Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-13, 17:50   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Punė, punė ...

Punėsim nė Katar apo...?



Shkruan Kaltrina Pajaziti

Derisa po shėtisja vėrdallė nėpėr tituj tė portaleve, sytė mė kapėn njė titull qė ishte pak mė ndryshe nga ata qė po lexoja deri atėherė. Njė portal nga Ballkani shkruante nė lidhje me disa marrėveshje shtetėrore bilaterale qė po bėnte Maqedonia dhe Bosnja me Katarin, vendin e parajsės pėr ata tė cilėt kanė humbur rrugėn nė ferr. Sipas disa portaleve dhe blogjeve tė ndryshme, gjendja e femrave tė cilat qeveritė e tyre po i dėrgojnė nė Katar pėr punė sezonale, ėshtė e mjerueshme. Ambasada e Indonezisė dhe Filipineve tregon se ēdo ditė nė dyert e sajė trokasin 3-4 raste pėr tė kėrkuar ndihmė nga keqtrajtimi qė iu bėhet kėtyre femrave. Dhuna seksuale, deprivimi nga ushqimi dhe sjelljet ēnjerėzore janė disa nga problemet qė trajtojnė kėto portale.

Nuk ka se si tė mos tmerrohesh, kur lexon me shumė mburrje fjalėt e Fatmir Shurdhit nga Ministria e Punės nė lidhje me paralelet qė ai tėrheq pėr projektin e tyre qė janė nė finalizim e sipėr tė “misionit tė pamundur” pėr tė ulur papunėsinė nė Kosovė.

Prostitucioni ėshtė njė veprimtari pėr tė cilėn shumė femra janė tė shtyra tė kryejnė si rezultat I gjendjes sė tyre sociale, apo kur ato manipulohen nga tė dashurit e tyre me premtimin se kjo punė do tė jetė afatshkurtėr. Kur njė gjė e tillė bėhet nė mėnyrė shtetėrore, duke iu premtuar njerėzve se ky lloj punėsimi sezonal qenka i mirėpritur dhe se gjithēka do tė shkojė nė procedura tė rregullta duke shpallur konkurse e ēka jo, tė bėn tė tmerrohesh.

Ėshtė shumė e lehtė t’ju hedhėsh hi syve popullit, kur zyrtarėt bėjnė krahasime se gjoja programi I Katarit ėshtė njėlloj si ai i Gjermanisė, sepse edhe Gjermania po kėrkon punėtorė sezonal. Sipas disa gjasave, disa nga pushtetarėt tanė kanė munguar nė orėn e gjeografisė kur harta e botės ishte shpjeguar. Gjermania dhe Katari jo vetėm se janė nė pozita tė ndryshme gjeografike, por mentaliteti, ligjet dhe tė drejtat njerėzore ndryshojnė thelbėsisht. Tėrheqja e paraleleve tė tilla ėshtė e rrezikshme.

Mjafton tė ndash vetėm 30 minuta nga koha jote dhe tė lexosh se cfarė shkruhet pėr abuzimin e “shtėpiakeve” nė Katar. Sipas kėtyre portaleve, blogjeve dhe gazetave elektronike, ky ėshtė njė problem nė rritje e sipėr dhe qeveritė e vendeve tė cilat kanė nėnshkruar kėto marrėveshje, kanė pak - pėr tė mos thėnė hiē - mundėsi mbrojtje tė individėve tė cilėt pėrfundojnė si “mish i shitur” pėr shtėpitė luksoze tė “parajsės ferr”.

Nėse kjo marrėveshje, qė ėshtė nė proces tė finalizimit mes Kosovės dhe Katarit ėshtė analizuar dhe dihet se ēfarė i pret kėta individ kur tė arrijnė nė Katar, atėherė unė nuk mund tė them asgjė tjetėr pėrveē se personat tė cilėt avokojnė pėr njė gjė tė tillė duhet tė kenė mendimin kriminal shumė tė zhvilluar, qė tė bėnė tė frikohesh nga monstrumiteti i tė menduarit tė tillė.

Nėse mund tė besohet se Qeveria e Kosovės nuk ka dijeni pėr njė gjė tė tillė, atėherė unė do tė thosha qė ndoshta do tė ishte mirė qė para se tė nėnshkruheshin marrėveshje tė tilla, tė analizoheshin rrethanat dhe jo vetėm tė bazoheshin nė atė se ēfarė ėshtė e shkruar nė ligje.

Nėpėr disa vende tė botės ligji dhe realitet kundrejt respektimit tė ligjit janė dy bota tė ndryshme. Ligji i punės i shtetit tė Katarit nuk aplikohet pėr punėtorėt tė cilėt punojnė si “shtėpiake”, pasi qė ato konsiderohen si pjesė e familjes, atėherė si mund tė mbrojė Kosova kėto femra nga dhunimi, keqtrajtimi etj.?

Sipas rrėfimeve tė femrave tė cilat ishin pre e iluzionit qė po shkonin tė gjenin njė punė sezonale, atyre nė momentin e arritjes iu merren dokumentet identifikuese; nuk kanė tė drejtė qė tė kenė llogari bankare; janė tė deprivuara nga ushqimi dhe shpesh pėrfundojnė tė dhunuara ose tė vdekura. Sipas ligjit shtetėror tė Katarit, tė gjithė ata tė cilėt duan tė dalin nga shteti (Katari) duhet tė posedojnė njė vizė dalėse (Exit Visa) pėr tė cilėn duhet tė aplikojė punėdhėnėsi.

Njė legjislacion tė tillė Human Rights Watch, nė maj tė kėtij viti ka kėrkuar qė tė eliminohet pasi paraqet njė nga mundėsitė e abuzimit me njerėz. Nė anėn tjetėr, nė raportin “Trafficking in Persons” (2008) tė Departamentit amerikan tė Shtetit, theksohet se qindra-mijėra individė kryesisht nga Azia dhe Afrika, hynė nė zinxhirin e “skllavėrisė moderne”, nė mėnyrė vullnetare, pasi ju premtohen paga tė majme, e tė cilėt (individėt) pastaj dhunohen dhe janė tė shtyrė me forcė qė tė punojnė nėpėr shtėpi tė ndryshme nė kėtė shtet. Sipas Human Rights Watch, personat jo shtetas tė Katarit pėrbėjnė 85 pėr qind tė fuqisė punėtore nė vend, tė cilėt shpesh ballafaqohen me dhunime, mos pagesa, mbajtje nė vend kundėr dėshirės sė tyre etj.

Shtetet nė botė mundohen qė tė mbrojnė qytetarėt e tyre nga ēdo lloj problemi qė mund tė kenė, kur ata gjinden jashtė vendit, duke aranzhuar edhe forcat mė elite nė misione pėr shpėtimin e tyre, ndėrsa Kosova duan qė tė nėnshkruajnė marrėveshje pėr eksploatimin e qytetarėve tė saj. Duke ditur se Kosova si shtet nuk ka as forcė e as reputacion tė ndihmojė ndonjėrin nga qytetarėt e saj nė raste tė tilla, tė paktėn duhet qė tė preventojnė mundėsinė e qytetarėve qė tė gjinden nė situata tė rrezikshme, e jo tė promovojnė atė. Ēfarė do tė bėnte Kosova nėse njė qytetar i saj mund tė pėrballej me problemin e njėjtė, siē po pėrballen shume femra nga Filipinet, ku kundrejt tyre bėhen abuzime nga mė ēnjerėzoret? Do ta bombardojė Katarin? Apo do tė dėrgojė njėsitė speciale nė ndihmė tė qytetarėve tė cilėt vet i ka dėrguar atje?

Shumė nga ne mund tė mendojmė se njė gjė e tillė (puna si shtėpiake nė Katar) mund tė jetė ėndėrr e mjerimit tonė nė tė cilin po kalojmė, e servuar mirė nga shteti i cili po bėn marrėveshje me njė qeveri tė vendit tjetėr, sepse nė parim shteti nuk mund tė mendojė keq pėr qytetarėt. Por, kur pushtetarėt hedhin zaret nė kurriz tė popullit pėr tė mbajtur njė kolltuk duke ulur papunėsinė nė vend nėpėrmjet “legalizimit” tė trafikimit njerėzor, s’tė le tjetėr tė mendosh veēse tė tė vije keq pėr vendin tėnd dhe dinjitetin e humbur nė kaos.

Qeveria e Kosovės duhet tė ndalojė nėnshkrimin e njė marrėveshje tė tille, si dhe ketė kujdes nė glorifikimin e marrėveshjeve tė tilla ku qytetarėt mund tė bėhen pjesė e zinxhirit tė fortė tė skllavėrisė moderne. Shteti ėshtė ai qė duhet tė mbrojė qytetarėt dhe jo tė trafikojė me ta.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė