Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-10, 17:06   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anėtarėsuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm~AnnA~ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Zbulohet nje leter e panjohur e Nolit!

Boston Mass 14 mars 1907
I dashur Zot
Ju shkrova dy letra tė cilat jua dėrgova bashkė dhe ju rrėfenja me ē’kondicie nga ana ime mund tė mbarohet ajo sėr’e priftėreshės Misirleshė. Me-qenė-se s’na mbetet pėrpara kohė shumė dhe duhet nė ėshtė pėr tė bėrė, tė nisem unė qė kėtejza pa fiale pas Shėn-Gjergjit pėr aty, prandaj ju shkruaj qė, po tė jetė qė s’bėhet ajo tiatra d.m.th. tė vinjė vetėm kėtu nusia qė tė shpėtojmė nga harxhet, tė mirri vesh me viehrėn tė m’i marrė pėrsipėr harxhet e udhės dhe tė mė dėrgoni porsa t’a mirrri kėtė letrė pa vonim fare 50 lira, jo mė pak, se siē ju thashė dhe tiatėr herė, nukė vinj aty unė si evgjit. 20 lira janė vetėm navllat, 10 lira tė paktėn pėr rroba se kėtu nė Amerikė mbeta pa kėshimė, pa brekė dhe pa kėpucė dhe duhet tė ndrohem qė mė krye gjer nė funt. 10 lira mė duhen se do tė shkoj nga Parisi tė piqem me Aladron dhe tė shėkoj mos i kėput gjėkafshė pėr sėrėn e priftėrisė dhe 10 lira tė kem harēllėk kur tė vinj nė Misir. ..........
..........
Bėj hesap pastaj. Tashi s’duhet tė kemi shpresė tė bėhem milionar, po gjithė qė priftėresha ime do tė shkojė si pak priftėresha shkonjė kėtu dhe gjetkė. Tė quanj tė potershme nga ana ime dhe bėj dhe fol si tė duash, veē tė mbarohet kjo punė, 100 lira tė marrė aty nė Misir dhe 50 kėtu n’Amerikė para Shėn-Gjergjit, ose 90 nė Misir dhe 50 kėtu. Tė kėtushmet nukė zbresin. Nė je patriot, bėju dhe ca mė tepėr dhe mbaroje kėtė punė dhe t’ap uratėn.
Fan Noli
P.S. Nė mos e mbarofsh kėtė punė fot’tė mallkoj. Po munt tė mė thuash se mallkimi im nuk tė zė, pa u bėrė prift. Po unė them qė zė, se nė mos jam tani prift i Kishės, po pa fjalė jam prift i Shqipėrisė. Dhe kij kujdes

Noli i shkruan Thanas Tashkos

Boston Mass 2 mars 1907
I dashur vėlla
E mora letrėn tuaj No. 2 pėrmbi priftėreshėn me gjithė telegraf tė z. V. Logorit dhe me-qėnė-qė mėnova pak t’ju dėrgojė pėrgjigjen nė No. 1,ja se ku shkruaj dhe pėrgjigjem plotėsisht dhe jua dėrgoj tė tėra bashkė. Nuk di si t’ju ngjatjetoj qė tė dyve, or tė nderēim haėagatė, qė u pėrkujdestė pėr kėtė punė dhe mė shkruat kaqė shpejt.
Qė tė kuptohemi mė mirė, ju them qė shkaku qė nukė shėkova kėtė tė Neė Yorkutdhe ju porosita tė shiko ju atie ėshtė se kėtu nė Neė Yorkut s’ka tė holla fare dhe nė ka, do tė ketė tė paka. Po si mė shkruani ju andej tė vij aty t’a marr nusen dhe tė kthehem prapė n’Amerikė ėshtė mė keq, po tė jetė qė tė zbresim tėrė kėto harxhe nga ato tė zezat 100. nuk do bėj hesap tė madh. Tė pakėn 30 lira duhen qė tė vij, pėrveē 100 ose 150 dollarėve tė cilat do pėrpiqem, tė huhen kėtejza qė tė bėj nonjė palė rroba, se jam si aman o Zot, se kurrė do mos e bėj kabull tė vij nė Misir si lypės/ dua tė vij si mė ka hie. Po nė Misir me 46 lira dhe vajta gjer nė Napoli nė klas tė tretė dhe dolla nė Neė York me 10 lira nė xhept. M’ato 10 lira pastaj qė do tė mė mbeten nga tė njėqindat ē’tė bėj mė parė? 10 lira nė Neė York s’na arrijnė tė dyve as pėr dy javė dhe unė siē ju shkruaj nė letrėn tjatėr duhet tė rri tė paktėn dy muaj nė Neė York qė tė bėhem prift se duhet tė mėsoj dhe pak Rusēe do s’do.
Prandaj thuajini viehrės s’ime (nė dashtė fati im) qė s’ka pėrveē dy udhė, qė unė nuk ėvij dot aty t’a marr ēupėn e botės me kafe dhe ku tė dalė le tė dalė.
1) Ose tė vij vetė ēupa kėtu, me tė njėqindat, tė cilat dot’jenė kapital i pa-ngarė i priftėrisė.
2) Ose tė vij unė aty t’a marr nusen, po viehra e dashtun duhet t’i heqė harxhet e mia gjer aty dhe q’andej tė pakėn gjer nė Bukuresht bashkė me nusen
tė tėra kėtro me kllas tė dytė.
..........................
Jam i zoti ta ushqej njė grua , atė e dini shumė bukur, hyj nė fabrikė
mė sė fundi, vete nėr hotelet dhe laj piatat. Kurrė do mos i ap tė
drejtėn tė qahet. Po ēe do, kur qėllimi do mbetet i pambaruar?
Duhet ti ipi viehrės sė dashtun tė kupėtojė qė s’ėshtė sėra pėr
martesė kėtu, po pėr punė dhe puna do para. Vėrtet me 100
lirat martohena po qefil pėr mua? S’ėshtė pun’e lehtė, e di,
po cila pun’e mirė ėshtė dhe e lehtė? Mblidhuni tre a
katėr veta dhe bėjeni. Merr’eni pėrsipėr.
A mos pandehni se u tėrbuash pėr tu marrtuar? Kjo gjė
bėhet se e kėrkon puna, dhe kėty s’ka Shqiptarka. U
mbarua! Kaqė fjalė s’dini t’i thoni priftėreshės?
......................
Priftėreshės tani ti thoni: “Ėshtė njė sėrė e kėtillė
dhe e kėtillė: ep 100 tė verdha pėrveē navllave
dhe njė fotografi hde do tė pėrpiqemi t’a bindim
a atė t’Amerikės qė tė mos marrė tiatėr!! Thuajini
pasandaj rėndėsin’ e punės qė do tė marrė
pėrsipėr, se dunet ditur qė nukė dot’a siell
kėtu qė tė dėfrejmė, po qė tė punojmė.



Korrespondencė

Vedati, njė letėr dashurie
Ishin tepėr tė rinj asokohe dhe kishin bėrė njė udhėtim nė Itali. As tė fejuar nuk ishin. Ama ndodhi qė fjetėn bashkė njė natė, nė tė njėjtėn dhomė hoteli... Ngjan pak e ēuditshme pėr mentalitetin e kohės. Po ku pyesin tė rinjtė. Tek e fundit dėshmuan se ishin tė kujdesshėm.
Fjala ėshtė pėr Vedat Kokokėn dhe gruan e tij tė ardhshme, Nirin. Tė nesėrmen ajo iku, kurse djaloshi i ri dhe i dashuruar i shkroi njė letėr: “Mbrėmė kur rashė tė flija nė shtratin tim, pranė shtratit ku fjete ti, nuk ishte e mundur tė mė zinte gjumi. Jam kthyer dhe rrotulluar shumė herė nė shtratin tim dhe, mė nė fund, u ngrita dhe u shtriva nė shtratin tėnd, pėr tė marrė erėn tėnde dhe qė tė mė dukej sikur kisha ikur unė dhe jo ti dhe kėtė zbrazėtirė qė mė ke lėnė nė shpirt ta kesh ti e jo unė”...

Poradeci, kėrkon lejen e nėnės
Lasgush Poradeci u njoh me gruan e tij tė ardhshme nė vitin 1937. Njė grup poeteshash tė shkollės “Nėna Mbretėreshė” vizitojnė njė ekspozitė aty ku Lasgushi jepte mėsime vizatimi. Para kėtij takimi ai kishte lexuar poezitė e Nafijes. Drejtori i shkollės ia prezantoi.
Pas dy vitesh, Lasgushi i shkruan tė ėmės: “Nėna ime e dashur, duke dashur tė martohem me njė ēupė pe shkolle qė mė ka hije, kėrkoj lejėn t’ėnde. Eshtė njė lesh-verdhė e hollė, ashtu siē mė pėlqen mua, por mė shumė se kėto mė pėlqen mendja dhe shpirti i saj. Unė me ēupėn jam njohur pėrpara dy vjetėve kur ajo ishte nxėnėse nė klasėn e tetė…”. Dhe historia vazhdon...

Dhimitėr Pasko, poezi nga burgu
Eftipi Skėndo ishte njė nga vajzat mė tė bukura nė Korēė. Punonte mėsuese nė gjimnazin e qytetit. Dhimitėr Pasko, ose siē njihet Mitrush Kuteli, ishte ajka e elitės sė qytetit. U martuan nė 1946 dhe patėn tre fėmijė.
Njė vit pas martesės, nė 16 maj 1947, Mitrush Kutelin e burgosėn dhe e dėrguan nė kampin shfarosės tė Vloēishtit nė Maliq. Prej andej Kuteli i shkruan gruas njė poezi ku i kėrkonte tė largohej nga ai. “Kaq afėr jemi, por kaq larg,/ Tė lutem mos mė prit/ Na ndajnė terre rreth e qark/ Dhe yll pėr mua s’ndrit”... por ēifti nuk u nda.

Ditari i Dhimitėr Shuteriqit
U njohėn nė mal. Mynever dhe Dhimitėr Shuteriqi qenė partizanė. Me ēlirimin edhe u martuan dhe jetuan bashkė jo pak. Gruaja ruan kujtimet pėr burrin e jetės sė saj. Tek shfleton ditarėt e tij, thjesht verifikon dashurinė qė e ka rrethuar gjatė viteve tė jetės... nė njė fletė ditari, nė 21 qershor tė vitit 2001 Shuteriqi shkruan:
“Sot, Myneveri mbushi 77 vjeē. Dhe mua mė dukesh po e re! Memoria, humori, gjallėria e saj, po njėsoj. Ėshtė shėndoshur pak, po jo si njerėzit qė trashen e rėndohen me moshėn, pėrkundrazi, i vete. Kur vinte, nė rini tė saj, dita e lindjes tė saj, 21 qershori, - Dita e parė e Verės, kjo ditė, le tė ishin pjekur qershitė e mushmollat e fiqtė shėngjinės, i sillte pėrsėri freskinė e saj tė habitshme, veē e pėrtėrin sot, nuk e plak…”.

Panorama
__________________
Ø°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØ°ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ °ŗ©©ŗ°ØØØØØØØ°ŗ©©ŗ
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te ēmuar..........
ø.•“ø.•“Ø) ø.•*Ø)
(ø.•“ (ø.•“ .•“ : (“ø.•*“Æ`*•-->>>> …~ A n n A ~…
ؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜Øؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"ŗ••ŗ°"˜ØØؘ"°
~AnnA~ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė