Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-08-11, 18:48   #117
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Pėrparėsitė e muajit tė agjėrimit nėn prizmin psikologjik

Para se tė kaloj nė temė, do kisha dashur tė nėnvizoj rastin kur njėrit prej profesorėve tė mi iu drejtova me fjalėt: “Profesor, kėtė pjesė qė shkruan nė Kur’an, tashmė ka arritur ta vėrtetojė edhe shkenca”. Mė la mbresa reagimi i tij, duke mė thėnė: “Ajo qė ėshtė nė Kur’an, ėshtė irrelevante, e vėrteton apo jo shkenca”! Ėshtė pėr ta marrė lakmi njė personalitet tė kėtillė, aq i formuar nė aspektin profesional, tė posedojė gjithė kėtė iman!
Edhe pse po jua paraqes kėtė rast, (pėr mua tejet interesant), mendoj se ne duhet prezantuar edhe mė tej tė arriturat shkencore tė disiplinave tė caktuara, pėr rituale fetare tė caktuara. Muslimanėt janė tė detyrar ta kėrkojnė diturinė prej djepi deri nė varr, meqė imperativ i parė pėr to ėshtė “Leximi, mėsimi dhe studimi…”.
Nė rreshtat nė vazhdim, nė kėtė punim simbolik, do tė mundohem tė hedh nė pah pėrparėsitė psikologjike tė agjėrimit, muajit tė Ramazanit. Vlerėsoj se nuk mund tė ketė “protokol” mė tė pėrpiktė, ku edhe sekonda ėshtė tejet e rėndėsishme. Njeriu nė njėfarė mėnyre, pjesė tė lindur (cilėsi) tė tij e ka lartėsimin e tė Lartmadhėrishmit. Askush nga ne, i urritur dhe i etur, nuk do tė respektonte rregull njerėzor, nė kohė kaq fikse, pos urdhėrit Hyjnor!
Psikologėt pranojnė pėrfitimet e agjėrimit nė aspekt fiziologjik (shėndetėsor), qėndrueshmėrisė fizike dhe asaj psikike. Si i tillė, agjėrimi ka ndikim tė drejtpėrdrejtė nė psikėn e personit qė agjėron. Duke pasur parasysh se Islami, kėrkon nga muslimani qė tė jetė i pastėr, vigjilent, i shkathėt dhe energjik, nuk mund tė gjejmė periudhė mė tė pėrshtatshme pėr t’i gėrshetuar nė mėnyrėn mė tė mirė kėta komponentė, sesa gjatė agjėrimit tė Ramazanit.
Gjithnjė periudha nė tė cilėn jetojmė karakterizohet si periudhė tejet stresante, “i madh e i vogėl”; fjalėn stres apo “shtres”, edhe nėse nuk e dijnė realisht se ēfarė ėshtė, nė bisedat e tyre e gjejmė rėndom! Andaj, sipas studiuesve, agjėrimi ul stresin, duke pasur kėshtu ndikim normalizues nė sistemin nervor autonom. Duke u bazuar nė njė hulumtin tė realizuar nga Galup, nė Abu Dabhi, Duke, A. (2011), nga CNN, shkruan se pjesėmarrjet e shpeshta nė xhami dhe adhurimet e shtuara gjatė muajit tė Ramazanit, pakėsojnė stresin dhe ulin zemėrimin. Ndėrkohė, sipas njė studimi tjetėr, tė kryer nė vitin 1997 nė Departamentin e Shkencave Mjekėsore nė Kuvajt, nė tė cilin kishin marrė pjesė 265 studentė, thuhet se agjėrimi ndikon pozitivisht nė reduktimin e stresit, duke shikuar dhe dėgjuar programe fetare, nė njėrėn anė, dhe duke u marrė me aktivitete shpirtėrore siē janė lutjet dhe leximi i Kur’anit, nė anėn tjetėr.
Edhe pse me pėrkatėsi fetare jomusliman, Randi Fredricks, tha: “Agjėrimi ka fuqinė pėr tė ndryshuar individin, komunitetin po dhe botėn.” A thua, vallė, ne muslimanėt mund tė gjejmė periudhė kohore mė tė pėrshtatshme pėr t’u ndryshuar, nga seē e kemi Ramazanin?
Agjėrimi paraqet kontrollues tė dėshirave, tė disponimit, zhgėnjimit dhe lumturisė sė tepruar. Nė kėtė periudhė tek njeriu mė shumė se kurdoherė ngjallet ndjenja e frikėrespektit ndaj Krijuesit, duke kufizuar veten personi qė agjėron nė shumė aspekte dhe duke ulur kėshtu ndjenjat rebeluese. Duke kuptuar mė mirė se kurdoherė realitetin e botės, shtypim dėshirat tona tė kota e shfrenuese, duke i vėnė ato nėn kontroll, me anė tė adhurimit!
Ky muaj paraqet muaj tė vetėpėrmbajtjes, muaj nė tė cilin zhvillohet durimi dhe paqja e brendėshme. Agjėruesit janė tė urdhėruar qė nė qoftė se pėrballen me situata konfliktuoze, duke pėrdorur “mekanizmin mbrojtės”, “unė jam agjėrueshėm”, duhet vėnė nė pah personalitetin paqėdashės, ashtu siē duhet tė jenė gjithmonė!
Muaji i Ramazanit paraqet muaj nė tė cilin, si pasojė e mosimpenjimit se “ēka duhet tė ha e ēka duhet tė pi”, te muslimani ngjall kreativitet. Ai, mė shumė se kurdoherė tjetėr, mund tė mobilizohet pėr t’u avansuar si nė planin personal, po dhe duke ndihmuar nė planin shoqėror. Ėshtė pikėrisht koha nė tė cilėn, edhe nė qoftė se njė njeri gjendet nė majėn mė tė lartė tė motiveve, e njohur nė psikologji si “hierarki e nevojave tė Maslout” - vetaktualizimi, e ka tė patjetėrsueshme tė kthehet brenda ditės, nė nivelin mė tė ulėt, nė tė cilėn paraqiten motivet kryesore (fiziologjike) apo fundamentale pėr jetesė! Ai nė kėtė rast, kujton personat tė cilėt nuk i kanė plotėsuar aspektet bazike pėr jetesė. Ramazani luan rolin e njė transformuesi tė karakterit (humanitetit), nga dorėshtėrnguar nė person me ndjenja altruiste. Kur ne ndjejmė uri nė veten tonė, ngjallen ndjenjat pėr tė ndihmuar tė varfėrit. Pra, i pasuri mendon mė racionalisht se kjo botė nuk ėshtė e tij, dhe eliminon tek ai ndjenjėn e tepruar tė krenarisė!

Dr. Wisniewski (2010), nga Universiteti Leiēester, thotė: “Ramazani paraqet periudhė shumė tė rėndėsishme tė vetėpėrmirėsimit…” Agjėrimi ndihmon pėr tė krijuar fuqi, ndihmon zhvillimin e vetėrespektit, ngrit vetėkontrollin (si pasojė e mungesės sė tė cilit shumė deformitete ndodhin nė shoqėri) dhe mbi tė gjitha stimulon vetėbesimin si promotor tė suksesit nė jetė. Nė shoqėri shumė gjėra ndodhin si pasojė e mungesės sė vetėbesimit dhe vetėkontrollit. Si pasojė e mungesės sė kėtyre dy komponentėve mjaft tė rėndėsishėm, njeriu ballafaqohet me ndjenjėn e inferioritetit. Andaj, shkencėrisht ėshtė e vėrtetuar se ai qė nuk ka vetėbesim dhe vetėkontroll, nuk ka gjasa tė jetė njė lidership. Pra, roli dytėsor i agjėrimit nė kėtė rast ėshtė ai se muaji i Ramazanit stimolon veti tė lidershipit.
Nga ana tjetėr, pėr tė gjithė ata tė cilėt vlerėsojnė se pjesė tė tyre janė edhe shprehitė jo tė mira, ky muaj paraqet mundėsi tė mirė pėr largim tė shprehive negative. Duke iu referuar studimeve psikologjike tė cilat thonė se “shprehitė janė mė tė lehta pėr t'u zėvendėsuar apo pėr t'u larguar nė njė periudhė kohore 30 ditore”, konkludojmė se ėshtė rast tejet i volitshėm muaji i Ramazanit, pėr tė ndėrprerė sė konsumuari, pėr shembull, pirjen e duhanit!
Nė kohėn kur, si asnjėherė mė parė, nuk respektohen lidhjet farefisnore, nga kėndvėshtrimi i Psikologjisė sociale, ky muaj pėrforcom lidhjet sociale. Me kėtė rast, pavarėsisht rangut dhe prestigjit qė familjarėt tanė kanė nė shoqėri, nė kėtė muaj do tė tejkalonim stereotipet, barrierat e komplekset. Agjėrimi mund tė jetė njė praktikė e jashtėzakonshme transformuese shpirtėrore”,- thotė Len Sperring.
“Agjėroni, qė tė jeni tė shėndetshėm!”. Agjėrimi ėshtė shėrim pėr shumė sėmundje; si i tillė, ai konsiderohet njė nga 26 ritualet mė tė njohura nė botė. I vetėdijshėm se edhe shumė aspekte mbetėn pa u prekur, apeli im i fundit deri tek tė gjithė ata tė cilėt nėpėr kafene pa fije turpi hanė dhe pinė, ėshtė: “Agjėroni, sepse keni edhe shumė mėnyra mė dobiprurėse pėr tė qenė nė “qendėr tė vėmendjes”! Zoti nuk a ngarkon njeriun pėrtej mundėsive. Agjėrimi ėshtė obligim pėr tė shėndoshėt fizikisht dhe psiqikisht! Ti qė nuk agjėron dhe je i shėndoshė, pse e kategorizon veten si njeri jo i shėndoshė?!
Krijesa njerėzore ėshtė shumė e vogėl qė kėtė urdhėr Hyjnor tė mos e respektojė!

Muhamed JONUZI
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė