Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-06, 20:57   #12
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fjalimi vjetor i Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova para Kuvendit tė Kosovės mė 22 janar 2004

(TN) - Prishtinė, 22 janar 2004 - Po e japim fjalimin e plotė tė Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, tė cilin e mbajti sot, mė 22 janar 2004, para Kuvendit tė Kosovės.

- Ndihem shumė i nderuar qė kam mundėsi tė bėjė kėtė Fjalim Vjetor para Kuvendit tė Kosovės, kėtij institucioni tė lartė tė vendit tonė.

Nė fillim dėshiroj t'Ju njoftoj se kam vendosur qė Fjalimi Vjetor i Presidentit tė Kosovės tė mbahet ēdo vit nė formė tradicionale tė enjten e parafundit tė janarit.

Fjalimi i Presidentit do tė bėhet nė formė solemne nė frymė tė vlerėsimit tė gjendjes dhe tė vizionit pėr kombin nė fillim tė vitit.


Zonja dhe Zotėrinj,

Nė kėto katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Mund tė themi se kėto ishin vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė. Ndėrsa sot, pas afėr dy vjetėsh tė ndėrtimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės, do thėnė se kėto institucione kanė funksionuar me sukses.

Kjo ishte njė periudhė e konsolidimit tė institucioneve nacionale tė Kosovės. Me kėtė rast do tė veēoja punėn e Kuvendit tė Kosovės, i cili ka miratuar me dhjetėra ligje sistemore bazike dhe ligje tė tjera si dhe rezoluta e deklarata tė ndryshme nė interes tė qytetarėve tė vendit tonė. Mendoj se gjatė kėsaj kohe Kuvendi i Kosovės ka kultivuar frymėn dhe funksionimin demokratik tė institucionit.

Po ashtu edhe Qeveria me tė gjitha ministritė ka funksionuar mirė dhe ka arritur tė jetė njė ekzekutiv i qėndrueshėm. Presidenti i Kosovės ėshtė kujdesur pėr funksionimin e institucioneve dhe i ka ndihmuar ato me ide e propozime dhe ka luajtur rolin reprezentativ tė popullit dhe tė gjithė qytetarėve nė vend dhe jashtė. Prioritet kryesor ka qenė ruajtja dhe forcimi i stabilitetit politik dhe shtetėror tė vendit. Mund tė themi se kemi fituar njė pėrvojė tė mirė nė funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe reprezentativ si dhe tė vendosjes sė shtetit ligjor.

Do pėrmendim kėtu edhe funksionimin e mirė tė pushtetit lokal tė vendit, qė gjithnjė e mė shumė po forcohet, e qė ka gėzuar pėrkrahjen tonė.


Deputetė tė nderuar,

Nė planin ekonomik Kosova ka pasur progres. Ėshtė forcuar sektori privat nė tė gjitha fushat, qė sot pėrbėn gjysmėn e ekonomisė. Gjatė kėsaj kohe kosovarėt kanė treguar shpirtin e tyre ndėrmarrės dhe dinamik. Element me rėndėsi ėshtė edhe buxheti i Kosovės, qė mblidhet nga tė ardhurat vetanake, ēfarė tregon se Kosova ėshtė nė gjendje tė funksionojė si shtet. Euro ka ndikuar nė stabilitetin monetar dhe ekonomik. Qė dy vjet kemi pasur suficit qė do ta pėrdorim nė mėnyrė racionale.

Herave tė tjera duhet tė kujdesemi qė buxheti tė realizohet me kohė, sepse paraja e shpenzuar nė kohėn e duhur, ka vlerėn mė tė madhe. Segment me rėndėsi nė fushėn financiare ėshtė konsolidimi i bankave nė sektorin privat, tė cilat duhet tė lidhen me bankat ndėrkombėtare dhe tė ndihmojnė ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt pėrmes kredive tė ndryshme pėr prodhim. Do tė bėjmė mė shumė nė stimulimin e eksportit tė prodhimeve kosovare nė tregjet ndėrkombėtare dhe t'i zvogėlojmė barrierat e ndryshme, qė e pengojnė kėtė veprimtari.

Nė masė tė madhe ėshtė pėrmirėsuar infrastruktura e pėrgjithshme dhe infrastruktura rrugore nacionale e lokale, ku do tė realizohen projekte tė rėndėsishme, si pjesa kosovare e Autostradės Prishtinė - Durrės qė ka edhe karakter ndėrkombėtar. Edhe trafiku ajror i Kosovės ka pasur sukses nga kompanitė e ndryshme, e sidomos me themelimin e kompanisė ajrore kosovare dhe me modernizimin e aeroportit tė Prishtinės dhe sė shpejti tė aeroportit tė Gjakovės. Nė fushėn e telekomunikacionit ka pasur progres nė telefoninė mobile e fikse dhe tash po hyjmė nė fazėn e konkurrencės. Do tė forcohet sistemi i internetit.


Zonja dhe Zotėrinj,

Gjatė kėsaj kohe ėshtė forcuar siguria publike. Policia e Kosovės sot ka njė kontigjent tė qėndrueshėm, qė duhet tė specializohet pėr detyra tė ndryshme. Trupat mbrojtėse tė Kosovės kanė arritur fazėn e organizimit dhe do tė kenė pėrkrahjen tonė nė konsolidimin dhe profesionalizimin e tyre, qė tė jenė forcė e aftėsuar pėr detyrat e veta dhe forcė mbrojtėse nė tė ardhmen.

Nė fushėn e arsimit po realizohet procesi i reformave, qė tė kemi njė arsim kompatibil me zhvillimet ekonomike dhe demokratike tė vendit. Do tė angazhohemi pėr njė kompjuterizim tė shkollave, qė ēdo fėmijė tė ketė qasje dhe tė mėsojė gjuhėn angleze qė po bėhet gjuhė e dytė nė Kosovė.

Shėndetėsia gjendet nė etapėn e reformimit dhe do tė ndihmojmė qė kjo fushė e rėndėsishme tė stimulohet dhe do tė bėjmė pėrpjekje pėr vendosjen e mjekėsisė sė lartė. Edhe farmaceutika kosovare ka arritur qė tė anėtarėsohet nė kėtė fushė ndėrkombėtare.

Ēėshtjet sociale kanė qenė preokupim pėr kujdesin ndaj grupeve tė caktuara sociale pėr punėsimin e tyre dhe ndihma. Ne duhet tė shikojmė mundėsitė e konsolidimit tė Fondit tė pensioneve e tė invalidėve tė punės e tė luftės.

Sektori i bujqėsisė ka pasur pėrparime dhe do tė angazhohemi pėr stimulimin dhe subvencionimin e projekteve nė kėtė degė, siē veprohet nė BE dhe nė SHBA si dhe nė vende tė tjera. Kosova ka njė tokė fertile, qė ėshtė nė gjendje tė ushqejė popullin e vet.

Nė fushėn e mbrojtjes sė ambientit ka pasur njė kujdes tė shtuar dhe duhet tė bėjmė pėrpjekje pėr hartimin e planeve hapėsinore nga komunat pėr tė gjitha qytetet dhe vendbanimet nė harmoni me planin global hapsinor tė vendit tonė, qė ėshtė nė pėrgatitje e sipėr.

Gjatė kėtyre viteve ėshtė punuar nė fushėn e sportit, po duhet tė angazhohemi mė shumė nė ndėrtimin e infrastrukturės sportive dhe tė kultivohet fryma e garės dhe e miqėsisė midis tė rinjve. Do theksuar se disa federata sportive janė anėtarėsuar nė federatat ndėrkombėtare, si sukses i punės sė tyre.

Nė fushėn e kulturės kemi pasur pėrparime tė qėndrueshme dhe do tė bėjmė mė shumė pėr financimin e kėtij segmenti me vlerė tė vendit tonė dhe afirmimit tė kėtyre vlerave kosovare nė botė.

Kujdes tė veēantė kemi pasur dhe mė shumė do tė kemi pėr diasporėn kosovare nė SHBA dhe nė Europė, qė t'i ndihmojmė nė fushėn e komunikimit me atdheun dhe t'u ofrojmė mundėsi pėr investime nė Kosovė, qė tashmė disa i kanė filluar me sukses.

Nė mėnyrė tė veēantė do tė theksoja se gjatė kėsaj periudhe ėshtė forcuar mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.


Tė nderuar deputetė,

Viti nė tė cilin kemi hyrė do tė jetė vit i progresit mė tė madh tė Kosovės nė tė gjitha fushat, sepse kemi krijuar njė bazė tė mirė tė zhvillimit. Institucionet e Kosovės do tė koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e vendit tonė, qė duhet tė krijojnė familje tė reja.

Nė do t'i kushtojmė mė shumė vėmendje zgjidhjes sė problemit energjetik qė ėshtė element kyē pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Duhet tė shikojmė mundėsinė e koncesioneve, qė besojmė sė shpejti ky Kuvend do tė miratojė Ligjin pėr Koncesione qė do tė hapė perspektiva tė reja. Ne duhet tė mendojmė edhe pėr forma tė tjera tė energjisė alternative.

Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė tė punojmė nė integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės dhe nė garantimin dhe mbrojtjen e tyre. Njėherėsh e dėshirojmė njė vullnet mė tė madh tė minoriteteve pėr integrim nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.


Zonja dhe Zotėrinj,

Njė kujdes tė veēantė do tė kemi pėr mundėsitė e pėrfaqėsimit tė Kosovės, pėrmes hapjes sė zyrave nė botėn e jashtme apo formave tė tjera. Nė vitin 2002 kemi bėrė njė hap nė kėtė plan me emėrimin e mikut tė madh tė Kosovės Senatorit Dole Ambasador nderi tė Kosovės nė SHBA. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr Kosovėn nė kėtė fazė tė zhvillimit. Ne do tė kėrkojmė njė liberalizim tė vizave, sidomos pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės me vendet e BE dhe me SHBA.

Njė veprim tė pėrbashkėt do tė bėjmė me UNMIK-un rreth bartjes sė kompetencave, me qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė institucioneve tė Kosovės. Ky ėshtė njė proces qė duhet ta zhvillojmė sė bashku.


Zonja dhe Zotėrinj,

Njė element tjetėr me rėndėsi do tė jetė puna nė vlerėsimin e standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė atyre qė do t'i pėrmbushim nė bashkėpunim me UNMIK-un, OSBE-nė dhe me KFOR-in. Ne mendojmė se kėto standarde janė nė tė mirė tė zhvillimit dhe tė prosperitetit tė vendit tonė, e jo punė e nisur prej fillimit, sepse tė gjithė e kemi pranuar se Kosova ka pasur progres, tė cilin duhet fuqizuar.


Deputetė tė nderuar,

Njėherėsh ne do tė punojmė dhe insistojmė nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila gjė do tė shpejtonte dhe stabilizonte proceset e brendshme ekonomike e demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės.

Njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA qė ėshtė vullnet politik i popullit dhe i qytetarėve. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira me fqinjtė e vendit tonė dhe t'i pėrparojmė ato, ēfarė ėshtė politikė nacionale e Kosovės.


Tė nderuar deputetė,

Nė vjeshtė na presin zgjedhjet e dyta nacionale tė Kosovės sė lirė. Ne jemi tė bindur se do tė kemi zgjedhje tė mira e tė qeta, sepse tash kemi njė eksperiencė tė mirė nė kėtė plan. Tė gjithė duhet tė kontribuojmė nė kėtė drejtim. Kosova e ka dhėnė tashmė kėtė provim. Do thėnė se Kosova po hyn nė fazėn e njė vendi normal dhe ėshtė e gatshme t'i pranojė obligimet ndėrkombėtare.


Zonja dhe Zotėrinj,

Do tė shikojmė tė gjitha mundėsitė e angazhimit tonė nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve.
Njėherėsh sot i kujtojmė me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė.


Zonja dhe Zotėrinj,

Me kėtė rast e pėrshėndesim Zotin Harri Holkeri dhe UNMIK-un, Ambasador Fieschin dhe OSBE-nė si dhe Gjeneralin Kammerhoff dhe NATO-KFOR-in, qė po bėjnė njė punė eksellente nė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės. Po ashtu pėrshėndesim Korin Diplomatik nė Kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė. Njėherėsh i pėrshėndesim institucionet ndėrkombėtare e financiare nė Prishtinė dhe donatorėt qė po e ndihmojnė Kosovėn.


Zonja dhe Zotėrinj,

Nga kjo Seancė Solemne e Kuvendit tė Kosovės i pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Chirac, Kancelarin Schröder dhe Kryeministrin Berlusconi qė vazhdimisht e pėrkrahin Kosovėn.

Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn.


I nderuari Kryetar Daci,

Nė fund tė kėtij Fjalimi dėshiroj t'Ju njoftoj se sė shpejti do tė fillojmė ndėrtimin e Pallatit Presidencial Shtėpisė sė Bardhė tė Kosovės dhe do t'Ju ftoj sė bashku me deputetėt e nderuar nė kėtė ceremoni solemne e tė rėndėsishme pėr vendin tonė.

Shpresoj se sė shpejti do tė takohemi nė pėrurimin e Sallės Solemne tė Kuvendit tė Kosovės, qė po i pėrfundon punimet kėto ditė dhe Ju deputet tė nderuar do tė keni mė shumė kushte pėr punė edhe mė tė suksesshme.

Zoti Ju bekoftė.
Zoti e bekoftė Kuvendin e Kosovės.
Zoti e bekoftė Kosovėn.
Ju falemnderit.

Dr. Ibrahim Rugova
President i Kosovės
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė