Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-03-07, 02:05   #7
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prej kėtyre gjėrave dy gjėra janė humbja mė e madhe dhe janė origjina e ēdo humbjeje:
* Humbja e zemrės
* Humbja e kohės.
Humbja e zemrės vjen nga dhėnia pėrparėsi dynjasė para ahiretit, kurse humbja e kohės vjen nga prishja e gjatė.
U grumbullua e tėrė prishja nė pasimin e epshit dhe shpresa e madhe, kurse e tėrė e mira ėshtė grumbulluar nė pasimin e udhėzimit dhe pėrgaditjen pėr Ditėn e takimit me All-llahun". (El-Fevaid", fq. 111).



Fitimi dhe humbja
Imam Ebu Fet'h El-Busti, rahimehull-llah, thotė: O shėrbėtor i trupit sa lodhesh duke e shėrbyer ate
Kėrkon fitimin aty ku ėshtė humbja
Kujdesu pėr shpirtin dhe plotėso vlerat e tij
Sepse ti me shpirt e jo me trup je njeri
Lėrė pėrtesėn nė tė mirat qė i kėrkon
Sepse nuk gėzohet me tė mirat pėrtaci
Ilaēi i sukseshėm
Shejh Abdurahman Es-Sadiu, rahimehull-llah, ka thėnė: "Pasi qė dynjaja asnjėher nuk shpėton nga njollat, atėherė ilaēi i sukseshėm ėshtė qė njeriu tė angazhohet me vepra tė dobishme, tė cilat ia mbushin kohėn dhe e largon vazhdimin e mendimit nė kėto njolla dhe kjo vepėr duhet me qenė e afėrt me shpirtin dhe tė mallėngjohet pėr te". ("Vesailul-Mufide Lil-Hajatis-Seide", fq. 15).
Shkaqet e lumturisė
Pas kėtyre sqarimeve qė dham mbi lumturinė edhe pse jemi tė vetėdijshėm se me kėtė nuk i kemi dhėn fundin dhe normalisht se ka edhe shumė pėr tu thėnė, do ti pėrmendim shkaqet qė sjellin lumturinė nė jetėn e njeriut edhe ate shkurtimisht.
1- Besimi i vėrtetė dhe veprat e mira;
2- Pėrmendja e madhe e All-llahut dhe leximi i Kur'anit;
3- Pendimi i madh te All-llahu dhe kėrkimi i faljes prej Tij;
4- Lutja dhe kėrkimi i tė mirave tė dynjasė dhe ahiretit;
5- Bamirėsia ndaj njerėzve me fjalė, vepra dhe tė gjitha llojet e bamirėsisė, siē ėshtė sadakaj, kujdesi pėr lidhejt farefisnore, largimi i pengesave, pėrhapja e selamit, pajtimi i njerėzve, etj.
6- Ballafaqimi i tė keqes me tė mirė;
7- Kujdesi qė tė falet namazi me xhemat;
8- Ikja nga vetmimi dhe koha boshe;
9- Angazhimi me ndonjė vepėr apo ndonjė shkencė tė dobishme;
10- Kujdesu pėr punėn e ditės sė sotme dhe mos u merr me punėn e tė nesėrmes derisa nuk i vjen koha;
11- Manifestoi begatitė e All-llahut tė brendshme dhe publike duke e falėnderuar Ate e jo duke u mburrur dhe me mendjemadhėsi;
12- Vėshtirėsitė krahasoi me begatitė;
13- Kujtoi fatkeqėsitė e tjerėve qė tė tė lehtėsohen ty fatkeqėsitė e tuaja;
14- Shiko ata qė janė ndėr ty nė ēeshtjet e dynjasė dhe ata qė janė mbi ty nė ēeshtjet e fesė;
15- Kėnaqu dhe je dakord me atė qė ke;
16- Mos lakmo gjėrat qė kanė njerėzit nė duart e tyre;
17- Shpreso shpėrblimin nė ēdo vepėr, e vogėl ose e madhe qoftė;
18- Beso nė Caktimin e All-llahut dhe dorėzoju Atij nė tė gjitha ēėshtjet e tuaja;
19- Mbėshtetju vetėm All-llahut dhe zbatoi shkaqet e ligjshme dhe tė lejuara fetarisht;
20- Mendo edhe mundėsinė mė tė keqe, nėse dėshiron qė mos tė befasohesh me rezultatet tė cilat nuk vijnė sikurse i dėshiron;
21- Kupto se jeta nė dynja ėshtė e shkurtėr, andaj mos e shkurto edhe mė shumė me brenga dhe pikėllime;
22- Largohu nga ushqimi, fjalėt dhe gjumi i tepruar;
23- Largoju nga hidhėrimi dhe shkaqet e tija;
24- Kėrko strehim te Allahu nga djalli i mallkuar, largoju nga rėnia nėn ndikim tė imagjinatės, iluzioneve dhe cytjeve;
25- Kujdesu qė secilit tia japish hakun qė e meriton;
26- Detyrėn qė ke marrė mundohu ta kryesh nė formė tė pėrkryer dhe kryj detyrat njė pas njė;
27- Duhet ta dijė njeriu se fjala e njerėzve nuk i bėn dėm pėrpos nėse ai vepron sipas asaj qė thonė njerėzit;
28- Duhet tė kuptoj njeriu se fitimi i kėnaqėsisė sė njerėzve ėshtė synim qė nuk arrihet;
29- Haroi vėshtirėsitė e kaluara;
30- Largoju nga zilia dhe duaja vėllaut tėnd atė qė ia do vetvetes;
31- largoju urrejtjes dhe kujdesu qė tė kesh gjoksin e pastėr kundrejt muslimanėve;
32- Pėrzihu me tė mirėt dhe largoju prej tė kėqinjve;
33- Kujto se ēka u ka pėrgaditur All-llahu besimtarėve nė xhennet;
34- Prano kritikėn konstruktive, kėshillėn dhe udhėzimet nga secili me zemėrgjėrėsi. Kėto janė disa shkaqe tė cilat njeriut i sjellin lumturinė nė jetė. Nuk na premton koha e as vendi qė tė bėjmė sqarime detale tė kėtyre shkaqeve por mendoj se mjaftojnė pas sqarimeve tė mėhershmė qė janė bėrė nė kėtė drejtim.


Pengesat e lumturisė

Secili njeri e kėrkon lumturinė, mirėpo jo secili e arrinė ate, sepse nė rrugėn e tij drejt lumturisė ka pengesa tė cilat nuk arrinė ti tejkalojė. Andaj e shohim tė arsyeshme qė tė pėrmendim disa prej kėtyre pengesave qė tė kujdesen njerėzit prej tyre dhe tė qėndrojnė nė distancė.
1- Mosbesimi. Shikoni se si All-llahu, azze ve xhel-le, e pėrshkruan vuajtjen dhe fatzisinė: "Atė qė All-llahu dėshiron ta udhėzojė, ia zgjeron zemrėn pėr (tė pranuar) Islamin. Atė qė dėshiron ta lėrė tė humbur, zemrėn e tij ia bėn shumė tė ngusht sikur tė ngjitej nė qiell. Kėshtu All-llahu lėshon dėnimin mbi ata qė nuk besojnė". (El-Enam: 125).
2- Mėkatet, gabimet dhe krimet. Ajetet dhe hadithet qė e sqarojnė kėtė gjė janė tė shumta, andaj nuk do tė ndalemi te ato.
3- Zilia dhe xhelozia. Zilia ėshtė shumė i rezikshėm, andaj na ka mėsuar All-llahu qė tė kėrkojmė strehim te Ai nga zilia, kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, na e ka ndaluar kėtė ves sepse e prish jetėn komode dhe tė kėndshme mes muslimanėve.
4- Mllefi dhe urrejtja. All-llahu, azze ve xhel-le, i ka mėsuar muslimanėt qė ti luten Allahut, tebareke ve teala, qė mos tė lė vend nė zemrėn e tyre pėr urrejtje e mllef duke thėnė: "…dhe mos lejo nė zemrat tona farė urrejtjeje ndaj atyre qė besuan. Zoti ynė Ti je i butė, mėshirues!". (El-Hashr: 10).
Njeriu qė ka mllef dhe urrejtje tėrė kohėn mendon se si tė hakmiret ndaj atij qė e urren, ndoshta e gėnjen, e dėmton dhe nuk i frikohet asgjės nė drejtim tė arrijtes sė qėllimit tė vet.
5- Hidhėrimi. Ska dyshim se hidhėrimi ėshtė pengesė e lumturisė dhe zemėrgjėrėsisė, andaj All-llahu, azze ve xhel-le, i ka lavdėruar besimtarėt duke thėnė: "…dhe kur hidhėrohen, ata falin". (Esh-Shura: 37).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Nuk ėshtė i fuqishėm ai qė ngadhnjen nė mundje por ai qė pėrmban veten kur hidhėrohet". (Buhariu dhe Muslimi).
6- Zullumi. Zullumi ka fundin e keq dhe pėrfundimin e zymtė. Shembuj pėr kėtė gjė sa tė duash si nga historia e hershme si nga historia moderne.
7- Frika prej tjetėrkujt pėrpos All-llahut. Kjo frikė njeriut i sjell vuajte dhe nėnēmim.
8- Pesimizmi. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e pėlqente optimizmin dhe e urrente pesimizmin, sepse shkakton vuajtje dhe lodhje.
Dr. Aziz Feridi thotė: Pesimisti pėr shkak tė orientimit tė tij pesimist pėrjeton lodhje tė madhe dhe ndikojnė mė shumė nė nervat e tija se sa katastrofat dhe fatkeqėsitė e mėdha qė e kaplojnė.
9- Mendimi i keq pėr All-llahun, subhanehu ve teala. All-llahu, azze ve xhel-le, thotė: "O ju qė keni besuar, largohuni prej dyshimeve tė shumta, meqė disa dyshime janė mėkat …". (El-Huxhurrat: 12).
Kurse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Kujdes nga paragjykimet, sepse ato janė gėnjeshtra mė e madhe". (Buhariu dhe Muslimi).
10- Mendjemadhėsia. Njeriu mendjemadh vazhdimihst jeton nė vuajtje dhe fatzisi edhe nė qoftėse i nėnēmon tjerėt dhe ngritet mbi njerėzit.
11- Lidhja e zemrės me krijesat tjera e jo me All-llahun, sikurse ndodh me njeriun e dashuruar me pasion tė madh dhe tė flakt ndaj ndonjė vajze. Mjafton tė lexohen tregime tė shumta qė flasin dhe tregojnė gjendjen nė tė cilėn kanė ardhur ata qė janė dashuruar pa masė nė ndonjė vajzė dhe ku i ka sjellur kjo dashuri. Shembulli mė specifik nė kėtė drejtim ėshtė rasti i Mexhnunit dhe Lejlės.
12- Droga. Shumė njerėz mendojnė se lumturia sillet me drogė dhe alkool dhe jepen pas tyre duke ikur nga brengat e dynjasė dhe angazhimet e saja, mirėpo ata kanė efektin e kundėrt, ato sjellin vuajtje, demoralizim, degjenerim dhe shkatėrrim.
Kėto janė disa prej pengesave kryesore nė rrugėn e lumturisė, ti njohim dhe tė largohemi prej tyre.
All-llahun e lusim qė tė na jep jetesė tė tė lumturve, vdekje tė shehidavė dhe tė na ringjallė nė shoqėrinė e pejgamberėve. Amin.</SPAN>
Bekir Halimi,
19.5.2006


http://www.albislam.com</SPAN>
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė