Tema: Sharmi fetar
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 18:00   #9
premium
 
Anėtarėsuar: 25-03-08
Postime: 5,897
premium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėmpremium i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Sharmi fetar

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zero Cool Shiko postimin
Tė ndėrrohen emrat e xhamive nё Kosovė


Varėsisht prej okupuesve e sistemeve tė ndryshme, emrat e qyteteve, rrugėve, shkollave etj. pėr kohė tė gjatė tek ne kanė qenė subjekt ndryshimi, dhe kjo, fatkeqėsish, ka vazhduar pėr kohė tė gjatė.





09 shtator 2011
Shkruan: Bujar Abdullahu

Pa dyshim, kėto emėrime jo vetėm se janė bėrė pa pėlqimin e popullatės autoktone, por gjithmonė, herė hapur e herė fshehurazi, kanė qenė tė kundėrshtuara nga qytetarėt e saj.
Fatbardhėsisht qysh nga pavarėsimi i Kosovės, mbase pėr herė tė parė, pėr emrat e rrugėve, qyteteve, shkollave e institucioneve tjera, ėshtė vendosur nė mėnyrė institucionale dhe demokratike, nga pėrfaqėsuesit e vet qytetarėve tė Kosovės. Nė kėtė kontest duhet pėrmendur se shumica e emėrtimeve tė reja tani pėrgjithėsisht janė tė personaliteteve tė cilėt nė njė a mėnyrė tjetėr kanė kontribuar pėr ēėshtjen kombėtare dhe pėr paqen, thjesht pėr njė jetė mė tė mirė nė kėto hapėsira.
Pasi deri mё tani jemi pėrballur me ndryshime tė emrave tė qyteteve, rrugėve etj. dhe atė me pėlqim tė qytetarėve tė Kosovės, besoj se ėshtė koha qė t’ia fillojmė edhe me ndryshimin e emrave tė xhamive anekėnd Kosovės.
Shumė qytetar tė Prishtinės Xhaminė nė rrugėn Nazim Gafuri e njohin si Xhamia e Madhe, por jo tė gjithė e dinė se ajo xhami quhet edhe Xhamia ‘Sulltan Mehmet Fatih’. Kush ishte Sulltan Mehmet Fatih? Sulltan Mehmet Fatih ishte njė ndėr sulltanėt mė tė njohur tė Perandorisė Otomane, vlera e punės dhe e veprės sė tė cilit nga Turqia moderne ėshtė ēmuar lartė, dhe, ndėr tjera, shteti i Turqisė nė shenj respekti e pėrkujtimi, ka emėruar urėn e cila lidh Evropėn me Azinė me emrin ura ‘Sulltan Mehmet Fatih’. Pėr mė tepėr Sulltan Fatih ka qenė i njohur edhe si baba i pushtimeve dhe kėtė epitet e fitoj, para sė gjithash, pėr shkak se pėr kohė relativisht tė shkurtėr shtrirja e okupimeve tė tij ishte marramendėse, mbase pėr kėtė arsye nė hyrje tė Xhamisė sė Madhe nė Prishtinė ėshtė shėnuar mbishkrimi ‘Sulltan Mehmet Fatih baba i pushtimeve’, dhe si tė tillė e njeh edhe historia shqiptare. Pra, pushtimet e tij dhe pėrhapja e vlerave osmano-turke, ndoshta, janė tė pakontestueshme pėr perandorinė Otomane dje dhe Turqinė moderne sot, por nga ai dhe nga periudha e sundimit tė tij, shqiptarizma nuk ka pasur ndonjė dobi pėrkundrazi. Pse kjo xhami qė ėshtė ndėrtuar ( sė fundi edhe e rinovuar) nė tokėn e shqiptarėve tė mos e ketė emrin e ndonjė personaliteti tė njohur shqiptarė qė ka luftuar pėr atdhe e fe larg mė shumė se Sulltani pushtues.
Shumė xhami tė Kosovės sikundėr Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” kanė edhe emra tė tjerė nėpėrmjet tė sė cilave kanė qenė mė tė njohura, gjė e cila tė bėnė tė mendosh se kjo ndodh edhe pėr shkak se shqiptarėt nė mungesė tė institucioneve dhe reagimit nėpėrmjet tyre pėr ndryshim tė emrave tė tillė, si dhe pamundėsisė sė jetėsimit tė njė emri meritorė, para sė gjithash tё personaliteteve me historik kombėtar, refuzimin e kanė arritur nėpėrmjet emėrimeve tё xhamive me emra tjerė. Pra pėrveē Xhamisė “Sulltan Mehmet Fatih” e njohur si Xhamia e Madhe, nė Kosovė ka mjaftė xhami tė njohura me emra tё dytė, nė veēanti kjo ndodh me xhamitė e ndėrtuara nė periudhėn e sundimit Otoman. Ja disa raste vetėm nga qyteti i Prishtinės; Xhamia “Sulltan Murat” njihet me emrin Xhamia e Ēarshisė, Xhamia “Ramadanije” njihet si Xhamia e Llapit, Xhamia “Mehmet Beg” si Xhamia e Kovaēėve, Xhamia “Kaderije” si Xhamia e Muhaxherėve etj. Sikur tė ju pėlqente vendasve emėrimi i xhamive anekėnd Kosovės me Sulltan, Pasha e Vezir kjo nuk do tė ndodhte.
Ndryshimi i emrave tė xhamive do tė ishte mirė tė fillohej, besoj, me emrat e xhamive tė kryeqytetit, pra tė Prishtinės, pėr tė vazhduar tutje me komunat tjera, dhe atė duke e nisur ‘bismilah’ me Xhaminė ‘Sulltanė Mehmet Fatih’ si dėshmi se shqiptarizma nuk mund tė largohet nga xhamit tona sado qė kėtė sot po e dėshiron dikush. Si dėshmi pėr kėtė kėsaj duhet t’i prij si shembull vetė Bashkėsia Islame e Kosovės por edhe xhemati qė ndjekin ritet fetare nėpėr xhami. Gjithmonė duke pas parasysh kontributin dhe sakrificėn e personaliteteve tė propozuara shqiptare si nė aspekt kombėtarė njashtu edhe nė atė fetarė, do tė ishte e udhės qė emrat e patriotėve tė ndryshėm tė barten tek xhamitė e komunave nė tė cilat ata kanė lindur apo kanė vepruar, edhe pse ka shumė personalitete e heronj shqiptarė tё cilёt me punėn dhe veprimtarinė e tyre kanė tejkaluar pėrmasat lokale e shpesh edhe kombėtare. Si mos t’i pėrkujtojmė respektojmė e pėrjetėsojmė edhe mė tutje edhe nėpėrmjet xhamive tona Mulla Haxhi Zekėn, Mulla Idriz Gjilanin, Hoxhė Kadri Prishtinėn e shumė e shumė tė tjerė. Kėtė nuk do ta bėjė administrata turke e Turqisė nė xhamit e Ankarasė, kjo nuk do t’i shkoj nė mend asnjėherė ministrit turk Dautogllo, kjo nuk do tė ndodhė me xhamit nė Stamboll edhe pse shumė prej tyre janė ndėrtuar nga dora e shqiptarit. Kėtė duhet ta bėjmė ne me xhamit nė tokat tona edhe si njė dėshmi tė kontinuitetit tė asaj qė po sfidohet kohėve tė fundit se, shqiptarizma dhe islami mund tė gėrshetohen dobishėm pėr njeriun e kėtyre hapėsirave.

(Autori ėshtė kryetar i Partisė Nacionale Demokratike Shqiptare)
Kush ėshtė ky , kush pyet kėtė pėr ndėrrimin e emrave tė xhamive nė Kosovė.

Shumė mė ėshtė interesuar nė kohėn e osmanlive si kanė ndėrtuar , nė atė kohė teknologji i pėrsosur nuk ka pasur , e sidomos materiali i ndėrtuar gur ėshtė njė befasi e madhe i cili shqyrtohet se gurėt e mureve tė xhamise tė kėrkohet rreth e pėrqak me mijėra kilom. nuk gjindet , nga e si kan transportu atu gurėt e murrit ėshtė tepėr-tepėr interesante
Ndėrsa ky gjytyrymi ėshtu quar me ndru emrin e xhanive , e ndoshta ja vurin ndonjė emėr Shqiptari se s'ka pas dy lidhje nė kokė me fejėn Islame.
-Asesi nuk pranon kėtė Turqia , e besa e mer masat e dhunshme ndaj institucioneve tė Kosovės , sikurse Sėrbėt kėrkuan tė mbrohen nga KFOR'i Gjerman monumentet historike tė tyre .
ky rast ėshtė afėr Prizrenit e cila ai vend quhet centrala. 24 orė nėn vėzhgim nga forcat Gjermane .
__________________
pause
premium Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė