Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-07, 05:37   #33
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A ka egzistuar njė portret i vėrtet i Skenderbeut

Kopje tė tjera tė portretit

Kopje tė tjera qė pak a shumė i ngjasin kėtij portreti, por shumė mė tė dobta se ai portret, janė bėrė dhe mė vonė, sikurse ai qė ruhet sot nė Bibliotekėn Ambroziane tė Milanos. Kopje tė tjera tė portretit tė Skėnderbeut janė bėrė nga mbarimi i shekullit tė XVI-tė, simbas urdhėrit tė Kardinalit federicho Borromeo (1564-1631) nga koleksionet e ndryshme tė Romės, Firences, Torinos, e sidomos nga koleksioni i portreteve tė Muzeut Jovian. Kjo kopje ėshtė shumė mė e dobėt se origjinali. Fytyra ėshtė mė e rrumbullakėt, kapelja mė e madhe dhe e fryrė e mjekrra e lėmuar. Sipas kėtij portreti, duket se ėshtė dhe njėri ndėr ato dy portrete qė ruhen nė muzeumin e Vjenės, njėri qė ruhet nė
Pinakotekėn e Seminarit tė Monreale afėr Palermos dhe njė tjetėr i Seminarit italo-shqiptar qė ėshtė dhuruar nga familja Genzarelli etj. Imitime tė portretit qė ndodhej nė muzeun Jovian, u bėnė dhe nga Tobias Stimmer. Gjithashtu sipas portretit tė muzeut tė Jovian, ėshtė bėrė pėrfytyrimi i Skėnderbeut duke u imituar nga Domenico Custos, qė ėshtė riprodhuar nė librin e botuar nė Oeniponti nė 1601-in dhe nė pėrmbledhjen e botuar nga J. Pretorio nė "Augusta Bavaria" nė 1602-in.

Ky i fundit ėshtė riporodhim i tė parit, veēse e paraqet Skėnderbeun deri nė brez, ndėrsa nė botimin e parė, Skėnderbeu ėshtė i paraqitun jo vetėm deri nė brez, por krejt trupi nė ngjasim truproje, i vendosur nė njė gungė me shtylla tė qėndisura. Nė dorėn e djathtė ai mban shpatėn, e me dorėn tjetėr e kallxon atė. Te kambėt nė anėn tjetėr, gjendet pėrkrenarja e Skėnderbegut. Si pėrkrenarja ashtu dhe shpata, janė ato qė sot gjindėn nė muzeumin e Vjenės, tė cilat e kanė prejardhjen nga koleksioni i Arqidukės Ferdinand tė Tirolit, pėr tė cilin ishte botuar libri i lartpėrmendur. Pėrkrenaren dhe shpatėn e Skėnderbeut, Arqiduka Ferdinand i pati blerė nga konti Ėolfang. Mbas kėtij botimi janė bėrė dhe imitime tė tjera ndėr libra, si "Georggius Bertoldus Pontanus a Braitenberg" tė botuar nė Hanover nė 1609, nė veprėn e Jacobus Kockert e shumė e shum variante tė tjera. Njė kopje e pikturės sė Skėnderbeut nė kėmbė e me pėrkrenare e shpatė, i veshur me pancere dhe hekur, gjendet edhe sot nė koleksionin e kėshtjellės Ambras nė Tirol.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė