Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-07-09, 13:03   #5
uck_aksh
Lavdi Dėshmorve
 
Avatari i uck_aksh
 
Anėtarėsuar: 02-10-04
Vendndodhja: Vevey-Suisse
Postime: 5,197
uck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėmuck_aksh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ti kujtojm tragjedin e nenave dhe motrav tona qe te kem respekt per njeri t

JETA E SAJ PĖRFUNDOI NĖ VALĖT E ADRIATIKUT
Ditėn qė ishin dėbuar nga shtėpia, ajo kishte qarė aq shumė, sa tė gjithė tė pranishmit kishin thėnė se do t'i pėlciste zemra.
“A do t'i takoj mė vėllezėrit, a do bėhemi bashkė ndonjėherė mė nė tokėn e Kosovės”, - kishte pyetur ajo dhjetėra herė. Kur iu kishin afruar kufirit maqedon, e kishte ndalur veturėn dhe iu kishte bashkangjitur kolonės. Edhe kur tė gjithė po flinin nė veturė, ajo rrinte zgjuar dhe herė pas here dilte tė tymoste cigare. Tė nesėrmen e ėma e kishte qortuar pse dilte jashtė e vetmuar dhe ajo vetėm e kishte shikuar, pastaj me zėrin e qetė i kishte thėnė: “Moj nėnė, kjo ikje po mė duket si vdekje, andaj s'ėshtė gjė edhe po tė mė marrė ndonjė plumb”.
I ati, qė ishte i plagosur, i thoshte: “Bija ime, unė nuk do tė qėndroj edhe gjatė. Ti duhet tė kujdesesh pėr familjen. Mos rri jashtė shumė, se po tė panė shkijet, vaj halli. Do tė tė marrin. Je aq e bukur dhe u bie nė sy”.
Edhe ditėn e dytė prapė H.S. nuk futi gjė nė gojė. Ishte buzėmbrėmje. Policėt serbė filluan t'ua grabisin veturat shqiptarėve. H.S., nuk brengosej pėr veturėn, por pėr babanė e plagosur. Kur asaj i erdhi radha t'i nxirrte njerėzit jashtė, sikur u trimėrua. “Nuk e jap veturėn, kam njeriun e sėmurė brenda”, - tha ajo. Kurse njėri nga policėt urdhėroi: “Merreni bashkė me veturė”. E kotė ishte tani pėrpjekja e saj qė tė dilte jashtė. Aty hynė dy policė qė ia nxorėn familjarėt jashtė. Derisa familjarėt mbetėn jashtė, atė e dėrguan nė njė shtėpi nė Kaēanik, dhe ia lidhėn duart e kėmbėt. Tė nesėrmen nė mėngjes ajo pa si i vranė dy tė rinj mu nė atė oborr. “Sė paku nuk do tė pėrfundoj nė duart e tyre”, - tha me vete, duke menduar se do ta vrasin. Nuk vonoi shumė dhe i erdhėn po ata tė dy qė e morėn me veturė. “Do tė lindėsh fėmijė serbi, moj shqiptare”, - i kishte thėnė njėri nga policėt. Ndėrsa, tjetri filloi t’ia prekė flokėt qė iu kishin shprishur nė atė dhomė tė ftohtė. Ajo deshi t'i ikė, por dora e tij e fortė e tėrhoqi pėr flokė afėr vetes, dhe si gjarpėr i ftohtė, filloi t'ia prekė trupin e njomė. Kot u pėrpoq t'i bėjė rezistencė. Ata ishin dy, ndėrsa kjo duart i kishte tė lidhura me pranga. Ata e ēnderuan derisa u ngopėn, kurse ajo fytyrėn e kishte tė pėrgjakur, sepse e kishin grushtuar disa herė nė kokė dhe nga hundėt i rridhte gjak. Kur policėt po dilnin nga dhoma, ajo i pėshtyu, por njėri nga ata e tėrhoqi zvarrė dhe i tha: “Kėshtu do ta kesh ēdo natė, derisa tė ma lindėsh fėmijėn. Mos provo tė bėsh diēka, se familjen tėnde e kam nė dorė, a e ke harruar kėtė”. Ishte dita e pestė qė ajo s'kishte futur asgjė nė gojė dhe shpresonte tė vdiste sa mė shpejt. Kur po errėsohej, barbarėt i erdhėn prapė. Ajo e luste zotin tė vdiste. Ata prapė e dhunuan. Dhe sėrish, para se tė dilnin, i thanė se do tė lindė fėmijėn e serbit. “Ndoshta edhe do ta lindi, por ai do tė mė ngjajė mua, e do t'iu vrasė juve”, - u kishte thėnė ajo. Njėri nga ata ishte kthyer me rrėmbim dhe thikėn e tij ia kishte futur nė bark. Asaj i kishte humbur vetėdija, por nuk kishte vdekur. Mė vonė e hetoi se ishte e zhveshur dhe e mbėshtjellė me njė batanije. Vetėm pasi i hapi sytė disa herė, dikush i tha se ishin nė autobus dhe se udhėtonin pėr nė Shqipėri. Kur kishin hyrė nė Shqipėri, me helikopter e kishin dėrguar nė spitalin e Tiranės. Pasi qė e kishte tė lėnduar shumė pjesėn e barkut, ku ia kishin ngulur thikėn, ajo duhej tė dėrgohej pėr shėrim nė Itali. Atė natė, kur e dėrguan nė Durrės prej nga duhej tė nisej pėr nė Itali, ajo nuk fjeti. Tė nesėrmen e gjetėn tė vdekur nė valėt e Adriatikut.
__________________
Ne shqiptaret e kemi tradit
Qe t'a duam njeriun me zemer e me shpirt
Jemi xheloze por kemi te drejt
Se dashuria e shqiptarve eshte shume shtrenjt
uck_aksh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė