Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-08, 13:44   #6
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: [ Sami FRASHĖRI pėr qytetėt Shqiptare ]

Prishtina




Qytet nė anėn verilindore tė Shqipėrisė, qendėr e nja sanxhaku tė vilajetit tė Kosovės. Gjendet 80 km nė veriperėndim tė Shkupit dhe 10 km nė lindje tė hekurudhės sė Selanikut. Ngritet nė rrėze tė disa maleve dhe nė skajin lindor tė fushės sė Kosovės, nė njė vend me pamje tė bukur. Ka 10 638 frymė nga tė cilėt 8165 janė mysliman, kurse tė tjerėt tė kombeve tė ndryshme. Megjithėse nė pėrgjithėsi popullsia ėshtė shqiptare, nė qytet mė tė shumtėn flitet turqisht. Prishtina ka 13 xhami, 5 tė tjera mė tė vogla, 2 medrese, 1 shkollė plotore, 2 shkolla fillore, nja pėr meshkuj enjė pėr femra, disa shkolla fillore turanike, 3 hamame, njė spital ushtarak dhe njė depo (municion)jashtė qytetit, rreth 500 magazina dhe dyqane, 10 hane dhe 2 bujtina. Nga xhamitė, 3 janė tė mėdha, prej tė cilėve njėra ėshtė filluar nga sulltan Murati II dhe u mbarua nga sulltan Mehmeti i II, tjetra u ndėrtua nga sulltan Mehmeti II, ndėrsa tė tjetrėn e ndėrtoi Jashar Pasha nga parėsia vendėse. Nė Prishtinė punonte njė lloj sapuni shumė i pėlqyer. Ky qytet, duke qenė qendėr e kazasė, mė vonė u bė qendėr e vilajetit tė Kosovės dhe, pas transferimit qė qendrės sė vilajetit nė Shkup, ka mbetur qendėr sanxhaku. Gjysėm ore larg Prishtinė gjendet vendi ku u vra Sulltan Mehmeti II dhe ka njė tyrbe tė pėrsosur dhe tė bukur. Kazaja e Prishtinės ėshtė njė nga gjashtė sanxhakėt qė formojnė vilajetin e Kosovės. Kufizohet nga jugu me sanxhakun e Shkupit, nga lindja dhe verilindja me Serbinė, nga veriperėndimi me Novipazarin dhe nga jugperėndimi me sanxhakun e Prizrenit, qė varet nga vilajeti i Manastir. Gjatėsia e sanxhakut nga juglindja nė drejtim tė veriperėndimit ėshtė 120 km dhe gjerėsia mesatare 65 km. Toka nėpėr gjithėsi ėshtė lartė dhe sikundėr ashtu se nė lindje dhe verilindje shtrihet rrėzat e maleve, qė ndajnė kufirin me Serbinė nė lindje dhe verilindje, edhe nė anėn jugperėndimore zgjatet vargmali i Sharit. Midis kėtyre dy palė maleve, formohet gryka e Kaēanikut, qė hap rrugė lumit Lepenka. Edhe nė anėn veriperėndimore gjenden disa male. Midis tyre Fusha e Kosovės, qė pėrbėn pjesėn mė tė madhe tė tokave tė sanxhakut,shtrihet nė njė rrafshnaltė, me disa kodra tė vogla e tė valėzuar dhe,megjithėse fuqia e saj prodhuese ėshtė e pashembullt, pak toka punohet...
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė