobilizimi i shqiptarėve kundėr synimeve
Serbepėr dalje nė detin adriatik
Nė gjysmėn e dytė tė tetorit 1912, ndėrsa vazhdonin operacionet pushtuese tė ushtrisė serbe mbi tokat shqiptare, nė Kosovė e gjetiu, nė krahinėn e Lumės, tė Opojės, Vėrrinit, Gorės, Hasit, Dibrės... u organizuan kuvende tė shumta dhe nė saje tė kushtrimit tė lėshuar nga mbledhja e jashtėzakonshme e komitetit ”Shpėtimi” tė mbajtur nė Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i pėrgjithshėm pėr ta pėrballuar agresionin pushtues serb. Nė javėn e parė tė nėntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovės dhe atė tė Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipėrisė Veriore dhe tė Mesme pėr tė dalur nė brigjet e detit Adriatik. Qysh mė 5 nėntor 1912 kur gjenerali famėkeq Bozhidar Jankoviq hyri nė Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave tė tij, pėr operacionet drejt Adriatikut. Pėr tė realizuar kėtė plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njėsi tė veēanta, qė morėn emrin si ”njėsitė e bregdetit” dhe repartet e kėtyre njėsive u pėrzgjodhėn nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” tė dislokuara nė Prizren e Gjakovė.

Islam Spahija
Krijimi i reparteve serbe pėr nėnshtrimin e Lumės me rrethinė

Pėr tė evituar ēdo rrezik qė mund tė kėrcėnonte tė ashtuquajturit ”njėsitė e bregdetit”, qė do tė operonin nė drejtim tė Adriatikut, nėpėrmjet Luginės sė Drinit (Lumės), komanda e armatės sė tretė krijoi ”repartin e Lumės”, i cili mori pėr detyrė tė pushtonte kėtė krahinė dhe krahinėn e Hasit, Vėrrinit, Opojės, Gorės…, tė ēarmatoste shqiptarėt dhe tė godiste pa mėshirė ēdo rezistencė tė tyre.1
Nė repartet ushtarake pėr pushtimin e Lumės u angazhuan rreth 16 mijė trupa, pasi sipas tė dhėnave tė komandės serbe, pa “pėruljen e Lumės” dhe zotrimin e brigjeve tė Drinit nuk mund tė realizoheshin planet strategjike tė proklamuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit.

Pėr kėtė qėllim gjenerali Jankoviq, iu drejtua popullit tė Lumės me njė letėr ku kėrkonte tė plotėsohen kėto kėrkesa:
1. Qė paria, hoxhallarėt dhe tė pasurit tė vijnė nė bisedime pa armė;
2. Paria tė garantojė dorėzimin e pushkėve nga fshatrat e veta, nėse duan tė jetojnė nė ”rehati” me ne, e ky ėshtė kushti kryesor;
3. T“i ēarmatosin shqiptarėt e ardhur nga Kosova, llapjanėt, hasjanėt, prizrenasit, dukagjinasit etj, tė cilėt ndodhen nė mesin e tyre dhe ata qė kanė luftuar kundėr nesh;
4. Ta dorėzojnė, ose sė paku tė tregojnė ku ndodhet Isa Boletini, ta dorėzojnė Ramadan Zaskocin, Riza Beun, Islam Spahiun nga Kolesjani dhe Bajram Daklanin;
5. Qė parija t“i prijė ushtrisė serbe dhe tė informojnė pėr lėvizjen e rezistencės pėrreth, dhe
6. Qė ēdo fshatė t“i japė nga 5 vet peng e tė qėndrojnė nė Prizren, qė tė jemi mė tė sigurt. Nėse kėto kushte nuk plotėsohen, tėrė pasuria dhe fshatrat kanė pėr t“u bombarduar.2
Kėto kushte ultimative nė asnjė mėnyrė s“u pranuan nga populli dhe paria e Lumės dhe trevat tjera pėrreth, andaj si rrjedhim soldateska serbe nisi operacionet ushtarake pėr pushtimin e Lumės dhe tė krahinave tjera pėrreth.
Qėndresa shqiptare pėrballė operacioneve pushtuese serbe

Pėrballė operacioneve pushtuese tė ushtrisė serbe, u gjendėn mijėra luftėtarė shqiptarė tė krahinave tė Lumės, Hasit, Vėrrinit, Opojės e Gorės, si dhe tė atyre qė ishin tėrhequr nga thellėsitė e Kosovės, pas pushtimit tė saj. Me kėtė rast malet e larta tė Pashtrikut, ( ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malėsia e Gjakovės), si dhe degėzimet natyrore tė Sharrit - /(malet e Gjalicės (Pikllimės) dhe tė Koretnikut, matanė Drinit tė Bardhė), ku gravitojnė fshatrat e trevės sė Vėrrinit, tė Opojės dhe tė Gorės/, nga fortesa natyrore u shndėrruan nė fortesa lufte.

Njė pamje nga rrafshi i Opojės, Koretniku/ Pashtriku.

Duke pas parasysh kėto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan nė vijėn frontale: Malėsia e Gjakovės (Qafa e Morinės - Qafa e Prushit) - Has (Planej-Gorozhup) - Qafa e Zhurit - Vėrri (Billushė - Jeshkovė - Lybeqevė - Lez) - Sharr (pjerrėsit perėndimore tė “Gurit tė Zi” - Opojė (Gryka e Llapushnikut.)
Nė organizimin e qėndresės shqiptare u shquan krerėt:
- Ramadan Zaskoci,
- Ramadan Ēejku,
- Qazim Lika,
- Islam e Sali Spahia,
- Hoxhė Mehmeti,
- Osman Lita,
- Cen Daci,
- Bajram Gjana,
- Dervish e Nezir Bajraktari,
- Myftar Nika,
- Nexhip agė Bilali,
- Sylė Elezi,
- Ahmet Ilaz Qehaja,
- Jemin Gjana tė gjithė nga Luma,
- Elez Isufi,
- Cuf Xhelili e
- Xhafer Doda nga Dibra,
- Bajram Curri nė Malėsi tė Gjakovės,
- Rexhė Ali Bajraktari nga Hasi,
- sheh Hasani nga Prizreni,
- Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojės,
- Kapllan Opoja,
- Nail Hyseni - Dani i Rapēės sė Gorės,
- Esat Berisha,
- Abdyl Osmani,
- Arif Krusha e shumė tė tjerė.3
Qendrat komanduese tė luftės u vendosėn:
1. Nė Llapushnik (Brezne) tė Opojės, nė krye me Qazim Likėn;
2. Nė Krumė tė Hasit, nė krye me Rexhė Ali Bajraktarin; dhe
3. Kėshilli Qėndror i Luftės nė krye me Ramadan Zaskocin u vendos nė Qafė tė Kolesjanit, nė majėn e quajtur Tabe, nga ku shihej qartė Rrafshi i Lumės.

Njė pamjen nga Qafa e Kolesjanit.

Pėr tė mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, pėrgjatė Drinit tė Bardhė, kėshilli i luftės, organizoi me kohė prita nė fshfilluan operacionet e armatės III serbe nė drejtim tė Lumės.atrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit... Prita tė tilla u ngritėn edhe nė brigjet perėndimore tė Drinit tė Zi si: nė Kolsh, Mamėz, Surroj, Tejdrinė...4 Nė kėto pozicione ishin forcat mbrojtėse shqiptare, kur mė 9 e 10 nėntor 1912
__________________
Thuaje tė pa shkruarėn,shkruaj tė pa thėnėn!

Toleranca, ka kuptimin e pėrafėrt me durimin. (Dilaver Kosova)
sherri Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė