Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 19:24   #176
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova, simbol i pavarėsisė sė Kosovės e i Dardanisė Antike


Shkruan: Akad.Mark Krasniqi

Presidenti i Kosovės, dr.Ibrahim Rugova i cili ndėrroi jetė mė 21 janar tė kėtij viti, gjatė 16 vjetėve ka qenė prijės dhe udhėheqės i popullit shqiptar nė Kosovė nė rrugėn e tė drejtės sė vetėvendosjes, pėrkatėsisht drejt Pavarėsisė sė shtetit tė lirė e Sovran tė Kosovės qė ėshtė e drejtė historike, etnike e politike e shqiptarėve tė kėsaj treve.
Kjo rrugė ka qenė shumė e vėshtirė nė kushtet e okupacionit serb i cili gjatė shekujve, e sidomos mė vitet 1998-99, bėri gjenocid e pastrim etnik tė popullsisė shqiptare nga vatrat e tij shekullore tė Dardanisė antike.
Presidenti Rugova kėtė rrugė tė gjatė e tė veshtirė e bėri para se gjithash duke e senzibilizuar problemin e Kosovės nė botėn euroatlantike e cila pėr Kosovėn nuk kishte njohuri e aq mė pak mirėkuptim pėr t’i realizuar edhe ne aktet dhe qėndrimet ndėrkombėtare pėr vetėvendosje. Mirėpo me kėmbėnguljen dhe me qėndrimin e zgjuarėsinė intelektuale e politike tė dr.Ibahim Rugovės, filloi faktori ndėrkombėtar ta kuptojė tė drejtėn tonė dhe pėrpjekejt tona pėr tė qenė tė lirė e tė pavarur nė shtetin Sovran tė Kosovės.
Me meritat e dr.Ibrahim Rugovės, ne sot kemi mikun mė tė fortė, fuqinė mė tė madhe ekonomike dhe ushtarake nė botė – Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe aleatėt e saj tė Bashkimit Evropian. Nė saje tė veprimtarisė politike tė Presidentit Rugova dhe nė saje tė pėrpjekjeve tė gjithė popullit shqiptar nė Kosovė dhe tė gjitha strukturave paqėsore e ushtarake tė tij, forcat e NATO-s, bombarduan 72 ditė pa ndėrprerė okupatorin serb tė cilin e detyruan tė gjunjėzohet e tė tėrhiqet nga Kosova mė 12 qershor tė vitit 1999.
Falė angazhimit dhe suksesit tė tillė, dr. Ibrahim Rugova fitoi simpatinė dhe pėrkrahjen e gjithė shqiptarėve tė Kosovės e tė gjithė shqiptarėve kudo qė jetojnė si dhe tė botės demokratike ndėrkombėtare.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovės gjatė 15 vjetėve tė kaluara ka qenė krahu i djathtė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe kryetarit tė saj dr.Ibrahim Rugovės. Nė kėtė rrugė tė interesit kombėtar, edhe partia jonė, e cila gjatė kohė ka qenė forca e dytė politike nė Kosovė, ka dhėnė kontributin e vet nė Kosovė e nė diasporė duke marrė pjesė nė Institucionet paralele nė kohėne e okupacionit serb dhe nė vepritmaritė e tjera tė nevojshme tė asaj kohe.
Dr.Ibrahim Rugova, me qėndrimet e tij demokratike e paqėsore ka fituar simpati e pėrkrahje tė autoriteteve politike pėrėndimore.
Dr. Ibrahim Rugovėn, kushdo qė e ka njoftė dhe qė ka dashur tė jetė objektiv, e ka rrespektuar si njeri shumė tė ndershėm, tė dashur, tė afėrt, intelektual i madh, demokrat, tolerant e paqėdashės. Tė gjitha kėto veti pozitive morale janė traditė e kulturės tradicionale shqiptare. Prandaj shtresat mė tė gjėra tė popullit shqiptar, Ibrahim Rugovėn e kanė ēmuar si shembull i njeriut tė madh, tė menēur dhe tė guximshėm, i cili meriton tė jetė nė ballė tė kėtij populli, ta ketė pėrkrahjen e besimin e pjesės mė tė madhe tė tij,
Me vdekjen e presidentit tė Kosovės, d.Ibrahim Rugova, ėshtė shkaktuar njė boshllėk i madh nė jetėn institucionale e politike, nė momentet mė tė vėshtira pėr Kosovėn, e cila gjendet nė udhėkryq pėr vendosjen e fatit tė saj pėrfundimtar. Nė kėtė moment personaliteti i dr.Ibrahim Rugovės ka qenė i domosdoshėm.
Mirėpo, Ibrahim Rugova me sakrificėn e tij, me guximin e mendjen e tij tė holė e vizionare ka qenė dhe ka mbetur arkitekti dhe babai i Pavarėsisė sė Kosovės. Pavarėsia e Kosovės, pa marrė parasysh kush do ta nėnshkruajė aktin final tė saj, ėshtė meritė e gjithė popullit shqiptar, por merita kryesiore
Dhe e pamohueshme i takon atij i cili gjatė dy decenieve e trasoi kėtė rrugė tė vėshtirė kombėtare, e ky personalitet ėshtė vetėm dr.Ibraim Rugova.
Presidenti i Kosovės dr.Ibrahim Rugova ėshtė i pazėvendėsueshėm. Por me humbjen e tij fizike nuk do tė humb rruga e idealit tė cilin e ka ndjekur me pėrkushtim gjatė gjithė jetės sė tij. Nė kėtė rrugė, siē e ka pėrcjellė deri tash PSHDK-ja, do tė qėndrojė e paluhatshme edhe mė tutje sė bashku me partinė e tij, aleatėn e natyrshme tė saj, Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe mbarė popullin e Kosovės i cili e ndjek kėtė rrugė kombėtare.
Me kėtė rast, Partia Shqiptare Demokrstikane e Kosovės dhe unė personalisht, i shprehim ngushėllimet mė tė sinqerta familjes sė nderuar tė dr.Ibrahim Rugovės, Lidhjes Demokratike tė Kosovės dhe mbarė popullit shqiptarė.

Prishtinė, 24 janar 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė