Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-05-07, 23:34   #8
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

1. Ėshtė vendosur tė ndėrtohet termocentrali Kosova C – 2.100MW para se tė bėhen studime dhe analiza ekonomike, sociale dhe, nė rend tė parė, ekologjike nė rajonin ku do tė ndėrtohet. Thuhet se “mė vonė do ta studiojmė dhe analizojmė” nėse ndėrtimi i termocentraleve do tė jetė i rrezikshėm pėr shėndetin e popullatės, pėrftues pėr ekonominė dhe i menaxhueshėm nė aspektin social.

2. Vendimi pėr tė ndėrtuar termocentralin e ri me investim ekskluziv tė operatorit tė jashtėm ėshtė nė kundėrshtim me strategjinė e aprovuar nga Kuvendi i Kosovės. Janė dy ēėshtje qenėsore qė kundėrshtojnė vendimin e Kuvendit: i) do tė ndėrtohet mė shumė se dyfishi i kapacitetit tė paraparė me Strategji dhe ii) e tėra do tė bėhet pa investime tė pėrbashkėta, por vetėm me mjete tė investitorit tė jashtėm.

3. Pretendohet se projekti ‘Kosova C’ ėshtė duke u diskutuar publikisht, nė ndėrkohė qė nuk ėshtė duke u pėrfillur asnjė rregull ndėrkombėtar qė e cakton pėrmbajtjen dhe mėnyrėn se si bėhet diskutimi publik pėr projekte tė tilla madhore.

4. Propagandohet se cilėsia e mjedisit pas ndėrtimit tė termocentralit Kosova C do tė jetė mė e mirė sesa qė ėshtė tani! Ėshtė evidente se termocentralet Kosova A, B dhe C do tė punojnė njė kohė relativisht tė gjatė sė bashku. Gjatė kėsaj periudhe ato do tė jenė tė vendosura shumė afėr njėra tjetrės, dhe nė kėtė mėnyrė do ta ndotin mjedisin me ”forca tė pėrbashkėta”.

5. Kosova ėshtė njė vend shumė i vogėl pėr tė absorbuar kapacitete tė mėdha eksploatuese dhe pėr tė ndėrtuar industri intensive pa e rrezikuar dukshėm mjedisin e saj jetėsor. Janė disa faktorė qenėsorė kufizues qė do tė pėrcaktojnė kahet dhe mundėsitė zhvillimore nė tė ardhmen: i) dendėsia e madhe e popullatės, ii) resurset e kufizuara ujore dhe iii) resurset gjithnjė e mė tė vogla tė tokės bujqėsore pėr banor.

6. Aktualisht termocentralet Kosova A dhe B janė ndotės enormė tė ajrit, sidomos nė pikėpamje tė pluhurit qė emetohet nga kėto termocentrale. Niveli i emisionit tė pluhurit nga tymtarėt e Kosova A ėshtė 40 herė mė i lartė sesa qė ėshtė pėrqendrimi maksimal i lejuar i me rregullativat e BE-sė, ndėrsa ai i emisionit nga Kosova B ėshtė 10 herė mė i lartė. Pavarėsisht nga teknologjitė e reja dhe ndotja mė e ulėt e ajrit qė do tė shkaktohej
nga Kosova C, situata e pėrgjithshme me cilėsinė e ajrit do tė pėrkeqėsohej edhe mė tej me ndėrtimin e kėtij termocentrali.

7. Ndotja enorme e lumit Sitnicė, si tė vetmit lumė ku derdhen jo vetėm ujėrat e ndotura tė termocentraleve por edhe tė objekteve tjera tė mėdha industriale (Trepēa dhe Ferronikeli), si dhe ujėrat e zeza urbane tė shumė vendbanimeve pėrreth tij, bėn qė ai praktikisht tė rezultojė nė njė kolektor tė hapur tė ujėrave tė ndotura. Ujėrat e ndotura qė do tė gjeneroheshin si pasojė e ndėrtimit tė termocentralit Kosova C dhe hapjes sė minierės sė re nuk kanė ku tjetėr tė derdhen pėrpos nė kėtė lum, gjė qė do ta pėrkeqėsojė edhe mė tej cilėsinė e tij.

8. Sipėrfaqe tė konsiderueshme tė tokės bujqėsore do tė zihen me hapjen e minierės sė re nė Fushėn e Sibovcit
- palosjen e shtresės sė zbuluar, formimin e deponive pėr vendosje tė hirit qė del pas djegies sė linjitit nė termocentrale, vendosjen e shiritave pėr transportimin e linjitit dhe tė hirit, dhe ndėrtimin e objekteve tė kompleksit tė termocentralit tė ri. Pėrveē kėsaj, ato do tė ndoten vazhdimisht, me shtrirje tė gjerė pėrreth nga pluhuri qė del nga tymtarėt si dhe nga deponitė pėrkatėse tė hirit. Sipėrfaqet e ndotura arrijnė deri nė 15% tė territorit tė pėrgjithshėm tė Kosovės.

9. Propagandohet se Kosova do bėhet fuqi eksportuese, gjė qė nuk qėndron. Pothuajse i tėrė profiti i krijuar me eksport tė rrymės do tė shkojė nė llogari tė kompanisė qė do tė investojė dhe do ta operojė kėtė termocentral. Ajo qė Kosova do tė ”eksportojė” ėshtė linjiti, i cili do tė jetė i vetmi produkt qė Kosova do ta shesė, edhe atė me njė ēmim shumė tė vogėl, nėse do tė realizohet projekti i qeverisė nė atė formė si ėshtė dhėnė. Propaganda tjetėr se se projekti ‘Kosova C’ ėshtė njė projekt kombėtar ėshtė po ashtu larg realitetit; ky projekt ka shumė mė shumė atribute ndėrkombėtare sesa kombėtare: i) do tė operohet nga kompania ndėrkombėtare,) profiti i realizuar nė pjesėn mė tė madhe do tė shkojė jashtė Kosovės, dhe ii) Kosova do tė ketė telashe ndėrkombėtare pėr t’iu pėrmbajtur normave mjedisore tė pėrcaktuara ndėrkombėtarisht.

10. Me hapjen e minierės sipėrfaqėsore nė Fushėn e Sibovcit dhe me ndėrtimin e termocentralit Kosova C, njė sipėrfaqe e madhe do t’i merret bujqėsisė, por edhe do tė zvogėlohet dukshėm hapėsira ku do tė mund tė zhvilloheshin vendbanimet ekzistuese. Kosova ka shumė pak hapėsirė tė lirė dhe ėshtė e varfėr pėr tė organizuar zhvendosje masive tė vendbanimeve nė zona tjera tė lira dhe tė pa rrezikuara. Shpėrngulja e vendbanimeve nuk mund tė bėhet shpejt nė vendet e revitalizuara, ku mė parė kanė qenė deponitė e hirit apo tė djerrinave. Nevojitet tė kalojnė afėr 50 vjet pėr tu stabilizuar dheu i rivendosur nė gropa, pėr tė ndėrtuar shtėpi mbi tė, dhe afėr 20 vjet pėr tė ndėrtuar infrastrukturė rrugore mbi kėto sipėrfaqe.

11. Tė gjitha studimet e gjertanishme tregojnė se faktori mė limitues zhvillimor i Kosovės do tė jetė mungesa e ujėrave. Nė kėtė kuptim, posaēėrisht do tė jetė i goditur rajoni ku ndodhet baseni i linjitit aktualisht nė shfrytėzim, dhe ku janė tė vendosura pothuajse tė gjitha objektet e mėdha industriale tė Kosovės, siē janė ato tė kompleksit tė KEK-ut, Trepēės, Ferronikelit, si dhe shumė objekte tjera mė tė vogla industriale, prodhuese dhe pėrpunuese. Termocentralet dhe mihjet e linjit janė jo vetėm shfrytėzues tė mėdhenj tė ujėrave por edhe shkaktarė tė ndryshimit tė regjimit tė rrjedhave ujore, si dhe ndotės tė ujėrave sipėrfaqėsore dhe nėntokėsore.

12. Ndotja e ajrit qė vjen nga termocentralet shkakton probleme serioze shėndetėsore. Astma, sėmundjet respiratore, sulmet nė zemėr dhe vdekjet e parakohshme janė mė tė shpeshtat. Studimet e bėra nga autorėt kosovarė tregojnė se ekziston njė lidhje e drejtpėrdrejtė ndėrmjet emisionit tė gazrave tė ndryshme dhe pluhurit nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B dhe shpeshtėsisė sė paraqitjes sė sėmundjeve respiratore te punėtorėt e termocentraleve dhe minierave, si dhe te popullata qė jeton nė zonėn e ndikimit tė kėtyre impianteve energjetike. Me ndėrtimin e termocentralit Kosova C situata do tė pėrkeqėsohet edhe mė tej.

13. Meqė organizatat ndėrkombėtare (Banka Botėrore, AER-i, USAID-i, SIDA) kanė shpenzuar shumė nė sektorin e energjisė deri tash duke ndihmuar riparimin e termocentraleve egzistuese si dhe nė zhvillimin e energjetikės nė pėrgjithėsi, atėherė shumė vėshtirė mund tė kuptohet pse nuk marrin qėndrim konkret karshi ndėrtimit tė termocentralit Kosova C, i cili nė mėnyrė tė pariparueshme do tė mund tė ndikojė nė zhvillimet e ardhshme nė Kosovė, jo vetėm nė mjedis, por edhe nė ekonomi, bujqėsi, zhvillime urbane, demografike, sociale etj. Kėto organizata do duhej tė prononcohen botėrisht se a vėrtet qėndrojnė prapa projektit ‘Kosova C – 2.100MW, ashtu siē po cilėsohen nga MEM-i.

www.forumi2015.org
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė