Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 01:47   #3
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hapat praktike pėr arritjen e lumturisė

Si tė bėhesh i lumtur?
Secili njeri mund tė prodhon lumturinė e tij, nėse kapet pėr ligjet e lumturisė dhe i zbaton hapat e tij, kurse fuqia dhe dobėsia e lumturisė mvaret nga sasia e zbatimit tė kėtyre ligjeve.
Hapat konkrete qė paraqesin ligjet e lumturisė, i kaplojnė kėto pika:
1- Beso nė All-llahun.
Nuk ka lumturi nė mungesė tė besimit nė All-llahun, subhanehu ve teala, madje lumturia e njeriut shtohet dhe dobėsohet mvarėsisht nga ky besim. Aq sa mė i madh ėshtė besimi nė All-llahun, aq mė e madhe ėshtė lumturia dhe aq sa mė shumė i dobėoshet besimi, aq i shtohet pikėllimi, stresi dhe mendimi negativ, kurse kjo rezulton jetė tė hidhur dhe fatzi.
2- Beso nė Fuqinė e All-llahut dominuese.
Ai qė e ndien kėtė fuqi hyjnore tė madhe, e cila nuk njeh kufi, nuk mund tė dominohet nga iluzionet dhe nuk mund ta trishtojnė problemet, sepse ka njė shtyllė tė fuqishme nė tė cilėn mbėshtetet kur ti ndodhin sprovat dhe gjėrat trishtuese.
3- Beso nė Caktimet e All-llahut.
Besimi nė Caktimet e All-llahut ngjallė kėnaqėsi shpirtėrore, rehati shpirtėrore dhe qetėsi te njeriu. Pėr kėtė Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
(( عجباً لأمر المؤمن إن أمره كله خير ؛ إن أصابته سرّاء شكر فكان خيراً له ، وإن أصابته ضرّاء صبر فكان خيراً له )) [ رواه مسلم ] .
"Ėshtė pėr tu habitur me ēėshtjen e besimtarit, se[se tė gjitha ēėshtjet e tija janė mirėsi. Nėse e godet ndonjė begati, ai falėnderon All-llahun, e kjo ėshtė mirėsi pėr te, nėse e godet ndonjė fatkeqėsi, ai duron, dhe kjo ėshtė mirėsi pėr te". (Muslimi).
Sa madhėshtor ėshtė ky hadith dhe sa shumė aludon nė lumturinė e vėrtetė.
Besimi nė Caktimet e All-llahut ėshtė rruga qė na shpienė nė lumturi.
* Durimi gjatė sprovave.
* Falėnderimi gjatė begative.
* Braktisja e refuzimit dhe mllefosjes me Caktimet e All-llahut.
Tėrė kjo shpienė nė rehati, qetėsi dhe lumturi.
4- Le tė jenė tė lumturit shembylli yt nė jetė.
Tė lumturit, ata qė i kanė ofruar njerėzimit shėrbime tė mėdha dhe kanė poseduar besim nė All-llahun. I pari nga ky lloj njerėzish ėshtė Muhamed Ibėn Abdullahu, Resulullahu, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Lumturia qėndron nė pasimin e rrugės sė tij, kurse fatzisia qėndron nė largimin nga udhėzimi i tij dhe braktisja e sunetit tė tij.

5- Ēlirimi nga sikleti shpirtėror.

* Sikleti shpie nė mėrzi dhe depresion.
* Sikleti shpie nė dėshtim nė jetė.
* Sikelti shpie nė ēmenduri.
* Sikelti shpie nė sėmundje tė rezikshme.
* Mundohu tė zbulosh shkaqet e sikletit te ti e pastaj shėroje secilin shkak njė nga njė.
* Debato me vetveten dhe me ata qė i ke pėrreth qetė dhe mos bisedo me reakcion.
* Shfrytėzo sikletin tėnd pėr tė dalur vazhdimisht nė epėrsi dhe pėr veprim drejt qėllimeve fisnike.
* Le tė jetė sikleti efektiv nė shėrimin e problemeve tuaja.
* Bėhu i thjeshtė dhe mos i kompliko gjėrat.

6- Njihe natyrėn e jetės.

Jeta domosdo ka trazira, ngushtica, strese dhe sprova. Kėto gjėra ndodhin sipas urtėsive tė All-llahut, qė tė Sheh kush prej nesh ma mirė do tė punon, andaj e kemi obligim ta njohim natyrėn e jetės, ta pranojmė ashtu si ėshtė, por kjo nuk na pengon qė ta shtyjmė kaderin e All-llahut me kader tė All-llahut dhe ti shtyjmė gjėrat e urrejtura me elemente qė i shtyjnė ato. Njohja e natyrės sė jetės nuk domethėnė tė na dominon demoralizimi, por e kundėrta ėshtė e saktė.

7- Shndėrroi shprehitė e tuaja negative nė ato pozitive.

Dr. Ahmed Bera El-Emiri thotė:
"Fitimi i njė shprehie tė re, qoftė ajo intelektuale apo shpirtėrore, nuk ėshtė gjė e rėndė, kėrkon njėzet e njė ditė. Gjatė kėtyre njėzet e njė ditėve ne duhet ti bėjmė kėto veprime:
a- Tė mendojmė.
b- Tė flasim.
c- Tė sillemi sipas asaj qė na mėson shprehia e re.
d- Tė parafytyrojmė nė mėnyrė tė qartė si dėshirojmė tė jemi.
Nėse e parafytyron vetveten sikurse ke arritur nė formėn e kėrkuar, ky parafytyrim nė mėnyrė graduale shndėrrohet nė realitet. Nė kėtė tė vėrtetė aludon fraza: butėsia fitohet duke e shtyrė vetveten tė butė dhe dija fitohet duke mėsuar". (shiko: "Mėsime psikologjike pėr suksesin dhe epėrsinė").

8- Lumturia yte qėndron nė qėllimet tuaja.

Shkaku i fatzisisė sė shumė njerėzve ėshtė mungesa e qėllimeve, tė cilat dėshirojnė t'i realizojnė. Ata ndoshta edhe kanė qėllime, mirėpo nuk i kanė fisnike, andaj ata nuk ndihen tė lumtur edhe kur i realizojnė ato. Ajo qė i sjell lumturi njeriut ėshtė qėllimi fisnik dhe synimi madhor.
Synimet e mėdha i japin individit mundėsi t'i tejkalojnė pengesat qė i dalin nė rrugė dhe gjatė kėtij procesi pėr njė kohė shumė tė shkurtė prodhon ato gjėra qė dikush nuk mund ti prodhon pėr gjatė kohė. Njeriu pa qėllim ėshtė njeri i humbur. A ka mundėsi tė parafytyrojmė njė pilot i cili ngjitet nė qiell dhe nuk ka destinacion tė caktuar ku dėshiron tė arrijė e as hartė qė e ēon nė atė vend?! Duke menduar se ku do tė ateron atij ndoshta edhe i pėrfundon kerozina e i rėzohet aeroplani?! (shiko: "Mėsime psikologjike pėr suksesin dhe epėrsinė").

9- Zvogloi dhimbjet.
Njeriu vazhdimisht pėrjeton dėshtime dhe fatkeqėsi, mirėpo asnjėher nuk duhet tė mendojė se kjo gjė ėshtė fundi i jetės dhe se ky ėshtė i vetmi qė ėshtė sprovuar me kėto sprova, por duhet t'i lehtėsojė dhe zvoglojė duke i bėrė kėto hapa:
a- Ta paramendon kėtė fatkeqėsi mė tė madhe se sa qė ėshtė dhe me pėrfundim mė tė keq.
b- Mendo mbi gjendjen e atij qė ka fatkeqėsi mė tė madhe dhe mė tė rėndė.
c- Shikoi begatitė qė ti ka dhėnė All-llahu dhe nga tė cilat janė tė privuar shumė njerėz.
d- Mos iu dorėzo zhgėnjimit, i cili mund ta shoqėron njė fatkeqėsi. (shiko: "Llojet e mėrzisė", dr. Muhamed Sagir).
10- Mos i prit lajmet e kėqija.

Nėse vazhdimisht mendon pėr mjerimin, atėherė frika do tė vepron nė mėnyrė tė barabartė me vullnetin tėnd dhe do ti sjell fatkeqėsitė, kurse shkaqet e kėsaj fatkeqėsie do tė jenė afėr teje pėr shkak tė frikės dhe pesimizmi tėnd. Ėshtė shumė normal qė sikleti i shtuar tė sjell edhe fatkeqėsi tė reja, e kėshtu tė rrotullohesh nė rrahtė tė zbrazta tė mendimeve negative ndaj fatkeqėsive dhe pritjen e lajmeve tė kėqija.
* Ti kur ia kujton vetes se jeta ėshtė e shkurtėr dhe se gjėrat ndryshojnė shumė shpejt, kjo do tė jep njė sasi tė madhe tė nurit nė jetėn tėnde.

11- Shikoi ata qė i ke pėrreth teje.

Nėse shikon vetveten dhe rreth vetes do tė gjesh shumė gjėra qė meritojnė mirėnjohje.
Tė gjith ne jemi tė mėsuar tė kemi shtėpi ku pushojmė, punė, tė cilėn e punojmė dhe familje qė na rrethekon, andaj zakonisht edhe nuk e hetojmė lumturinė karshi tyre, mirėpo nėse mendojmė rreth ikjes sė tyre dhe privimit nga kėto, atėherė do tė fillojmė tė ndiejmė lumturi me praninė e tyre.

12- Mos lejo qė gjėrat e thjeshta ta prishin jetėn tėnde.

Disa njerėz trazohen nga ndodhimi i disa gjėrave tė thejshta, tė cilat ndodhin pėr ēdo ditė dhe nuk e meritojnė tėrė kėtė lodhje, andaj i kaplon tendosja dhe mėrzia e madhe, pėr shkak se ėshtė thyer njė gotė, ėshtė prishur njė aparat, ėshtė shkyer njė rrobė apo pėr ndonjė ndodhi tė kėtillė tė thjeshtė. Njeriu obligohet qė kėto gjėra tė thjeshta t'i pranojė dhe mos tė lejojė qė ta godas zhgėnjimi ose trazimi.

13- Dije se lumturia ėshtė te ti, andaj pse udhėton pėr ta kėrkuar atė.

Secili njeri i posedon forcat dhe ligjet e lumturisė, mirėpo shumica e njerėzve nuk e shohin kėtė gjė, sepse nuk e shikojnė vetveten, por i shikojnė tjerėt.

Tregimi i fushės me diamant

Tregim i njohur pėr njė bujk tė sukseshėm, i cili punonte me zell nė fushėn e tij derisa u plak. Njė ditė dėgjoi se njerėzit udhėtojnė larg duke kėrkuar diamante, e ai qė i gjen ato bėhet shumė i pasur. Edhe ky u nxeh, e shiti tokėn e vet dhe u nis tė kėrkon diamante.
Trembėdhjet vite i kaloi duke hulumtuar diamante, mirėpo nuk gjeti asgjė derisa u dėshpėrua pa e realizuar ėndrėn e tij, andaj edhe vendosi tė hedh vetveten nė deti si ushqim pėr peshqit.
Mirėpo bujku i ri, i cili e bleu tokėn nga ky bujk, njė ditė duke punuar nė kėtė arrė gjeti njė gjė qė shkėlqente, e kur e morri, vėrejti se ėshtė njė copė diamanti. U nxeh dhe filloi tė gėrmon edhe mė shumė dhe mė me zell. E gjeti edhe copėn e dytė edhe tė tretėn. Befasi! Nėn kėtė arrė kishte njė minierė tė diamanteve.
Qėllimi i kėtij tregimi ėshtė tė tregohet se lumturia mund tė jetė shumė afėr teje, mirėpo ti tė mos e shohish dhe tė shkosh shumė larg pėr ta hulumtuar atė.

14- Bėhu sikurse bleta nė sjelljen e dobive pėr tjerėt.

Njerėzit e lumtur janė mė tė dobishmit pėr njerėzit. Njeriu, tė cilit i mungon lumturia, kėnaqet duke ua bėrė me dije njerėzve se janė fatzi, kurse njeriu i lumtur, i cili kėnaqet me jeten e vet, kjo kėnaqėsi i shtohet edhe mė tepėr, kur edhe tjerėt participojnė nė kėtė lumturi, pa marrė parasysh se shkak i kėsaj lumturie ėshtė ndonjė lajm i mirė apo ndonjė pamje tėrhjekėse. Ky njeri nuk pėrjeton lumturi tė plotė derisa nuk ia tregon kėtė lajm edhe tjerėve ose nuk mer me vete edhe tjerėt qė tė kėnaqen me atė pamje shumė tė bukur.

15- Besoi aftėsive tuaja pėr ti zgjidhur problemet.

Mendimet tona janė ato qė i lindin tė gjitha gjėrat. Ndodhitė nuk kanė ndonjė rėndėsi pėrderisa nuk u pejojmė ne qė tė mbjellin tek ne mendime negative dhe shkatėrruese. Andaj besoi aftėsive tuaja.
Njerėzit e sukseshėm edhe nė kohėrat e krizave dhe vėshtirėsive e ruajnė shpresėn tė gjallė, e kjo shpresė ėshtė shkak i ardhjes sė suksesit.
Botėn tėnde tė brendshme parafytyroje sikur njė fushė qė mbijnė idetė tuaja. Kontrolloi ndjenjat dhe idetė qė lindin brenda teje dhe pyet: cilat janė frytet qė na i sjellin kėto ide? Nėse frytet janė nga lloji qė nuk dėshiron t'i vjelish, atėherė nxito dhe shkule farėn derisa ėshtė e vogėl dhe nė vend tė saj vėndo farė tė mirė.

16- Fitoje frikėn negative.

Friksimet, dėshtimet, vuajtjet, sėmundjet zakonisht lindin nga frika, andaj nėse dėhsiron shpėtim, sukses, lumturi dhe shėndet, atėherė duhet ta rezistosh frikėn dhe tė bėhesh sikur ata pėr tė cilėt All-llahu, azze ve xhel-le, ka thėnė:
﴿ الَّذِينَ قَالَ لَهُمُ النَّاسُ إِنَّ النَّاسَ قَدْ جَمَعُوا لَكُمْ فَاخْشَوْهُمْ فَزَادَهُمْ إِيمَاناً وَقَالُوا حَسْبُنَا اللَّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ * فَانْقَلَبُوا بِنِعْمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضْلٍ لَمْ يَمْسَسْهُمْ سُوءٌ وَاتَّبَعُوا رِضْوَانَ اللَّهِ وَاللَّهُ ذُو فَضْلٍ عَظِيمٍ﴾ [آل عمران:173- 174]
"E atyre (shokėve tė Pejgamberit) qė dikush u tha: "Populli (idhujtarėt) ėshtė tubuar t'ju sulmojė, pra kini frikė!" Ajo, vetėm ua shtoi edhe mė shumė besimin e thanė: "Neve na mjafton qė kemi All-llahu, Ai ėshtė mbrojtėsi mė i mirė!" Dhe atė pa i gjetur kurrfarė e keqe fituan begati e mirėsi tė mėdha nga All-llahu dhe e arritėn kėnaqėsinė e Tij, All-llahu ėshtė dhurues i madh". (Ali Imran: 173- 174).

17- Mos mendo se sėmundja dhe dhimbjet nuk pėrfundojnė.

Asgjė nė kėtė dynja nuk mbetet pa ndryshuar dhe ripėrtėrirė. Ti me aftėsitė e mendimit tėnd kreativ mund ta ripėrtėrish jetėn dhe tė jetosh jetė tė re.

18- Mos u pikėllo.

Nėse krejt njerėzit qė janė pėrreth teje pajtohen si ti bartė mendjetrashėsinė e gjyshit tėnd e se nuk do tė korrish sukses nė jetė dhe nuk do tė jesh i dashur tek njerėzit, ti refuzoje me ngulm kėtė pretendim dhe ruaju nga bara e tė kaluarės qė nuk ėshte e kaluar e jote dhe mbjell tek ti cilėsi tė kundėrta me tė metat, me tė cilat dėshirojnė tė tė rraskapitin.

19- Ndale ēdo logjikim negativ dhe ēdo insistim i mjerimit tėnd momental.

Refuzo dėshpėrimin dhe potenco optimizmin, suksesin, shėndetin, gėzimin dhe se pas kėsaj dere, tė cilėn e mbylli mosbesimi yt nė te, aty qėndron suksesi yt.

20- Kujdesu pėr mendimin dhe fjalėn tėnde, sepse aji tė ruan ose tė shkatėrron.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė:
(( إن الرجل ليتكلم بالكلمة من رضوان الله تعالى ما يظن أن تبلغ ما بلغت ، فيكتب الله له بها رضوانه إلى يوم القيامة ، وإن الرجل ليتكلم بالكلمة من سخط الله تعالى ما يظن أن تبلغ ما بلغت ، فيكتبُ الله عليه بها سخطه إلى يوم القيامة )) [ رواه أحمد والترمذي والنسائي وصححه الألباني ] .
"Njeriu ndodh qė tė flet fjalė, e cila e kėnaq All-llahun, kurse ky aspak nuk ka menduar se mund tė arrijė kėtė gradė tė lartė, e tė bėhet shkak qė All-llahu ta regjistrin prej njerėzve mė tė cilėt ėshtė i kėnaqur deri nė Ditėn e Kijametit. Ndodh qė njeriu tė flet fjalė, e cila e zemron All-llahun, aspak nuk mendon se ku mund ta ēon kjo fjalė, e ta regjistron All-llahu nga tė zemruarit mbi tė deri nė Ditėn e Kijametit". (sahih, Ahmed dhe tė tjerėt).
Kėto ishin veprimet dhe ligjet e lumturisė, kush i zbaton nė jetėn e tij bėhet i lumtur, e kush i le pas shpine vuan nė dynja dhe ahiret.
All-llahu na bėftė tė lumtur nė dynja dhe ahiret. Amin.
وصلَّى الله وسلم وبارك على محمد وآله وصحبه أجمعين .
Paqa dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokėt e tij.
Pėrshtati: Bekir Halimi
</SPAN>
Sektori shkencor pran shtėpisė botuese: "Medarul-Vatan",
2.3.2007

Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė