Tema: Sharmi fetar
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 14:13   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sharmi fetar

Zhurma si karrem

Populli thotė se muhabetin (debatin) e prishin dy veta: ai qė di tė flasė e nuk flet dhe ai qė nuk di tė flasė e flet. Kjo ka bėrė qė tė jemi dėshmitarė tė njė zhurme tė madhe, e cila nuk prodhon tjetėr pos frikė dhe pasiguri



Nga Bardh Frangu mė 10 shtator 2011 nė ora 12:07


Shoqėria kosovare nuk ka pėrjetuar debat mė tė zhurmshėm dhe mė tė ashpėr se ky qė aktualisht po ndodhė rreth tė drejtės apo jo pėr futjen e edukatės fetare si lėndė mėsimore nė shkollat publike dhe lejimin e bartjes sė shamisė nėpėr kėto institucione. Si shoqėri e mbyllur qė jemi, ky debat, ndėr tė tjera, ka dėshmuar se nuk jemi tė pjekur pėr njė nivel demokratik, ku uniteti nė dallime do tė ishte i dukshėm. Pėrkundrazi, debati i nxitur pėr kėto ēėshtje po dėshmon se ende jemi shoqėri qė na karakterizon ekskluziviteti dhe mosdurimi.

Edhe populli thotė se muhabetin (debatin) e prishin dy veta: ai qė di tė flas e nuk flet dhe ai qė nuk di tė flas dhe flet. Kjo ka bėrė qė tė jemi dėshmitarė tė njė zhurme tė madhe, e cila nuk prodhon tjetėr pos frikė dhe pasiguri. Ky debat, nė tė cilin janė pėrfshirė tė gjitha kategoritė e shoqėrisė sonė, duke nisur qė nga fėmijėt, si log tė vetin ka gjetur mediet, ku zhurmėn e tyre e bartin ata qė duan tė vrasin argumentet dhe tė instalojnė ekskluzivitetin si mjetin e vetėm pėr tė arritur qėllimin.

Realisht nga ky debat kanė ikur ata qė dinė dhe duhet tė flasin. Kund nuk dėgjohet zėri i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės. Nuk dėgjohet as zėri i Institutit Albanologjik dhe atij tė Historisė, madje edhe pse nė kuadėr tė kėtij debati pėrfshihet edhe tema qė ka tė bėjė me revidimin e historisė, pėrkatėsisht korrigjimin e saj sipas kėrkesės sė qeverisė turke. Kjo edhe pėr faktin se nuk ėshtė problemi pse nė librat e historisė mund tė ketė fragmente ose edhe referenca pezhorative nė trajtimin e perandorisė osmane, por pėr atė se qėndrimi i shqiptarėve ndaj turqve ėshtė mė i dukshėm (tė themi kushtimisht mė i ashpėr) nė fushėn e kulturės, pėrkatėsisht nė atė tė letėrsisė dhe muzikės.

Nėse bėjmė njė korrigjim tė tillė, siē edhe pretendohet se duhet bėrė, atėherė duhet vepruar si nė kohėn pas ngjarjeve tė demonstratave tė tetėdhjetė e njėshit. Pra logjikisht duhet hequr nga pėrdorimi si lekturė tė obligueshme shkollore poemėn pėr fėmijė “Princesha Argjiro” dhe romanin pėr tė rritur “Kėshtjella”, qė tė dy kėto vepra tė shkrimtarit mė tė madh tė shqiptarėve, Ismail Kadaresė! Mbase fshesa e pastrimit do tė pėrfshinte shumė mė shumė se kaq.

Pavarėsisht zhurmės qė prodhon ky debat dhe si i tillė ngjallė frikėn pėr tė nesėrmen tonė, ka edhe anėt e veta pozitive. Ky debat ndėr tė tjera po dėshmon se shoqėria jonė ėshtė pėrfshirė nė njė krizė tė ashpėr tė identitetit dhe dinjitetit tė saj. Po dėshmohet katėrēipėrisht thėnia e urtė popullore se ēka ta bėn vetja, nuk ta bėn dynjaja. E provuam kėtė me gjithė peshėn e saj mbi kurrizin tonė edhe ashtu tė dėrrmuar nga tė kėqijat. Besuam se UNMIK-u (dynjaja) ishte e keqja mė e madhe qė po i ndodhte Kosovės menjėherė pas luftės, ndėrsa kjo organizatė e Kombeve tė Bashkuara edhe nė rastin e Kosovės dėshmoi se logjika e plaēkės ėshtė dominuese edhe pas luftės.
Plaēkitėn edhe ata bashkė me ne. Bėmė njė proces tė privatizimit nėpėrmjet tė cilit shkatėrruam ēdo gjė. E pėr tė blerė paqen sociale hapėm shkolla dhe universitete private edhe nėpėr ara. Lejuam tė trafikohet ēdo gjė e gjallė dhe e vdekur mbase.

Tani kur ka nisur procesi i trafikimit tė ndjenjave tona, dalėngadalė zgjohemi pėr tė mbrojtur atė qė ka mundėsi tė mbrohet.

Frika dhe pasiguria janė rritur tej mase. Nė skenėn tonė politike kanė dalė personazhet e krijuar nėn mjegullėn e trashė tė kultivuar me vite nėpėrmjet mijėra organizatave joqeveritare qė u legjitimuan nga UNMIK-u. Kjo mjegull tash kėrkon tė shndėrrohet nė trajtė shamie, pėr tė na mbuluar tė gjithėve.
Debatet rreth kėsaj dėshmojnė se sa tė pafuqishėm dhe sa tė pa vullnetshėm jemi pėr ta mbrojtur shtetin laik qė e bėmė me kaq shumė sakrifica.

Reminishencat nga e kaluara jonė mė e keqe po shfaqen me forcėn e saj shqetėsuese. Zor ta kenė besuar shqiptarėt se refleksionet e boshtit islamiko-ortodoks do tė mund tė shfaqeshin nė kėto hapėsira edhe pas kaq vitesh, edhe pas kaq sakrificash. Kėto refleksione i pamė edh me rastin e votimit nė Kuvendin e Kosovės pėr futjen e lėndės sė edukatės fetare nė shkollat tona. Dhe nuk mund tė ishte ndryshe kur kjo qeveri u arnua me elemente tė tilla.

Pėr kėto dymbėdhjetė vite nė liri kemi dėshmuar se ēdo gjė ka forcėn e votės dhe se ēdo gjė kalkulohet nėpėrmjet saj. Nė kėtė mėnyrė kemi instaluar logjikėn se mė me rėndėsi ėshtė pushteti se shteti. Edhe kjo zhurmė kalkulohet nėpėrmjet votės. Madje as Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila bėhet e zhurmshme nė emėr tė vlerave kombėtare nuk ka guxim tė pėrballet me kėtė fenomen kaq shqetėsues jo vetėm pėr imazhin e vendit, por edhe pėr vetė zhvillimin e shtetit tė ri tė Kosovės.

Por tashmė njė gjė ėshtė e sigurt; e gjithė kjo zhurmė do tė shndėrrohet nė karrem pėr votėn, mbi tė cilėn edhe e mbėshtesin kuptimin e tyre partitė politike. Mbėshtetur nė kėtė logjikė AAK-ja u shfaq hapur kundėr kėtyre tendencave qė rrezikojnė shtetin laik tė Kosovės. Ky karrem prej zhurme do t’i detyrojė tė pozicionohen mė dukshėm edhe subjektet tjera politike. Vota do tė jetė ajo qė do ta pėrcaktojė edhe forcėn e zhurmaxhinjve dhe aleatėve tė tyre, sikundėr edhe tė heshtakėve, pėrkatėsisht abstenuesve.

Kėtij pozicionimi do t’i nėnshtrohen edhe individėt, pėrkatėsisht ata qė janė dhe qė do tė angazhohen politikisht. Do tė detyrohemi tė pozicionohemi edhe ne votuesit. E kjo do tė jetė e mira e vetme e gjithė kėsaj zhurme.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė