Tema: N'mujsh
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-06-11, 19:45   #9
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: N'mujsh

Femėr!!!

Kur tė mė kesh krijuar
tė mė kesh pjellė sėrish
ashtu siē mė shikon, e siē mė prek,
siē mė ndjen me dashurinė tėnde
kur tė mė lėpijsh me gjuhė gjakun
qė trupin ma mbulon mbas lindjes sė vėshtirė
kur tė mė nuhasėsh, e tė mė miklosh me frymė
kur tė mė ushqesh me lėngun e bardhė tė dashurisė tėnde
tė mė rrisėsh burrė
e me burrin qė bėre tė krenohesh
kokėn ta mbėshtesėsh nė mua
pėr tė kėrkuar prej meje mbrojtje e dashuri
kur tė mė thekesh mes kofshėsh
e prej meje ta lypėsh jetėn
kur jetėn time ta rrisėsh mes legjendash
kur tė vrasėsh pėr mua krejt bishat e kėsaj bote
e tė mė flasėsh pambarim pėr lotėt
kur ta kėndosh kangėn ma tė bukur pėr kajzit e grurit
kur me erėn tė bėsh njė kurorė veē pėr mua
kur t'mė pėrkėdhelėsh me gjinjtė e tu
pėrgjumjen time tė lodhur
qė rreket nėpėr frymėmarrjet e fantazisė sime
tė tė shoh tė zhveshur
kur tė mė puthėsh aq herė sa yje ka qielli
e pėrjetėsinė ta mbledhėsh nė njė ėndėrr
kur t'mė durosh e me durimin tim tė plakesh
e vdekjen ta presim bashkė
kur tė fundmin ēast tė jetės sime tė mė avytesh
e re si ditėn kur tė njoha
tė mė duash, tė shtrihesh pranė trupit tim
e frikėn time t'ma trembėsh ashtu si dikur m'i trembje pėrbindėshat
e ankthin, nga ėndrrat e mia
kur trupin e ftofur tė ma ngrohėsh me buzė
dhe akullin e vdekjes ta gėrvishtėsh me qerpikėt e gjatė
kur tė qash mbi trupin tim
e tė mė nderosh me lule tė verdha qė ti e di sa shumė i dua
kur nė heshtjen e kohėve tė mendosh pėr buzėqeshjen time tė trishtuar
kur kollėn time ta dėgjosh, edhe pse ma nuk jam
kur kafenė e mėngjesit ta bėsh pėr tė dy
kur lotin tėnd qė rrugėn e merr nė shtegun e faqes
tė ma dhurosh si tė vetmen gjė qė tė ka mbetur
kur ditėt e tua pa mua tė jenė rendja e fundit drejt krahėve tė mi
atėherė ti grua
qofsh femra ime.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė