Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 01:55   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Balsami i lumturisė

Ku ėshtė lumturia?
Ata qė bredhin pas lumturisė sė rrejshme dhe qė nuk besojnė nė All-llahun, subhanehu ve teala, dhe ia kanė kthyer shpinėn rrugės sė besimit, ata nuk mund tė arrijnė askund pėrpos se nė podrumin e mashtrimit, sepse kanė neglizhuar veēoritė e natyralitetit (fitres) qė gjinden nė thellėsirat e njeriut, i cili ėshtė krijesė ku nuk mund tė ndahen kėrkesat e trupit nga kėrkesat e shpirtit. Kurse shpirti ėshtė esenca e jetės sė njeriut.
All-llahu, subhanehu ve teala, ka krijuar njeriun dhe i ka sqaruar rrugėn e lumturisė sė tij dhe ia ka tėrhjekur vėrejtjen nga rruga e vuajtes, sepse Ai ėshtė i Gjidijshmi, sikurse dhe thotė: "A nuk e di Ai qė ka krijuar, kur dihet se Ai depėrton nė thellėsi tė sekreteve, i njeh hollėsitė". (El-Mulk: 14).
All-llahu, tebareke ve teala, ėshtė Ai qė di se ēka ėshtė nė tė mirėn tėnde dhe ēka ta ēon jetėn drejt dhe pėrhap shpirt qetėsues dhe gėzimin tek ti: "(Musai) Tha: "Zoti ynė ėshtė Ai qė ēdo sendi i dha formėn e vet, pastaj e udhėzoi atė?". (Taha: 50).
"Ne e udhėzuam atė nė rrugė tė drejtė, e ai do tė jetė: mirėnjohės ose pėrbuzės". (El-Insan: 3).
Pasi qė prodhuesi ia pėrcakton atė ēka i pėrshtatet prodhimit tė vet dhe pėrcakton mėnyrėn e saktė tė aktivizimit dhe veprimit tė tij, ēka mund tė themi pėr kėtė krijesė gjigante njerėzore, tė cilin devijantėt dėshirojnė ta largojnė nga udhėzimi i Zotit tė tij dhe pastaj iluzionojnė se do tė mbeten nė rrugėn e saktė pa defekte dhe kundėrthėnie?!
Pasi qė njeriu e humbi rrugėn e tevhidit, monoteizmit, filloi tė hulumton rrugė tė ndryshme dhe tė shumta pėr tiu pėrgjigjur kėrkesave tė shpirtit dhe pėr tė adhuruar Krijuesin. Paramendon nxemjen e diellit, ndriēimin e hėnės, flakėn e zjarit, ose idhujt, statujat dhe hyjnitė e rrejshėm tė cilave u nėnshtrohen njerėzit, e mendon se me kėtė veprim i pėrgjigjet natyralitetit tė tij dhe kjo ėshtė vet lumturia!!
Edhe pse shkenca moderne ka pėrparuar shumė, problemet psiqike dhe shoqėrore tė individėve dhe shoqėrive edhe mė tej shtohen, madje kėto shkenca tė cilat supozohet se duhet ti ofrojnė njeriut komoditet dhe tia pakėsoj lodhjen, janė bėrė shpatė qė i ri mbi kokė njerėzve dhe armė me tė cilėn i fuqishmi e shkatėrron tė dobtin, i shfrytėzojnė pėr nevojat dhe lakmitė e tyre duke ua shkelur nderin, shtypur njerzishmėrinė dhe nėpėrkėmbur shpirtin e tyre me llojlloj armėsh qė pėr njė minutė korrė jetėn e qindra dhe mijėra njerėzve.
Ah dhe vaj pėr kėtė qytetėrim dhe civilizim fatzi!!
Njerėzimi ka korrė suksese nė shkenca tė ndryshme, mirėpo cila ėshtė gjurma e kėsaj nė jetėn e saj? A ka gjetur lumturinė? A ka qetur qetėsi? A ka gjetur paqė?
Asesi! Ka gjetur vuajtje, strese, frikė, sėmundje psiqike dhe nervore dhe krime tė mėdha.
Shkenca, e cila duheshte, sipas mėsimeve tė All-llahut, qė secilėn fitore ta bėjė njė hap drejt All-llahut, mu ajo ėshtė bėrė shkak qė e largon njerėzimin shumė hapa nga rruga e lumturisė sė vet pėr shkak tė fikjes sė shpirtit dhe mprapshtjes sė tij.
Jemi duke parė realitetin e hidhur tė njerėzimit, kurse nė horizonte jemi duke parė flamurin e shpėtimit qė valon nė mes tė shkretėtirės dhe njė kullė llambe ndriēimi qė u bėn dritė atyreve qė janė zhytur nė kėnetė. (shiko: "Fi Dhilalil-Kuran", 1/440).
Gjithsesi! ثshtė fe e natyralitetit qė i ofron njeriut lumturi tė vėrtetė, i siguron qetėsi dhe kėnaqėsi, kurse kontrollin e ndėrgjegjės dhe pasionit e bėn rregullues i cili e pengon njeriun ti bėhet armik vėllaut tė tij njeri, ia mėson secilit tė drejtat dhe detyrat, e shtyen nė vepėr konstruktive duke patur pėr synim fitimin e kėnaqėsisė sė All-llahut, pastron shpirtin dhe pėrmirėson sjelljen.


Njė dhuratė me disa margaritarė

Lumturia dhe vuajtja

Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Nėse zgjohet njeriu dhe ngrysė duke mos patur synim tjetėr pėrpos All-llahut, All-llahu do tė mer pėrsipėr tė gjtha nevojat dhe brengat e tija e do ti zbrazej zemra qė vetėm Ate ta do, kurse gjuha vetėm Ate ta pėrmend, kurse gjymtyrėt vetėm Ate ta respektojnė. Nėse gdhin dhe ngrys duke patur synim tė vetin dynjanė, All-llahu ia le brengat, vėshtirėsitė, vuajtjet dhe e le vetėm. Zemra e kėtij njeriu angazhohet me dashurinė ndaj krijesave tjera dhe nuk ka vend pėr dashuri ndaj All-llahut, gjuha e tij ėshtė e angazhuar me pėrmendjen e tjerėve dhe nuk ka kohė pėr ta pėrmendur All-llahun, gjymtyrėt i lodhen duke u shėrbyer njerėzve dhe nuk ka mundėsi ta respektojnė All-llahun. Ai lodhet dhe raskapitet sikurse kafshėt e egra duke u shėrbyer tjerėve, sikurse cakulli i farkėtarit, e fryen barkun e vet dhe i mbush brinjėt pėr tu bėrė dobi tjerėve. Secili njeri qė braktis adhurimin e All-llahut, respektin e Tij dhe dashurinė ndaj Tij sprovohet me adhurimin, respektin dhe dashurinė e krijesave. All-llahu, tebareke ve teala, thotė: "Kush mbyll sytė para kėshillave tė Zotit, atij ia shoqėrojmė njė djall qė nuk i ndahet kurrė". (Ez-Zuhruf: 36). ("El-Fevaid", fq. 84).

Nozulli mė i mirė

- Sot bleje vetveten, sa ėshtė tregu i hapur, i posedon paratė, malli ėshtė i lirė, sepse do tė vijė njė ditė kur nuk do tė ekzistojė as ky treg e as ai mall, kjo ėshtė dita e mashtrimit (dėshtimit).
- Vepra pa sinqeritet dhe pasim tė Sunetit ėshtė sikur njė udhėtarė i cili e mbush strajcėn e tij me rėrė, i bėhet rėndė, por ska dobi.
- Ai qė shijon ėmbėlsinė e shėndetit i vjen lehtė idhėtina e durimit.
- Lakmia e madhe pėr tė arritur nė qėllim ta impnon veprimin serioz dhe kujdesin e madh qė mos tė ikė ajo qė synon.
("El-Fevaid", fq. 49-50).
- Kur tė del ylli i ambicjes nė erėsirėn e natės sė pėrtesės dhe ta shoqėron hėna e vullnetit, i shndėrritet toka e zemrės me dritėn e All-llahut.
("El-Fevaid", fq. 51).

اka ėshtė lumturia

Lumturia - ėshtė koncept te i cili nuk mund tė arrish me thesare nga ari dhe argjenti, sepse ėshtė mė i shtrenjtė se ari dhe argjendi.
Lumturia - ėshtė sikur margaritari qė gjindet nė thellėsirat e detit, ka nevojė pėr zhytės tė shkathėt qė di tė zbulon thellėsirat e detit.
Lumturia - ėshtė qėndrime, fjalė, synime, kėndvėshtrime mbi jetėn me realitet, shpresė, aspiratė dhe vizion.
Hulumto brenda teje, sepse aty nė ato thellėsira gjindet lumturia, aty ėshtė burimi qė nuk shuhet.

Nėse pyesim: ēka ėshtė lumturia?

Sipas njė ankete qė i ėshtė bėrė 16 mijė njerėzve me kėtė pyetje, pėrgjigjet e tyre kanė qenė tė kėtilla:
38% kanė thėnė se lumturia ėshtė dashuria.
28% kanė thėnė se lumturia ėshtė kėnaqėsia.
17% kanė thėnė se lumturia ėshtė shėndeti.
7% kanė thėnė se lumturia ėshtė martesa.
5% kanė thėnė se lumturi ėshtė pasuria.
3% kanė thėnė se lumturi janė fėmijėt.
2% kanė thėnė se lumturia ėshtė udhėtimi.
Abas Mahmud Akadi thotė: kisha njė mik piktor, i cili kishte imagjinatė tė pasur dhe njė ditė imagjinoi lumturinė dhe e vizatoi nė formė tė njė vashe nė moshėn njėzet vjeēare, e cila vrapon djathtas dhe majtas e lumtur, flokėt i hedhen nė tė majtė dhe nė tė djathtė gjersa ajo gjindet nė kulmin e gėzimit, argėtimit dhe galdimit, e ma tregoi. I thash: unė nuk e imagjinoj kėshtu lumturinė.

Njė: Pėr kėtė mund tė themi se ėshtė argėtim, gėzim apo kėnaqėsi.
Porse lumturia ėshtė diēka tjetėr.
Lumturia ėshtė mė afėr pėrvojės dhe eksperiencės se sa mashtrimit, adoloshencės dhe injorancės.
Lumturia ėshtė mė afėr moshės sė pjekur se sa kėsaj moshe ku ka shumė galdim rinor, gjallėri dhe fuqi.
Dy: lumturia ka domethėnien e mjaftimit dhe qetėsisė.
Nuk ėshtė zhurmė dhe britmė.
Lumturia ėshtė shije, emocion dhe ndenja brenda njeriut, nė zemėr dhe ndėrgjegje.

Nuk mund ti vėndojmė definicion sikurse zakonisht vėndohet nė libra definicion pėr secilėn shkencė.

Lumturia nuk pikturohet me kufinjė dhe definicione.

Ndoshta lumturia troket nė dyert tona, kurse ne nuk e njohim dhe e injorojmė e nuk ja hapim derėn.
Ndoshta i vjen lumturia njeriut dhe e jeton me tėrė potencialin e tij logjik, shpirtėror dhe fizik, mirėpo nuk e heton.
Sikurse ėshtė lumturia e fėmijėve, tė cilėt janė tė lumtur nė jetėn e tyre, nė argėtimin, pafajėsinė, lojėrat dhe thjeshtėsinė e tyre, mirėpo ata megjithkėtė nuk e hetojnė lumturinė, e kur tė rriten, tė lexojnė, tė kuptojnė dhe tė dėgjojnė pėr atė qė quhet lumturi , fillojnė ta hulumtojnė, sikurse tė jetė diēka e humbur.

Po tė sihte lumturia nė pasuri, ari, argjend, dollar, gjiro llogari, do tė ishin kodrat, minierat dhe bankat mė tė lumturit, sepse ato kanė shumė kėso gjėrash.
Po tė ishte lumturia nė bukuri, shkėlqim, pamje magjepse, e stolisje do tė ishin palluat tė lumtur, trandafili, lulet, bozuloku.
Po tė ishte lumturia nė pushtet dhe fuqi, e zė tė madh, do tė ishin kafshėt e egra mė tė lumtur se njeriu.
Po tė jetė lumturia nė moralin e vlefshėm, fjalėt e drejta, veprat e mira, autoriteti i madh, mendjepjekuria, atėherė njeriu kėtė do ta meritonte.
Lumturia ėshtė:
Buzėqeshja e njė fėmiut tė dlirė;
Fjalėt e mira dhe pėrmendja e All-llahut kur dalin nga njė gjuhė e pastėr dhe e vėrtetė;
Rahja e zemrės tolerante ndaj vėllezėrve tė tij musliman;
Dhurata pa pėrmendje dhe mburrje;
Largimi i njė brengės tėnde ose tė ndonjė vėllaut tėnd musliman prej All-llahut, subhanehu ve teala;
Qėllimi fisnik tė cilin e arrinė ti ose dikush tjetėr prej muslimanėve;
Njė ēast i lodhjes, raskapitjes dhe djersės, tė cilėn e pason njė rehati dhe njė sukses;
Mendjemėdhenjtė, perandorėt, zullumqarėt, kriminelėt, pasanikėt ndodh qė tė dalin prej kėsaj dynjaje dhe mos tė provojnė atė mė tė bukurėn nė te: shoqėrimin e All-llahut dhe lumturinė e lutjes drejtuar Atij.

Udhėzimi i pejgamberėve drejt rrugės sė lumturisė
Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Nuk ka rrugė qė tė shpien drejt lumturisė dhe shpėtimit nė dynaj dhe ahiret, pėrpos se nė duar tė pejgamberėve. Nuk ka rrugė pėr tė mėsuar tė kėndshmen dhe tė flliqurėn nė mėnyrė detale pėrpos se nga ana e tyre. Nuk arrihet kėnaqėsia e All-llahut asnjėherė pėrpos se nė duar tė tyre. Fjalėt, veprat dhe morali i mirė ėshtė udhėzimi i tyre dhe ajo qė na e kanė sjellur ata. Ata janė peshoja e saktė me tė cilėn i peshojmė fjalėt, veprat dhe sjelljen tonė. Pasimi i tyre bėn dallimin e njerėzve tė udhėzuar nga ata tė devijuar. Nevoja pėr ta ėshtė mė e madhe se sa nevoja e trupit pėr shpirtin, e syrit pėr dirtėn dhe e shpirtit pėr jetėn.
اka mendon pėr ate qė nėse tė mundon udhėzimi i tij pėr njė ēast tė prishet zemra e i ngjan peshkut i cili ndahet nga uji dhe vėndohet nė fėrtere?!
Gjendja e robit kur zemra e tij largohet nga mėsimet e pejgamberėve i ngjan kėsaj gjendje, madje ėshtė edhe mė e vėshtirė, mirėpo kėtė e heton vetėm zemra e gjallė, sepse i vdekuri nuk ndien dhimbjen.
Nėse lumturia e njė njeriu nė dy botėrat qenka e ndėrlidhur me pasimin e udhėzimit tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atėherė secili qė ia do vetes tė mirėn, shpėtimin dhe lumturinė duhet ta mėson udhėzimin dhe jetėpėrshkrimin e tij aq sa tė del nga mesi i injorantėve dhe tė rreshtohet nė rradhėt e pasuesve, palės dhe grupit tė tij. Njerėzit kundrejt kėsaj janė mes atij qė shumė kujdeset pėr kėtė gjė, ose pak, ose tėrėsisht privohet nga kjo mirė. Dhuntia ėshtė nė Dorė tė All-llahut, kujt tė Do ia jep, sepse All-llahu ėshtė pronar i Dhuntive tė mėdhaja". ("Zadul-Mead": 1/69-70).

Transmeton Dejneveriu nga Utbe ibėn Velidi, i cili thotė: njė grua prej tabiinėve thoshte: Subhanall-llah! Sa e ngushtė ėshtė rruga pėr atė qė Ti nuk je udhėrrėfyesi i tij dhe se e trishtueshme ėshtė rruga pėr ate qė Ti nuk je shoqėruesi i tij". ("El-Muxhalese ve Xhevahirul-Ilmi", 8/69).
Kurse Muhamed Dijaudin, Sabuni, nė poezinė e tij thotė:
Lumturia ėshtė qėllim i kėrkuar

Lumturia e njeriut ėshtė devtoshmėria e tij
Frika prej Zotit ėshtė lumturi dhe tregti
Kėnaqėsia e Dominuesit ėshtė aspiratė e jona
Vetėm All-llahun ke frikė
Sepse Ai ėshtė i Madhi qė meriton ti kemi frikė. ("Rubaijat min Meke", fq. 98).
Lumturia e zemrės ėshtė nė kėnaqjen e Allahut
Ai qė ka frikė nga Zoti i vet dhe pėrpiqet pėr All-llahun me sinqeritet, e pastron shpirtin e tij duke respektuar Mikun e vet, subhanehu ve teala, fiton mirėsitė e dynjasė dhe tė ahiretit dhe i paguhen veprat pa llogari. Shikoni sa bukur sqaron Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, duke thėnė: "Zemrat nuk fitojnė atė qė dėshirojnė derisa tė lidhen me Zotin e tyre, kurse nuk ka mundėsi tė arrijė deri te Zoti i vet nėse nuk ėshtė i pastėr dhe i shėndoshė, kurse kėtė nuk mund ta arrijė pėrpos se duke kundėrshtuar epshin e vet, sepse epshi i tij ėshtė sėmundja, kurse kundėrshtimi ėshtė shėrimi, e nėse dominon sėmundja mund ta mbyt. Ashtu sikurse ai qė e largon veten nga epshi fiton xhennetin si vendbanim tė vetin, ashtu edhe zemra e tij nė kėtė dynja, ėshtė nė xhennetin e dynjasė, begati, tė cilės nuk i ngjan asnjė begati tjetėr… Mos mendo se fjala e All-llahut: "E s'ka dyshim se tė mirėt janė nė kėnaqėsinė e pėrjetimeve (nė xhennet). Dhe se mėkatarėt janė nė xhehennem". (El-Infitar: 13- 14).

Vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė