Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-08-04, 19:46   #1
Anonymous
Guest
 
Postime: n/a
Gabim “Miss Globe”, 600 mijė euro pėr tre netė nė Prishtinė

Pėrfaqėsuesit e kompanisė “Media Globe”, njė ndėr kompanitė organizatore tė spektaklit thanė se “Deliart Association” dhe “Media Globe” kanė marrė licencėn pėr organizimin e kėsaj gare ndėrkombėtare tė bukurisė nga themeluesi dhe bartėsi i licencės sė kėsaj gare, Charlie See. “Marrėveshja ėshtė arritur nė fillim tė kėtij viti dhe ėshtė e vlefshme pėr dy vite radhazi”,- thotė Resul Sinani, zėdhėnės i Spektaklit nė Kosovė.
Gara e sivjetme mbahet nė Shqipėri dhe Kosovė. Kjo ka bėrė qė edhe organizatorėt tė jenė nga tė dy vendet. E njėjta gjė vlen edhe pėr bartjen e shpenzimeve. Por ka tė ngjarė, qė gjėrat tė mos shkojnė nė favor tė organizatorėve kosovarė. Kur ka mbetur mė pak se njė muaj nga zhvillimi i spektaklit, mjetet financiare nuk janė siguruar ende. Nė njė konferencė pėr shtyp, ndėr tė tjera “Media Globe” u ka apeluar “tė gjithė atyre qė kanė mundėsi ta sponsorizojnė dhe ndihmojnė spektaklin…nė mėnyrė qė ta paraqesim dhe prezantojmė sa mė denjėsisht vendin tonė”.
Ndonėse pėr mbulimin e shpenzimeve, duke filluar nga udhėtimi dhe akomodimi i vajzave pjesėmarrėse, janė tė domosdoshme 600 mijė euro, tė cilat ende nuk janė siguruar, tė paktėn jo nga pala kosovare, kjo nuk duket t’i shqetėsojė edhe aq pėrfaqėsuesit e “Media Globe”-it. “Megjithatė ky aktivitet do tė zhvillohet. Ndėrkohė, mėnyra se si do tė bėhet varet krejt nga sponzorimi. Sa mė shumė donatorė tė ketė, mė mirė do tė realizohen planet tona”,- pohoi Odesa Nuiqi, menaxhere e “Media Globe”-it.
Derisa spektakli nė Kosovė do tė mbulohet kryekėput nga donatorė privatė, nė Shqipėri mendohet qė pėrkrahje tė konsiderueshme financiare tė ketė edhe nga qeveria shqiptare, si Ministria e Turizimit, sikurse edhe Bashkia e Durrėsit, ku do tė mbahet spektakli.
Organizimi i “Miss Globe”-it nuk pėrfundon vetėm me paqartėsitė financiare. “E metė” tjetėr duket tė jetė edhe pėrfaqėsuesja e “Miss Kosovės” nė kėtė garė. Sipas organizatorėve ajo nuk do tė jetė Agnesa Vuthaj, “Miss Kosova 2003”. Titulli i saj “Miss Albania 2004”, e ka privuar atė nė pėrfaqėsimin e kandidates kosovare. Organizatorėt, megjithatė kanė siguruar se njė vajzė tjetėr, e njohur pėr ta, “do ta pėrfaqėsojė denjėsisht Kosovėn”. Emri i saj nuk ėshtė zbuluar.
“Kosovėn do ta pėrfaqėsojė dikush tjetėr, por kjo pėr momentin nuk do tė bėhet publike. Pėr kėtė ne nuk kemi hapur kurrfarė konkursi. Ajo ėshtė njė vajzė e cila tashmė ka sfiluar, do tė thotė ėshtė njė vajzė e cila pak a shumė ėshtė e njohur pėr publikun dhe do ta pėrfaqėsojė Kosovėn”,- tha Nuiqi.
Nė kėtė manifestim ndėrkombėtar, do tė marrin pjesė vajza nga 44 shtete tė ndryshme tė botės, dhe shumica prej tyre tashmė kanė konfirmuar pjesėmarrjen.
Nė Kosovė vajzat konkurrente do tė qėndrojnė mė 7, 8 dhe 9 shtator, kur edhe do tė mbahet mbrėmja e parė e spektaklit. Nė kėtė mbrėmje do tė ndahen vetėm dy ēmime, ai i “Miss Miqėsisė” (Miss Friendship) dhe “Miss Vajza e Artė” (Miss Golden Girl).


  Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante