Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-07-11, 01:05   #37
vjeshta
Thjeshtė ,njė zė!
 
Avatari i vjeshta
 
Anėtarėsuar: 01-05-05
Vendndodhja: neutrale
Postime: 25,049
vjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėmvjeshta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pėr prindėr!!!!!!!!!!!

Njė histori sa e dhimbshme aq dhe e ēuditshme ka ndodhur nė Britaninė e Madhe. Bėhet fjalė pėr familjen Flanagan, e cila para pak ditėsh ka humbur kreun e saj. Mendi dhe Pol Flanagan do tė festonin 10-vjetorin e martesės.

Por Paul u sėmurė nga kanceri njė vit mė parė dhe vdiq. Ēifti ka dy fėmijė: Toms dhe Lusi, me tė cilėt Pol ishte shumė i lidhur. Aq shumė sa vendosi t’u linte njė manual me 28 rregulla se si tė bėheshin njerėz tė arritur kur tė rriteshin.

Sipas “Daily Mail”, Pol qė nga momenti qė mėsoi sėmundjen e tij filloi tė mendonte pėr mėnyrat e ndryshme me tė cilat do tė mund tė komunikonte me fėmijėt nė kohėn qė nuk do tė ishte mė.

Njė nga gjetjet e tij ishte krijimi i njė biblioteka me tė gjitha librat mė tė mirė qė ai kishte lexuar, duke lėnė nė ēdo faqe tė parė tė ēdo libri nga njė mesazh pėr fėmijėt e tij.

Rregullat e njė babai, pėr t’u ndier i plotėsuar

1- Bėhuni tė sjellshėm dhe korrekt. Zbatoni rregullat e tavolinės. Shumė njerėz mund t’ju etiketojnė vetėm nga mėnyra se si mbani pirunin dhe thikėn.

2- Ndihmoni tė tjerėt edhe pse mund tė keni problemet tuaja. Kjo gjė do tė vlerėsohet nga njerėzit dhe


Mendi me fėmijėt Tomas dhe Lusi, Udhėzimi

do t’ju gjenden afėr kur tė keni nevojė.

3- Tregohuni kurajozė. Ėshtė e rėndėsishme tė shikoni veten nė pasqyrė dhe mos t’ju vrasė ndėrgjegjja.

4- Jini tė thjeshtė. Mos mendoni kurrė se mund tė turpėroheni.

5- Mėsoni nga gabimet tuaja. Ju siguroj qė do tė bėni shumė, por tė paktėn pėrdorini.

6- Mos flisni kurrė pas krahėve tė dikujt. Do tė dukeni shumė keq nė sytė e tė tjerėve.

7- Ruani qetėsinė. Nėse dikush ju mėrzit, mos reagoni menjėherė.

8- Kėnaquni. Nėse kjo do tė thotė qė duhet tė rrezikoni ndonjė gjė, ashtu qoftė.

9- Bėni bamirėsi nėse mundeni, ėshtė shumė e lehtė dhe shpėrblyese.

10- Pėr ju gota duhet tė jetė gjithnjė gjysmė plot, asnjėherė e kundėrta.

11- Fjalėn “Po” bėjeni instinktin tuaj. Kėrkoni arsye pėr tė bėrė diēka dhe jo njė arsye pėr tė thėnė “Jo”.

12- Jini dorėlėshuar. Mund tė merrni gjithnjė mė shumė nėse u jepni tė tjerėve mė shumė nga sa meritojnė.

13- Pranoni gjithnjė njė ftesė pėr festa.

14- Kurrė, nė asnjė rast, mos e braktisni njė shok nė nevojė. Do tė fshihja dhe njė tė vdekur pėr shokėt e mi, nėse ma kėrkojnė. Kjo ėshtė dhe arsyeja pėrse i kam zgjedhur me shumė kujdes.

15- Gjithnjė kėrkoni njė shėrbim shumė tė mirė dhe asnjėherė mos lavdėroni shėrbimin e keq tė dikujt.

16- Trajtojini tė gjithė si tė barabartė me ty, pavarėsisht nėse i pėrkasin njė shtrese tjetėr sociale.

17- Respektoni gjithnjė moshėn, sepse mosha tregon drejtėsi.

18- Jini gjithnjė gati tė vini nė plan tė parė interesat e tė afėrmve tuaj.

19- Jini krenarė pėr veten dhe pėr familjen nga vini.

20- Bėhuni ambiciozė, por jo lakmitar. Gjithēka duhet ta arrini me shumė punė.

21- Jetojeni ditėn, bėni gjithnjė diēka qė ju bėn pėr tė qeshur.

22- Jepni mė tė mirėn nė shkollė.

23- Gjithnjė paguani aq sa mund tė pėrballoni.

24- Kurrė mos u dorėzoni. Dy ushtarėt e mi tė vegjėl nuk kanė baba, por ju jeni tė fortė, me zemėr tė madhe dhe trima. Keni mbėshtetjen e familjes dhe miqve.

25- Tė qash nuk rregullon asgjė. Kurrė tė mos ju vijė keq pėr veten, tė paktėn jo pėr njė kohė tė gjatė.

26- Kujdesuni pėr trupin tuaj dhe ai do tė kujdeset pėr ju.

27- Mėsoni njė gjuhė tė huaj, ose tė paktėn tentoni.

28- E fundit: Bėni tė lumtur nėnėn tuaj dhe kujdesuni shumė pėr tė.

Ju dua shumė tė dyve.

Me gjithė zemėr

Babi.
__________________
Faleminderit qe ekziston !
vjeshta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė