Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-12-11, 21:07   #106
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: XHELOZIA, BURON NGA DASHURIA APO PARALAJMĖRON FUNDIN E SAJ?

XHELOZIA
KARLOS FUENTES

Xhelozia vret dashurinė, por jo dėshirėn. Ky ėshtė ndėshkimi i vėrtetė i pasionit tė tradhėtuar. Urren gruan qė prishi paktin e dashurisė, por vazhdon ta dėshirosh, sepse tradhtia e saj qe prova e vetė pasionit tė saj. Xhelozia tregon se njė lidhje dashurie nuk mbaron me mospėrfillje. E dashura qė na braktis duhet tė ketė zgjuarsinė pėr tė na fyer, poshtėruar dhe sulmuar egėrsisht qė tė mos e harrojmė e tė tėrhiqemi me durim, qė tė vazhdojmė ta lakmojmė nė emrin zvetėnues tė atij vullneti erotik qė ėshtė xhelozia.

Norman Miler thotė se xhelozia ėshtė galeria e portreteve ku xhelozi ėshtė administratori i vetė muzeut. Unė vlerėsoj se xhelozia ėshtė si njė jetė brenda jetės tonė. Mund tė marrim avionin e tė kthehemi nė qytetin tonė apo nė njė qytet tė huaj, mund tė thėrrasim miqtė e, ndonjėherė, tė falim armiqtė, po tėrė kohėn, jemi duke jetuar tjetėr jetė, qė, megjithėse brenda nesh, me ligjet e veta, ėshtė e veēantė. Ajo jetė brenda nesh ėshtė xhelozia e cila manifestohet fizikisht dhe, siē thotė njė shprehje meksikane, na i bie zorrėt nė fyt. Njė valė e tėrbuar, e hidhur si shafran, qė egėrsohet, ngrihet e ulet nga zemra tek zorrėt dhe nga zorrėt tek seksi i paralizuar; njė seks, tashmė, i pavlefshėm, i kthyer nė invalid lufte. I shkreti organ, tė vjen t’i varėsh njė medalje! E mė vonė, njė kurorė funebre. Por, kjo valė xhelozie nuk gėzon asgjė, dhe, pėr shumė kohė, nuk ndalet nė asnjė pjesė tė trupit. E pėrshkon trupin si njė lėng i helmėt dhe objektivi i tij nuk ėshtė ta shkatėrrojė, por ta mbėrthejė e ta shtypė, nė mėnyrė qė njė pjesė e atyre lėngjeve tė ngjiten deri nė kokė, tė mbėrthehen, ashtu tė gjelbėra e tė forta si luspa gjarpri, nė gjuhėn tonė, nė shpirtin tonė, nė vėshtrimin tonė.

Xhelozia na bėn tė ndihemi tė pėrzėnė nga jeta, sikur tė na kishte vdekur njė qenie e dashur. Veēse dhimbjen pėr njė vdekje mund ta shfaqim. Pėrkundrazi, dhimbja qė shkakton xhelozia duhet konsideruar e zezė dhe e helmėt, ndryshe nuk evitohet dhimbja dhe grotesku i saj. Njė xhelozi e ekspozuar i bėn tė tjerėt tė qeshin me ne. Ėshtė si tė kthehesh nė mituri, nė atė moshė fatkeqe ku gjithēka qė bėjmė publikisht - tė ecurit, tė folurir, tė shikuarit - mund tė jetė objekt gazi pėr tjetrin. Mituria dhe xhelozia na ndajnė nga jeta, na pengojnė ta jetojmė atė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante