Tema: Sharmi fetar
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 15:19   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Sharmi fetar

Shkruan:
Safet Krasniqi



Konstantės agresive nė rritje tė zhvillimeve shoqėrore nė Kosovė nuk po i shpėton dot as diskutimi pėr ndėrtimin e xhamisė pėr nevojat e besimtarėve nė kryeqytet. E panevojshme sigurisht, pėrderisa deri vonė jemi ndjerė krenarė pėr trashėgiminė e larmishme fetare qė kemi patur gjatė shekujsh. Nė njė Shqipėri me pothuaj 700 kisha katolike, 430 kisha ortodokse e 570 xhami gjėrat duken mė tė relaksuara. Ndėrsa Kosova me mbi 500 xhamitė e saj e me shumė pak kisha katolike, ka njė prirje boshnjakėzimi e pozicionimi tekanjoz nė sjelljen e disa besimtarėve tė saj. E (pa)arsyeshme, e (pa)nevojshme, me pro et contra-t e veta, e gjithė kjo situatė vetėm sa e shpėrfytyron sharmin fetar shqiptar.

Keqpėrdorimi i fesė

Shih pėr kėtė, askush nuk ka tė drejtė qė nevojėn pėr ndėrtimin e objekteve fetare ta pėrdorė pėr ekspozurė dhe ta njollosė me sjellje afektuoze, siē po ndodh kėtyre ditėve nė rrugėt e Prishtinės. Apo tė premtojė nėpėr fushata se do tė ndėrtojė xhami e kisha, sikur bėjnė politikanėt nė Kosovė e Shqipėri. Shteti duhet tė qėndrojė larg fesė, por njėkohėsisht duhet tė mbrojė fuqishėm vlerat karakteristike tė shoqėrisė sonė duke kontrolluar ēdo veprim tė dyshimtė tė individėve apo organizatave qė veprojnė nė vend.

Tani jemi dėshmitarė tė tendencės pėr radikalizim e imponim sidomos pas ardhjes sė misionarėve dhe organizatave nga ēdo cep i globit, tė cilat mė shumė se qė kanė ndihmuar, e kanė komprometuar zhvillimin e shėndetshėm shpirtėror tė shoqėrisė. Kjo padyshim mund tė na krijojė probleme tė mėdha si shtet i ri qė jemi.

Sa pėr referencė, njė shembull tipik tė tillė tė zhbėrjes shpirtėrore kolektive e kemi fqinjin verior. Me politikėn e kontrolluar nga feja, me ideologjinė kombėtare tė strukturuar nga feja, e me ushtarakėt vrasės tė spėrkatur me “ujė tė shenjtė”, fqinjit nuk i mbeti mė gjė pėr t’u krenuar. As pėr anėn shpirtėrore sė paku. Se popujt e vegjėl, tė paktėn, mbahen pas kėtyre vlerave. Nuk e kanė luksin tė jenė fetarė kryeneēė. Ai luks u takon shteteve tė mėdha, SHBA-sė, Iranit, Anglisė, Pakistanit, Indonezisė, apo Francės e Gjermanisė, tė cilave u shkojnė para tė majme pėr tė menaxhuar dhe mbrojtur ideologjitė e tyre.

Kriza e besimit

Besimtarėt dhe fanatikėt e tė gjitha feve nė Kosovė, mė shumė sesa pėr lokacionet e preferuara dhe pėr pėrmasat e objekteve fetare, duhet tė shqetėsohen pėr mėnyrėn se si tė kultivojnė kulturėn e besimit, si dhe respektin e dashamirėsinė pėr fetė simotra. Pastaj se si tė ruhen objektet ekzistente nga boshatisja dhe mungesa e besimtarėve. Nuk flitet kėtu vetėm pėr Prishtinėn, Tiranėn, Prizrenin apo disa qytete tjera tė mėdha qė normalisht pėrthithin besimtarė qė nė fundjavė ia mėsyjnė qytetit pėr ritet, por edhe pėr tė shijuar tė dalurit, shėtinė.

Ana tjetėr e medaljes qėndron pikėrisht nė periferitė. Mjafton tė shkohet nėpėr shumicėn e xhamive e kishave nėpėr fshatrat e Kosovės e Shqipėrisė dhe tė takohesh me indiferencėn pothuaj totale tė shumicės absolute tė tė rinjve karshi riteve e besimeve, qoftė gjatė festave apo nė rutinėn e tyre ditore. Njėjtė mund tė thuhet edhe pėr predikuesit moskokėēarės, tė cilėt shėrbimin e bėjnė mė shumė nga obligimi sesa nga dėshira pėr tė transmetuar fjalėn e mirė.

Xhamia e re

Nė dekadėn e fundit nga ndėrtimet pa kriter ėshtė dėmtuar rėndė identitetit arkitekturor i pjesėve tė tėra tė qyteteve shqiptare. Tendenca pėr tė zaptuar dhe jo pėr tė hijeshuar hapėsirat ku ndėrtohet ka arritur kulmin. Gjithė kjo duket si garė mes ndėrtuesish nė kategorinė “kush ndėrton mė shėmtuar” sesa si zhvillim i mirėfilltė i arkitekturės.

Nė rastin e ndėrtimeve tė banesave apo objekteve tjera administrative rregullat janė mė tė shpėrfillshme, sepse nė njė kohė tė caktuar ato edhe mund tė largohen, ndėrsa objektet e shenjta duhen trajtuar jashtėzakonisht kujdesshėm. Sepse ato mbesin pėrgjithmonė aty, dhe kėshtu nuk duhet ndėrtuar kudo e dosido. Ato meritojnė lokacion dinjitoz dhe hapėsirė tė bollshme. Ato duhet tė pėrkasin aty ku ndėrtohen, tė jenė nė harmoni me objektet pėrcjellėse dhe tė kenė gjithė infrastrukturėn e nevojshme.

Lokacioni i propozuar nė Ulpianė nuk i ofron njė xhamie atė qė i duhet. E futur nė mes banesash urbane shumėkatėshe e nė njė terren tė pjerrėt xhamia do tė dukej si njė ndėrtim i zorit, i dhunshėm. Edhe ndėrtimi nė hapėsirat universitare do t’ia humbte atyre kėtė emėr. Pėr tė mos anashkaluar legjitimimin indirekt qė do t’i bėhej kishės millosheviqiane e ndėrtuar padrejtėsisht vite mė parė.

Shkurtpamėsia

Kur do tė vijė koha kur ne do tė mendojmė e punojmė me vizion, pėrtej emocioneve tė momentit? A i duhet Prishtinės njė xhami e ndėrtuar domosdoshmėrisht nė qendėr, nė njė qoshe tė pjerrtė apo nė njė hapėsirė tė respektueshme dhe mė nė periferi? Nė njė hapėsirė ku do tė pėrkiste, ku tė kishte hapėsirė tė mjaftueshme pėr infrastrukturėn pėrcjellėse, qė tė shėrbente jo vetėm pėr t’u falur, por si njė kompleks multifunksional, qoftė bashkė me Qendrėn Islamike.

Kjo do t’i ofronte qasje jo vetėm ca besimtarėve meshkuj, por gjithė tė interesuarve, studentėve, vizitorėve familjarė e turistėve potencialė nė tė ardhmen. Kėshtu do nderohej besimi, feja, vetvetja. Pėrndryshe, shkurtpamėsinė e sotme s’do na e falė e ardhmja.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante