Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-06, 21:01   #13
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Intervistė me Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova

Besim Abazi
4 janar 2005
Zeri i Amerikes

Presidenti i Kosovės Ibrahim Rugova thotė nė njė intervistė pėr “Zėrin e Amerikės” se viti 2005 duhet tė jetė periudhė e pėrmbylljes sė procesit tė pavarėsimit tė Kosovės. Duke e cilėsuar dialogun me Beogradin si shumė tė vėshtirė, presidenti Rugova thotė se pavarėsia e Kosovės veē tė tjerash do tė mundėsonte edhe integrimin e plotė tė komunitetit serb. Nė intervistėn dhėnė korrespondentit tonė nė Prishtinė, Besim Abazi, ai shpreh besimin se institucionet qė u themeluan si pjesė e marrėveshjes pas zgjedhjeve tė nėntorit tė vitit tė kaluar, do tė jenė nė gjendje tė pėrmbushin standardet e pėrcaktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare deri nė mesin e vitit 2005.

Zėri i Amerikės: Viti 2004 nuk ishte njė vit i lehtė pėr Kosovėn. Si i vlerėsoni ju zhvillimet politike gjatė kėtij viti nė Kosovė?

President Rugova: Zhvillimet politike dhe zhvillimet e pėrgjithshme ishin pozitive nė Kosovė. Ka vazhduar pėrparimi i filluar qė prej disa vitesh. Rezultat i kėtij viti janė edhe zgjedhjet kombėtare qė kemi mbajtur, tė cilat u zhvilluan nė njė atmosferė korrekte, demokratike dhe tė lira, dhe ėshtė me rėndėsi qė kėto zgjedhje u vlerėsuan pozitivisht edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare. Rezultat tjetėr ėshtė edhe zgjedhja e institucioneve tė reja nė parlamentin e Kosovės, sepse siē e dini ne nuk kemi zgjedhje tė drejtpėrdrejta tė presidentit dhe tė deputetėve, dhe shpresojmė qė herėn tjetėr do t’i kemi tė tilla. Ēdo vit ka vėshtirėsitė e veta, por ato i konsideroj mė shumė si vėshtirėsi tė zhvillimit dhe tė punės sesa si pengesa. Ne kemi pasur njė pėrparim tė mirė gjatė kėtij viti nė Kosovė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, siē thatė edhe ju, njė nga sukseset ishin zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti. Dhe fundi i vitit 2004 shėnoi edhe fillimin e punės sė institucioneve tė reja tė dala nga kėto zgjedhje, qė kanė mbi vete pėrgjegjėsinė pėr pėrmbushjen e standarteve qė do tė ēojnė nė zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės. A besoni ju se kjo pėrgjegjėsi do tė pėrmbushet deri nė mesin e vitit 2005, siē ėshtė pėrcaktuar edhe afati pėr vlerėsimin e tyre?

President Rugova: Do t’i pėrmbushim ato pjesė tė standarteve qė kanė mbetur, ato qė ne quajmė standarte prioritare, tė cilat janė siguria, stabiliteti, mbrojtja e minoriteteve, dhe njė element tjetėr qė ėshtė reforma e administratės nė Kosovė - njė proces qė duhet ta fillojmė dhe qė do tė zgjasė mė shumė, si nė tė gjitha vendet e tjera. Deri nga mesi i vitit 2005 do tė bėhet mė shumė vlerėsimi i standarteve qė kemi plotėsuar, sepse ne nuk mund tė krahasohemi me standartet qė u vihen vendeve mė tė zhvilluara, vendeve me pavarėsi tė njohur etj., megjithatė unė mė shumė do tė pėrqendrohem tek vlerėsimi i standarteve, sepse deri me rastin e zgjedhjeve tė kėtij viti, ne nuk kemi pasur njė vlerėsim tė progresit tė proceseve nė Kosovė. Kėtė tani e bėri zoti Petersen nė Kėshillin e Sigurimit, ku dha njė vlerėsim teknik tė standarteve, tė pėrparimit nė Kosovė, qė ėshtė njė hap i mirė. Por gjithsesi, ne jemi tė aftė t’i realizojmė kėto dhe t’i vlerėsojmė sė bashku me bashkėsinė ndėrkombėtare.

Zėri i Amerikės: Zoti president, njė pjesė e mirė e kėtyre standarteve ndėrlidhet me gjendjen e pakicave nė Kosovė. Nė kėtė kuadėr, cili mund tė jetė ndikimi i bojkotimit tė mundshėm tė pėrfaqėsuesve tė komunitetit serb nė institucionet e Kosovės, dhe sa mund tė pengojė pėrmbushjen e kėtyre standarteve?

President Rugova: Pakicat dhe grupet e tjera etnike kanė pranuar tė integrohen nė Kosovė ndėrsa pėr serbėt kjo ėshtė njė ēėshtje tjetėr, sepse ata akoma jetojnė me logjikėn e vjetėr se nuk ka ndodhur asgjė, manipulohen nga Beogradi, megjithėse njė pjesė dėshirojnė tė integrohen, por kanė frikė. Pra nė kėtė kontektst, pavarėsia do ta zgjidhte edhe kėtė problem. Ne do tė bėjmė ēmos si institucione qė t’ua ofrojmė tė gjitha shanset qė ata tė integrohen. Dhe tė mos harrojmė se serbėt kanė vendet e rezervuara nė parlamentin e Kosovės sikurse minoritetet e tjera, tani kanė edhe zėvendėsministėr. Pra ne, nga ana jonė si shtet, si shoqėri i kemi kryer detyrimet tona. Ata, nė vendet e tyre ku jetojnė, kanė buxhet tė veēantė, shkolla, ambulanca dhe ne po punojmė edhe pėr lirinė e qarkullimit. Mospjesėmarrja e tyre nuk do ta pengojė procesin e pėrmbushjes sė standarteve, sepse ne duhet tė shikojmė interesat e shumicės sė popullatės sė Kosovės, shumicės sė qytetarėve, dhe natyrisht duke ecur pėrpara nė kėtė fushė, do tė ketė avancim edhe pėr minoritetet dhe minoritetin serb. Pra ne nuk mund ta bllokojmė shumicėn e popullit tė Kosovės.

Zėri i Amerikės: Zoti president, si pjesė e standarteve ėshtė pėrmendur edhe dialogu me Beogradin. Si e shihni ju tė ardhmen e kėtij standarti apo kėtij dialogu?

President Rugova: Ėshtė shumė e vėshtirė. Ne kemi provuar tė bisedojmė gjatė kėtyre dy viteve pėr ēėshtje teknike dhe ėshtė e vėshtirė tė zhvillohet dialog me Beogradin, sepse ato kanė pretendime tė tjera dhe akoma nuk janė liruar nga interesat e tyre pėr Kosovėn dhe ata akoma nuk e kuptojnė se qė nga viti 1999 Kosova ėshtė ndryshe. Mė lehtė do tė ishte tė bisedonim me Beogradin kur tė njihet pavarėsia e Kosovės. Megjithėse ne do tė provojmė; unė mendoj se ėshtė shumė vėshtirė tė bisedohet me Beogradin edhe pėr ēėshtjet mė tė vogla, sepse ata janė shumė tė ngarkuar me ēėshtjet e sė kaluarės sė keqe.

Zėri i Amerikės: Kjo vėshtirėsi, a e bėn edhe mė tė rėndė procesin e zgjidhjes sė statusit politik tė Kosovės?

President Rugova: Jo. Janė dy rrugė pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės: njohja e drejtpėrdrejtė qė kėrkoj unė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe nga Bashkimi Europian, qė do tė ishte mė e mirė dhe qė ta pranonin edhe fqinjėt tanė, ndėr ta edhe Beogradi, meqenėse Beogradi nuk ka mė tė drejtė vetoje nė ēėshtjen e Kosovės; dhe rruga tjetėr ėshtė nėse bėhet njė takim i vogėl ndėrkombėtar, ku do tė merrnin pjesė faktorėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, OKB-ja dhe vendet fqinje, dhe ku do tė njihej pavarėsia e Kosovės nga tė gjithė. Megjithatė, unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejt qė ėshtė mė e shėndetshme dhe mė e mirė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, tė kthehemi tek zhvillimet e brendshme. Nė tė kaluarėn ju jeni angazhuar pėr njė formė tė qeverisjes me pozitė dhe opozitė. Si e vlerėsoni ju fillimin e punės sė institucioneve tė reja me kėtė formė deri tani tė paprovuar shumė nė Kosovė, pra edhe me njė opozitė nė parlament?

President Rugova: Mund tė them se si fillim gjėrat kanė rrjedhur mirė. Ėshtė bėrė transferimi i pushtetit nga qeveria e mėparshme tek qeveria e re, janė zgjedhur ministrat e rinj dhe ministritė e reja dhe ky ėshtė njė fillim i mbarė i punės. Ne deri tani, siē e dini, kemi pasur njė marrėveshje tė gjerė pėr qeverinė qė ka funksionuar gjatė mandatit tė kaluar 3-vjeēar, ku janė vėnė bazat e institucioneve, ndėrsa tani ėshtė pozitive qė tė punojmė pėr qeverinė me pozitėn dhe opozitėn, sepse kjo do tė jetė mė efikase dhe ne jemi nė njė fazė qė pėrpiqemi tė jemi mė efikasė nė zhvillimin e pėrgjithshėm tė Kosovės. Pra si ēdo vend demokratik, qeveria dhe institucionet do tė punojnė, dhe opozita do tė kritikojė me argumente etj., nė mėnyrė qė tė mos bien nė gjumė ata qė udhėheqin. Megjithatė duhet tė kemi kujdes qė tė bashkėpunojmė nė pikat kyēe tė interesave kombėtare, dhe kėtė e kemi bėrė pėr shembull pėr pavarėsinė dhe zhvillime tė pėrgjithshme nė ēėshtje tė tjera si ēdo sistem demokratik.


Zėri i Amerikės: Ekzistenca e opozitės nėnkupton edhe ashpėrsimin e gjuhės politike. Meqė demokracia nė Kosovė ėshtė ende nė njė fazė tė brishtė, a keni shqetėsim se ajo mund tė dėmtohet nga njė ashpėrsim i gjuhės politike?

President Rugova: Varet nga tė dy palėt; por nė pėrgjithėsi ne kosovarėt nuk kemi ndonjė gjuhė tė ashpėr dhe gjithsesi edhe ashpėrsimi i gjuhės do tė thotė qė punėt tė ecin mė mirė. Unė mendoj se nga ana ime si president i Kosovės dhe institucionet e tjera nuk do tė kemi situata konfliktuoze dhe do tė shohim sa mund tė gjejmė njė gjuhė tė pėrbashkėt pėr ēėshtjet e pėrgjithshme. Megjithatė, mendoj se do tė shkojmė mirė.

Zėri i Amerikės: Zoti president, pas themelimit tė koalicionit qeveritar ėshtė folur shumė se ai mund tė jetė i lėndueshėm edhe pėr shkak tė marrėdhėnieve me Gjykatėn e Hagės duke iu referuar mė shumė intervistimit tė kryeministrit Ramush Haradinaj nga ana e hetuesve tė kėsaj gjykate. Cili ėshtė komenti juaj?

President Rugova: Ka pasur mendime tė ndryshme, spekulime tė ndryshme, por bazė ligjore dhe kushtetuese nuk ka pėr tė penguar zotin Haradinaj tė jetė kryeministėr i Kosovės, do tė thotė as nga kushtetuta e Kosovės apo nga korniza tė tjera ligjore. Siē e dini ai ka bashkėpunuar me gjykatėn gjatė intervistimit, pra ėshtė njė proces ligjor dhe plotėsisht demokratik, dhe ky do tė vazhdojė.

Zėri i Amerikės: Ēfarė prisni nga viti 2005 pėr Kosovėn?

President Rugova: Tė njihet pavarėsia sa mė shpejt, gjė qė do tė qetėsonte popullin e Kosovės dhe do tė hapte prespektiva tė reja pėr zhvillimin ekonomik, demokratik dhe pėr njė stabilitet tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Ne kemi ecur shumė shpejt gjatė kėtyre 5 viteve dhe pavarėsia do tė hapte prespektiva tė reja dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė botės apo Europės. Ne kemi biseduar, dhe ka ardhur faza kur duhet tė marrim kredi dhe garantim tė investimeve, dhe me njohjen e pavarėsisė do tė kishim mė shumė mundėsi, pasi shumė institucione ndėrkombėtare thonė se ēėshtja e njohjes sė pavarėsisė i pengon kėto procese. Pra, dėshiroj qė nė vitin 2005 kjo tė realizohet.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė