Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 02:00   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kurse atė qė e le nė duart e veta: e sundon, mposht, robėron dhe e shpien nė atė vepra ku qėndron edhe shkatėrrimi i tij". ("Sherhu Hadithi Lebejke All-llahumme lebjeke", f. 130).
Krahėt e lumturisė
Dynjaja ėshtė vend i sprovave, kurse robi i sukseshėm ėshtė ai qė pėr begatinė falėnderon, pėr fatkeqėsinė duron qė tė jetojė shpirtqetė. Nėse e nderon All-llahu, azze ve xhel-le, me shėndet nė trup, siguri nė vendbanim, kėnaqėsi me rizkun qė i ndahet, sikurse tė posedojė tėrė dynjanė dhe le tė fluturon me kėto tre krahė nė qiellin e lumturisė dhe urime kėto begati, tė cilėve nuk ua dinė vlerėn askush pėrpos atij qė ėshtė i privuar nga ato.
Transmeton Tirmidhiu dhe Ibėn Maxheja nga Ubejdullah ibėn Muhsin, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Ai qė gdhin i sigurt nė vendbanimin e vet, me shėndet nė trupin e tij dhe ka kafshatėn e asaj dite ėshtė sikur tė ketė tėrė dynjanė". (Hasen).
Ta analizojmė sė bashku kėtė hadith pejgamberik tė mrekullueshėm, i cili i ka pėrcaktuar shtyllat e lumturisė pėr besimtarin, sepse besimtari gėzon lumturinė me atė qė e ka nderuar All-llahu, siē ėshtė besimi, bindja dhe kėnaqėsia, pastaj i shton shtyllat e lumturisė me begati dhe dhurata qė ia ka dhėnė All-llahu, mirėpo mė tė dukshmet janė kėto tre komponente:
1-Siguria dhe qetėsia shpirtėrore;
2-Shėndeti dhe mbrojtja nga sėmundjet;
3-Ushqimi i mjaftueshėm nga hallalli.
"I sigurt nė vendbanimin e tij". Domethėnė i sigurtė nė vetveten, fėmijėt, familjen, shtėpinė dhe rrugėn e tij. Nėse je i sigurtė edhe nė qoftėse jeton nė shtėpi tė ngushtė qetėsia shpirtėrore e bėn tė gjėrė dhe tė madhe. Kurse stresi dhe frika ia ngushtojnė njeriut shtėpinė dhe jetėn edhe nėse jeton nė pallate dhe vila luksoze.
Kanati, mjaftueshmėria e mbjellur nė shpirtin e besimtarit i mundėson tė fluturon nė qiellin e lumturisė dhe tė jeton jetė tė kėndshme me ato begati tė All-llahut. kurse ai qė vrapon si i ēmendur pas tė mirave tė kėsaj bote si grykės pėr tė shtuar kėnaqėsirat e kėsaj dynjaje, kjo nuk ia shton lumturinė e njeriut, sepse ėshtė manifestim i rrejshėm nė tė cilėn mbėshtetet njeriu dhe gėzohet me te pėr njė kohė tė shkurtėr, mirėpo shpejt mėrzitet dhe kėrkon tjerat. I shtohet keqardhja dhe stresi nėse nuk fiton gjėra shtesė, sepse po tė kishte njė luginė ari, do tė dėshironte tė dytėn?!
Mjaftueshmėria ėshtė njė thesar qė nuk harxhohet, tė jep optimizmin dhe tė largon nga stresi dhe brenga.
Prej mėshirės sė All-llahut ėshtė se burimin e lumturisė e ka bėrė brenda shpirtit tė tyre, afėr tij dhe pasurinė e vėrtetė e ka bėrė pasurinė e shpirtit e jo sasinė e pasurisė materiale.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Nuk ėshtė pasuri malli i shumtė qė ofrohet, por pasuri ėshtė pasuria e shpirti". (Buhariu dhe Muslimi).
"Ka shpėtuar ai qė bėhet musliman, rizkun e ka tė mjaftueshėm dhe e bėn tė mjaftueshėm me atė qė i ka dhėnė". (Muslimi).
"Xhenneti qoftė pėr atė qė udhėzohet nė Islam, jetėsėn e ka modeste dhe ka kanatė, mjaftueshmėri". (Sahih, Tirmidhiu).

Rrugėdalja pas ngushticės

Ti qė bartė brengė, dije se brenga do tė kalon
Myzhde tė mirė sepse zgjidhės i brengės ėshtė All-llahu
Demoralizimi e kėputė ndonjė herė njeriun
Mos u demoralizo sepse All-llahu tė mjafton
All-llahu pas vėshtirėsisė sjell lehtėsimin
Mos u trishto sepse Krijues ėshtė All-llahu
Nėse ke sprovė beso nė All-llahun dhe je dakord me Te
Sepse Ai qė i largon sprovat ėshtė All-llahu
Pasha All-llahun ske askend pėrveē All-llahut
Tė mjafton All-llahu sepse pėr ēdo gjė e ke All-llahun.

Peshorja e lumturisė

Lumturia ka peshoren e vet, kurse ajo ėshtė nė dorėn tėnde, mund tė peshoshė drejt me te ose tė vjedhish.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Shikoni ata qė janė nėn ju dhe mos shikoni ata qė janė mbi ju, sepse kėshtu nuk do tė nėnēmoni dhuntitė e All-llahut". (Muslimi).
"Nėse shikon ndokush prej jush ata qė kanė mė shumė pasuri dhe robėr, le tė shikon ata qė janė nėn te". (Buhariu dhe Muslimi).

Ky hadith ėshtė ilaē i sėmundjes sė hasedit dhe ankesės nė caktimet e All-llahut, sepse njeriu qė i shikon tjerėt dhe dėshiron tė arrije te tjerėt asnjėherė nuk ngopet, sadoqė qė arrinė pasuri dhe autoritet, sepse ai vazhdimisht kėrkon shtim tė tyre dhe vrapon pas tyre si i ēmendur, pastaj i nėnēmon begatitė dhe mohon Dhuntidhėnėsin. Kjo ėshtė nė pėrputhje me hadithin e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: "Po tė kishte biri i Ademit njė luginė ari do tė dėshironte tė ketė edhe njė tjetėr, kurse asgjė nuk ia mbush syrin birit tė Ademit pėrpos dheut dhe All-llahu ia pranon pendimin atij qė pendohet". (Buhariu dhe Muslimi). Nėse muslimani e zbaton kėtė porosi profetike do tė njeh vlerėn e begatisė, do tė jetė dakord me atė qė ia ka caktuar All-llahu, e fiton kanatin, kėnaqjen me atė qė ka, fiton lumturinė edhe nė qoftėse ėshtė i sprovuar me varfėri, sėmundje a fatkeqėsi tė ndryshme.


Njeriu qė ėshtė i varfėr dhe nuk posedon pasuri nėse i shikon ata qė janė edhe mė tė varfėr se ai dhe kanė uri tė madhe, thotė elhamdulilah qė nuk e kam gjendjen e rėndė sa tė atyreve.
Njeriu qė ėshtė i sėmurė dhe ka dhimbje nėse i shikon ata qė janė shumė rėndė tė sėmurė dhe kanė sėmundje afatgjate, thotė elhamdulilah qė nuk jam keq sa ata.
Kėshtu jeton i kėnaqur me atė qė i ka caktuar All-llahu, falėnderues e durimtar.
Poqėse muslimanėt do tė praktikonin kėtė hadith tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė jetonin tė lumtur, do tė rregullohej gjendja e tyre, do tė njihnin frytet e vėrteta tė besimit nė Caktimin e All-llahut, do tė bėnin gara nė devotshmėri, vepra tė mira dhe afrim te All-llahu, nė vend se tė garojnė pėr tė mirat e kėsaj bote.
Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, nė librin e tij, "Udetus-Sabirin" thotė: "Secili njeri domosdo duhet tė durojė nė disa gjėra qė i urren, ose me vetėdėshirė ose pėrdhunshėm. Njeriu fisnik duron me vetėdėshirė ngase e di fundin e mirė qė ka durimi dhe lavdėrohet pėr kėtė vepėr e qortohet pėr trishtimin dhe nėse nuk duron trishtimi nuk ia kthen atė qė i ka kaluar. Trishtimi edhe pse nuk i ban dobi fatkeqėsinė ia bėn dy fatkeqėsi. Kurse njeriu i poshtėr duron pėrdhunshėm, sepse rotullohet pėrreth hapėsirės sė trishtimit dhe nuk sheh se i sjell ndonjė dobi e duron sikurse qė duron njeriu i lidhur pėr ti dhėnė qotek". ("Udetus-Sabirin", fq. 45).
Shtatė porosi nė rrugėn e lumturisė
Ebu Dherri, radijall-llahu anhu, ka thėnė: "Mė ka urdhėruar i Dashuri im, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me shtatė gjėra:
1- Ti dua tė varfėrit dhe tė jem afėr tyre;
2- Ti shikoj ata qė janė ndėr mua e jo ata qė jan mbi mua;
3- Tė kujdesem pėr farefisin edhe nėse ma kthejnė shpinėn;
4- Mos tė kėrkoj prej askujt asgjė;
5- Ta them tė vėrtetėn edhe nėqoftėse ėshtė e hidhur;
6- Mos tė frikohem pėr hirė tė All-llahut prej prej qortimit tė askujt:
7- Tė them sa ma shumė: 'la haule ve la kuvvete il-la bil-lah' sepse kėto fjalė janė thesar nėn arshin e All-llahut". (Sahih, transmeton Ahmedi).
Pesė porosi tjera
Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kush merr prej meje kėto fjalė dhe vepron me to ose ia mėson atyreve qė veprojnė me to: Ebu Hurejre, radijall-llahu anhu, tha: unė o Resulull-llah.
Mė kapi pėr dore dhe mi numėroi pesė gjėra:
1- Ruaju nga haramet qė tė behsh njeriu mė adhurues nė mesin e njerėzve;
2- Je i kėnaqur me atė qė tė ka ndarė All-llahu qė tė jesh njeriu mė i pasur;
3- Sjellu mirė me fqiun qė tė jesh besimtar;
4- Duaju njerėzve atė qė ia do vetes qė tė jesh musliman;
5- Mos u qesh shumė, sepse qeshja e shumtė ta vdes zemrėn". (Sahih, transmeton Tirmidhiu dhe Ahmedi).
Tė dashurit e All-llahut
Imam Ibėn Rexhebi, rahimehull-llah, thotė: "Tė dashurit e All-llahut janė ata qė trashėgojnė jetėn e kėndshme, shijojnė begatinė e tyre, pėr shkak tė gradės sė lartė nė lutje tė Dashurit tė tyre dhe pėr shkak tė ėmbėlsisė sė dashurisė ndaj Tij qė kanė gjetur nė zemrat e tyre. Dynjaja atyreve u bėhet mirė vetėm duke e pėrmendur Ate, kurse ahireti vetėm me Faljen e tij, kurse xhenneti me shikimin nė Te".
(F. 90)
Disa urtėsi tė mrekullueshme
- Humbja e durimit ėshtė fatėkeqėsia mė e madhe e kohės.
- Mėkatet e shumta e prishin zemrėn.
- Takimi me tė dashurit e largon brengėn.
- Kopshti i dijes ėshtė mė i bukur se sa kopshti i bozulokut.
Shpėtimi qėndron nė pastrimin e shpirtit
Imam Ibėn Tejmije, rahimehull-llah, ka thėnė: "Bamirėsia dhe devotshmėria tė bėjnė zemėrgjėrė dhe tė qetė, saqė njeriu e ndien vehten tė gjėrė dhe tė lehtė.
Amoraliteti dhe kopracia e shtypin shpirtin, e ulin dhe nėnēmojnė. Shpirti koprrac dhe amoral e ka pėrzier njėrėn me tjetrėn, andaj nė momentin e vdekjes do tė nxjeret shpirti me vėshtirėsi sikurse qė nxjeret therra nga leshi i lagur.
Shpirti bamirės, i devotshėm dhe i dlirė, tė cilin e ka pastruar njeriu, ngritet, zgjėrohet, fiton lavdi dhe fisnikėri, kurse nė momentin e vdekjes del nga shpirti sikurse pika e ujit qė del nga goja e ibrikut ose sikur qimeja nga tlyni". ("El-Fetava", 10/630).
Pesė veēori
Imam Shafiu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Mirėsia e dynjasė dhe ahiretit qėndron nė pesė gjėra:
- Pasuria e shpirti;
- Pengimi i tė keqės;
- Fitimi hallall;
- Petku i devotshmėrisė;
- Bindja nė All-llahun nė ēdo rast". ("Bustanul-Arifin", fq. 130).
Tė parėt
Imam Ibėn Xhevziu, rahimehull-llah, ka thėnė: "All-llahu ka njerėz qė nuk kėnaqen pa i mbledhur tė gjitha veprat e mira, ata mundohen maksimalisht tė fitojnė ēdo dije, pėrpiqen nė ēdo punė, durojnė nė ēdo vlerė, e nėse u dobėsohet trupi dhe nuk mund ti bėjnė kėto vepra, atėherė nijeti e zėvendėson, sepse ata ēdo herė mundohen tė jenė tė parė". ("Sajdul-Hatir", fq. 245).
Zemra pėrplot dashuri
Imam Ibėn Tejmije, rahimehull-llah, thotė: "Besimi nėse depėrton nė zemėr dhe pėrzihet me te shkakton ėmbėlsi, kėnaqėsi, gėzim dhe galdim qė nuk mund ta shprehė kėtė ai qė nuk e ka shijuar…
Kėnaqėsia e pason dashurinė, ai qė e do njė gjė dhe e arrinė atė qė do e gjen kėnaqėsinė me te…
Krijesat nuk kanė dashuri mė tė madhe, mė tė plotė dhe mė tė saktė se sa dashuria e besimtarėve ndaj Zotit tė tyre…dhe ēdo gjė qė duhet pėrpos Tij dashuria e tij ėshtė si rezultat i dashurisė ndaj All-llahut". ("El-Fetava", 10/648).

Gjėrat e humbura
Imam Ibėn Kajimi, rahimehull-llah, thotė: "Dhjetė gjėra janė tė humbura dhe nuk ka dobi prej tyre:
1- Dija me tė cilėn nuk punohet.
2- Vepra nė tė cilėn nuk ka sinqeritet dhe pasim.
3- Pasuria qė nuk jepet prej saj sadaka, nuk kėnaqet grumbulluesi i saj nė dynja e as qė e ēon pėrpara nė ahiret.
4- Zemėr boshe nga dashuria ndaj Allahut, mallėngjimi pėr Te dhe shoqėrimi me Te.
5- Trup i cili nuk angazhohet nė adhurimin dhe shėrbimin e All-llahut.
6- Dashuri e cila nuk kufizohet nė kėnaqjen e tė Dashurit dhe zbatimin e urdhėrave tė Tij.
7- Koha e humbur dhe mospėrmirėsimi i tė kaluarės ose shfrytėzimi i tė tashmes.
8- Mendimi qė bredhnė gjėra tė padobishme.
9- Shėrbimi i atij qė nuk tė afron te shėbrimi i tė cilit tė afron te All-llahu dhe nuk tė sjell tė mira nė dynja.
10- Frika dhe shpresa te ai qė koka e tij ėshtė nė Dorė tė All-llahut, i cili ėshtė rob nė Grushtin e All-llahut, vetes nuk mund ti siguron as dėm e as dobi, as vdekje, as jetė e as ringjallje.

Vazhdon
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė