Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-05, 17:21   #53
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pėr Miladinin, Enveri pushkatoi Anastas Lulon

Anastas Lula dhe Sadik Premtja kishin marrė pjesė nė mbledhjen e pėrfaqėsuesve tė grupeve komuniste nė Shqipėri pėr krijimin e PKSH-sė, qė u hap mė 4 nėntor 1941, nė ilegalitet tė plotė nė Tiranė. Nė kėtė mbledhje, ēdo grup pėrfaqėsohej nga pesė vetė. Grupin komunist tė Korēės e pėrfaqėsonte Koēo Tashko, Pilo Peristeri e tė tjerė, grupin komunist tė Shkodrės, Qemal Stafa, Vasil Shanto e tė tjerė. Lula dhe Premtja ishin pėrfaqėsues tė grupit tė tė rinjve. Nė mbledhje u diskutuan: raporte mbi veprimtarinė e ēdo grupi komunist nė Shqipėri, shkrirja e grupeve komuniste dhe krijimi i njė partie tė vetme komuniste shqiptare, pėrcaktimi i detyrave themelore tė partisė.

Qė nė fillim tė mbledhjes u vunė re njė varg divergjencash midis pėrfaqėsuesve tė grupeve tė ndryshme nė lidhje me ēėshtjet ideologjike, taktike dhe organizative tė partisė dhe u zgjodh KQ i pėrkohshėm. Nuk u futėn nė KQ tė PKSH-sė, Koēo Tashko, Anastas Lula, Sadik Premtja etj.
Pėrplasja e Miladinit me Lulėn dhe Premten.

Tė dy pėrfaqėsuesit e grupit komunist tė tė rinjve kishin kontradikta me Miladin Popoviēin, pasi ky i fundit shikohej nga Lula e Premtja si shovinist, nė lidhje me qėndrimin qė mbante pėr ēėshtjen e Kosovės.

Duke mos u pajtuar me mendimet e jugosllavit, Popoviē, kėta komunistė do tė viheshin mė pas nė shėnjestrėn e Enver Hoxhės. Menjėherė pasi mori fuqinė nė dorė, Hoxha iu kundėrvu gjoja pėr idetė e tyre trockiste. Kjo ėshtė qesharake, pasi edhe demonstratėn e 28 tetorit tė vitit 1941 e organizoi grupi i tė rinjve, i udhėhequr nga Anastas Lula dhe Sadik Premtja, ky i fundit mbajti dhe fjalimin e rastit.

Dėshmi tė gjalla, por edhe dokumente arkivore fajėsojnė pėr vrasjen e Ansatas Lulės, direkt Enver Hoxhėn. Nė dokumente tė arkivit, shkruhet se nė Konsultėn e Parė tė PKSH-sė u pėrjashtuan nga partia pėr fraksionizėm Anastas Lula e Sadik Premte, “tė cilėt kanė kėrkuar tė mos varen nga PK jugosllave”.

Mė pas, Enver Hoxha udhėzon Komitetin Qarkor tė PK sė Vlorės: “Partia duhet t’u fusė tmerrin armiqve. Pėr kėtė duhet kėsisoj: Xhepi (Sadik Premte) dhe Pali Terrova duhet tė pushkatohen pėrnjėherėsh si tradhtarė e fraksionistė tė betuar tė partisė e tė popullit. Njėkohėsisht tė arrestohen Vangjua (Neki Ymeraj, (komandant i ēetės partizane “Plakė” tė Vlorės) dhe Difi (Xhemil Ēakėrri) dhe nė qoftė se nuk mbajnė qėndrim tė mirė, tė pushkatohen”. (AQSH, F. 14, D. 2)

Mehmet Shehu u ngarkua nga Enver Hoxha tė vriste Anastas Lulėn, por ai e zvarriti disi, ndoshta meqė e kishte pasur shok nė shkollėn amerikane tė Fultzit. Atėherė u ngarkua njė tjetėr pėr ta ekzekutuar prapa shpine. Hysni Kapo ankohet pse ia ngarkuan Mehmet Shehut dhe jo atij nė Konferencėn e Labinotit, vrasjen e Sadik Premtes: “Pėr vrasjen e Xhepit i kishin thėnė pėrgjysmė Mehmetit dhe unė i pyeta nė Labinot e s’mė thanė gjė, kurse edhe pas konferencės, Mehmetit ia thanė e mua jo..

Sikur tė mė kishin thėnė, unė kisha mundėsi tė bėja mė shumė se Mehmeti… Fryma terroriste ishte si nė organizatat, ashtu edhe nė ushtri. Mendonim se kėshtu neve do tė zhduknim ata qė ishin jashtė frontit. Provė e terrorizmit ėshtė pėrveē tė tjerave, ajo e shokut Xhindi. Po ta shikonim mirė ēėshtjen, ishte vrarė pėr hiē gjė. Kėtė shpirt e ka futur Dushani, qė na fliste me simpati pėr njė frymė tė tillė…”.

Vendimi i parė qė mori Enver Hoxha menjėherė sapo u bė i fuqishėm, ishte pėrjashtimi i Anastas Lulės dhe Sadik Premtes nga Komiteti Qendror i PKSH-sė. Por ai nuk u mjaftua me kaq, pasi urdhėroi eliminimin e tyre. Dokumentet tregojnė se ekzekutimin e Lulės nė mars tė vitit 1943 e ka bėrė ēeta e drejtuar nga Ramiz Aranitasi.

Ekzekutimi i Lulės u bė nė Gllavė. Preteksti ishte absurd, “deviator i vijės sė partisė, dezertor dhe bashkėpunėtor me okupatorin”. Menjėherė pas pushkatimit tė Anastas Lulės, Enver Hoxha urdhėroi tė veprohej njėsoj, pra tė eliminohej edhe Sadik Premtja. Ky i fundit e kuptoi grackėn qė i kishin ngritur nė zonėn e Vlorės dhe u la “pendėt” partizanėve. U fsheh dhe mė pas u largua jashtė shteti deri sa vdiq nė Francė.

Tirana Observer
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė