Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-02-08, 00:33   #343
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: lirik

*Bilbilit qė shtegton


*Shkruan xhelal ferizi

*nė qoftė se o zog shkon tu flutrue
*me cicėrimen qė shkrinė shtegtarė
*vendit tim ti me i tregue
*thuaj tė ėsht tha nji mėrgimtarė

*thuaj se varė nė fije t' qerpikut
*loti i dhimbshėm i pikon
*tregoj sharrit e pashtrikut
*mitrovices qė rėnkon

nga cicėrima e jote e sqepit
le ta dijė dheu gurė e zallė
tregoj malit fushė e shkrepit
se po digjem gjith me mallė

e kur tė ulesh me pushue
nė fushė dardane e mbi drenicė
thuej se motet mė kan pėrvlue
ta dijė rrafsh e qiqavicė

e kur tė ndalesh nėpėr kroje
nė lugina e nder burime
me at vaj ti qė nxjerr goje
thuaj se tha ėsht zemra ime

kur tė ndalesh n, pėr degė lisi
mal me mal ku i thonė shqipni
n' qoftė se sheh kund bardhsi plisi
thuaj s e u dogja pėr etni

tregoj shkrepit e majave tjera
kah rugova gurgullon
kahdo nė shndritje shkrinė pranvera
kahdo flitet gjuha jonė

o bilbil krahshkruar me gushė
kur tė biesh pėrmbi tropojė
kah mbi shkodra e nė lezhė mbi fushė
thuaj se shpirti me ėsht ba plojė

e kur t' flutrosh kah buna e deti
vala valen ku e harkon
thuaj se mė thau i zi gyrbeti
thuaj se nė gji joshja po mė vlon

thuaja mallin edhe drinit
vjoses bunes e semanit
matit dibres edhe ulqinit
anė e mbanė mbi dhe t' dardanit

kahdo sheh fusha e grunaja
neper mat e albulenė
n'myzeqe mbi fusha t' mdhaja
pėrmbi korqė e tepelenė

tregoj vlores e gjirit jon
edhe kepit e atij zallit
thuaj se shpirtin ma pervlon
plot kujtime zjarri i mallit

kahdo shkon bilbil me lara
tė fala kahdo nė gurė e dhe
kur tė dalin fusha e ara
thuaj se u dogj nji moshė e re

kur t'flutrosh kah kaqaniku
mbi pollog e mbi tetovė
struga e ohri e iliriku
pėrmbi diber e kėrqovė

fol andej me qdo fije fjere
me at fllad e me freski
ti bilbil o zog pranvere
dil kah kuksi e' n' peshkopi

nė maja tė larta e kah valbona
mbi mirditė e dukagjin
kahdo shndrijnė ah viset tona
kah kullon i bardhi drin

edhe kah ibri me zallina
ku e kthen vala pėrmbi erė
at shkumbardhen nė breg n 'ledina
ku njomson e bardha verė

dil bilbil nėpėr burime
mbi qytete e mbi qdo fshat
kah do shtrinė shqipnija ime
mbi delvinė e lazarat


fluturo pėrmbi ato brigje
ndalu nė shkurre nė dushk e glli
kah butrinti nė ato shtigje
dil nė erzen e mbi danglli

ndalu nė fllad e ndalu nė hije
mos harro pėr vyshkjen tonė
nė qdo pllambė e dhe etnije
kahdo me kangė ti fluturon

pike mallin e mergimtarit
nė qdo anė mbi gurė e dhe
edhe lotin e gyrbetqarit
dru as gurė mos le pa bre

kur mbi druj e fletė qetine
mbi ahije tė ndalet udha
mos harro o shpendė mahnije
me vajtue pėr halle e rrudha

edhe pėr mija ato qeliza
qė qdo njena nė gjuhė tė vet
digjet pėr erna e puhiza
qe brushojnė mbi grunė e det

kur cicrrimen nė gjuh tė nanes
edhe dėnesjen tė dridhur ty
ta ken pa rrezet e hanes
mbi lot tua kan me u thy

mos harro dil kah qameria
kah flutron e mbi follorinė
anė e mbanė mbi vise te mija
me sqep te bukur e cicerimė

edhe n' preshevė e ne anė te malit
mbi malsi ne grudė e hot
plav guci ne bardh t' temalit
mbi kastrat e bardhanjot

Nė SHKODER LOKEN E Nė FUSHė KRUJė
E MBI KALA Nė ATA GURė
GUR E DHEUT ME SQEP IA THUAJ
SE PO DIGJEM PėR AT NURė

SE PO VYSHKEM E MALLėNGJEHEM
se po ndryshkem nėpėr mote
nė dhe tė huaj jetim po ndjehem
po mė djegė nanė largsija jote

thuaj bilbil dridhu qerpikut
nėpėr brigje e nėpėr shkurre
bregut tė jonit e adriatikut
nėpėr valė t' qdo uji e gurre

kahdo i ka nė kullim shqipnija
nana e jonė e lashtė etnike
thuaj nė dhe t' huaj tu dogj etnija
me at kangė tande melodike

dil mbi pejė e mbi gjakovė
pėrmbi shkup e mbi prishtinė
nė fusha t' gjera mbi kosovė
ku e kan yjet dashurinė

edhe u thuaj se per ato vise
tha ėsht gjaku i damarit

ku dikur nder tonat fise
perkundė jemė me gjuhė t' shqiptarit

SOT HARRUE TI NANė NA KE
KAH SHPERNDA JEMI N' MEJRIME
LOTIN N' SY PėR GURė E DHE
NUK NA E SHEH NėPėR MėRGIME


NE PER TY AH ME MILIONA
KAHDO JEMI BIJT SHPėRNDA
SHOHIM ENDėRR VISET TONA
THUAJ BILBIL NE JEMI THA

KSHTU MI THUAJ FLETES E DEGES
EDHE BLINIT DUSHK E MALIT
FLET QERSHIJE MAN FTUE SHEGES
DO Tė VUAJM BREZAT DJAL PAS DJALIT


SIQ PO VUAN EDHE SOT ARBRESHI
PERMBI DHE E TJERė TU U DRIDHė
MI THUAJ DIELLIT Qė TE VESHI
NANė SHQIPNISė NJI BESė ME E LIDHė

MI THUAJ PRA O TI BILBIL
KAHDO SHKON NDER LULE E FLETė
PERMBI GONGJE E KARAJFIL
THUAJ ATDHEUT NA KTHE NE JETė

SHKO BIBIL TI N' PER QDO HIJE
N' PER QDO SYTH E N' PER QDO PIP
na i dėrgo kto lot mėrzije
malin tonė pėr gjuhen shqip


e mos le kund bimė as fije
pėr pa e thirrė me tė dashurin emer
thuaj tė lashtes nanė shqipnije
mergimtart tė duan me zemer

thuaj s e vuajn pėr dushk e bari
vuajn pėr bjeshkė per stane e gllija
thuaj se vuajn digjen si zhari
pėr per ato arra e lajthija

edhe per miser me grunaja
kah valzojn si vala e detit
kah kavalli e gjuraja
i luajn kreshta e gurė te shkrepit


thuaj se vuajn edhe pėr dele
vuajn pėr t' pa edhe dhen e dhi
neper fusha e zabele
kah kullosin n' dushk e glli

THUAJ BILBIL TI ME GJUHė TANDE
PER KėT SHKRUMB TE MERGIMTARIT
THUEJ PA KRAH KAN MBETė SI KRANDE
PA I NJOMSUE AI DHEU I T' PARIT


SHKRUAR NGA XHELAL FERIZI MERGIMTARI NGA MITROVICA E KOSOVES
KRIJUESI I VARGJEVE
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė