Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-09-11, 20:41   #62
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Turqia do rishikim tekstesh? Tė kėrkojė falje publike pėr pushtimin

Nga Dr. DOM NIKE UKGJINI*
Nė kohėt e fundit, nga bota politike ėshtė hedhur deklarata pėr rishikim tė historisė shqiptare nėn pushtimin osman dhe eliminimin e paragrafėve fyese nga librat shkollorė etj. Kjo deklaratė bazohet nė njė kėrkesė tė bėrė nga Komisioni Evropian, “Pėr ndryshimin e gjuhės sė urrejtjes nė Ballkan”. Nga ky debat politik janė joshur dhe disa intelektualė tė njėanshėm nė Kosovė dhe Shqipėri, tė cilėt nė kohėn e fundit, pėrkundrejt ndonjė lloj shpėrblimi, janė tė gatshėm ta rikorrigjojnė vetveten, duke dalė “pro rishikimit” tė lėndės sė Historisė dhe tė Gjeografisė nė tekste shkollore pėr periudhėn osmane. Ėshtė e vėrtetė se “Quot homines, tot sententiae” (sa koka, aq mendime), por mendimet qė dalin nga njeriu si mendje hyjnore, duhet tė jenė nė harmoni mė falėn e urtė latine: “Nihil est veritatis luce dulcius” (Nuk ka gjė mė tė ėmbėl sesa drita e sė vėrtetės).
Nga dokumentet e kohės, tė cilat gjenden nė arkivat e qendrave evropiane, shihet shumė qartė se si pushtuesit pėrdorėn metoda tė ndryshme pėr ta nėnshtruar popullatėn vendase: si, sistemi i devshirmes (jeniēerizmi), sipas tė cilit merreshin djem nga familjet e krishtera shqiptare dhe dėrgoheshin nė Stamboll. Kjo dukuri, e cila zbatohej nė perandorinė osmane qė nė kohėn e sulltan Muratit II nga viti 1451 e nė vazhdim, kishte goditur nė palcė shpirtin e shqiptarit tė robėruar. Pėr kėtė fenomen tė dhimbshėm flet edhe ipeshkvi i Shkodrės Benedikt Ursin nė relacionin e tij dėrguar Selisė sė Shenjtė (Vatikanit) nė vitin 1628; taksa e xhizjes pėr tė krishterėt, e cila pėrbėnte njė presion social dhe ekonomik nė rritje, e pėr tė cilėn na flasin shumė qartė defterėt e ndryshėm nga ai i Shkodrės (1485) e tė tjerė, si dhe relatorėt e shumtė tė Selisė sė Shenjtė, prej tė cilėve Marin Bici nė vitin 1610, Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Shtjefėn Gaspri etj. Gjithashtu kujtojmė edhe ekzekutimet, ndėshkimet e shumta, ndalimi me ndėshkim i shkrim-leximit dhe hapjes sė shkollave nė gjuhen shqipe etj.
Historia na tregon se perandoria osmane, me urdhėr tė Sulltan Selimit, II nga viti 1569 bėri konfiskimin e pronave tė kishės dhe objektet nė gjithė perandorinė, pėrveēse nė Konstantinopol, Brussi dhe Andrianopolis, pėr t’i shndėrruar nė xhami, depo municionesh, kazerma ushtarake etj. Nga ungji, Gjoni, mėsojmė se pas vdekjes se Imzot Pjetėr Bogdanit nė vitin 1689, ushtarėt turq e zhvarrosėn trupin e tij nga kisha e Prishtinės dhe ua hodhėn qenve pėrgjatė rrugėve tė qytetit, ndėrsa ipeshkvi i Shkodrės, Anton Zezaj (Neri) nė vitin 1701 qe varur nė litar nė qendrėn e qytetit nga qeveria osmane. Ky presion ndaj priftėrinjve, vendas apo misionarė, ushtrohej pėr t’i treguar popullit se nuk kishte kush t’i mbronte, se edhe ata do t’i gjente i njėjti fat nė qoftė se nuk do t’i nėnshtroheshin pushtetit. Ngjashėm njoftojnė tė gjithė relatorėt e Selisė sė Shenjtė, si Pjetėr Massareku, Pjetėr Bogdani, Vinēenc Zmajeviqi etj. Ekzekutime, torturime dhe shpėrngulje masive pati edhe pas luftės ruso – austriake kundėr Turqisė nė vitet 1735 – 1739.
Si pėrmbledhje tė asaj ēfarė ka ndodhur, studiuesit e huaj tė paanshėm si: Georg Stadtmüller, Peter Bartel, amerikani, Jacques E. Edwin etj., pohojnė se: turqit pėr katėrqind vjet mė radhė i detyruan shqiptarėt me shpatė dhe me taksa qė tė tradhtojnė krishtėrimin.
Se pushtimet osmane pėr ne shqiptaret, lanė pasoja tė mėdha politike, dėshmon fakti i Kongresit e Berlinit 1878 dhe ai Londrės 1913, ku pėrkundrejt peticioneve protestuese pėr mos copėtimin e trojeve shqiptare, tė dėrguara nga Lidhja Shqiptare, Fuqitė e Mėdha duke identifikuar shqiptarėt nė masėn 70% tė islamizuar mė turqit, pa ndonjė hezitim vendosėn qė tokat shqiptare tė bėhen plaēkė tregu ndėrmjet: Perandorė Osmane, Greqisė, Bullgarisė, Serbisė dhe Mali tė Zi.
Ngjarja e pushtimeve osmane me njė pėrshkrimin kreativ do ishte “si njė mortajė e zezė”, e cila tjetėrsoi njė pjesė tė jetės shpirtėrore tė shqiptarit, nė aspektin politiko-shoqėror-kulturor, socialo-psikologjik dhe fetar.
Ėshtė shumė e qartė, se qytetėrimet, pėrgjithėsisht kanė qenė dhe mbeten baza kryesore, rreth tė cilave krijohen aleanca tė ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake dhe boshti i integrimit tė shteteve evropiane, por ėshtė dhe e qartė, ato dallohen midis tyre nga historia, gjuha, kultura, traditat dhe, nė njė masė tė madhe, nga besimi fetar.
Qarqet politike dhe intelektuale nė Shqipėri e mė gjerė duhet tė pėrfshihen nė njė debat, jo si ta shpėrfillim realitetin historik tė popullit tonė, duke i hyrė nė hatėr njėrės palė apo tjetrės, por duke e nxjerrė nė pah pjesėn e lavdishme dhe atė tė hidhur tė populli tonė, tė shkaktuar nga pushtuesit e njėpasnjėshėm, e sidomos tė perandorisė osmane, e cila zgjati pėr gjatė 450 vite mė radhė. Nėse qeveria e tanishme turke merr pėrsipėr ta identifikojė veten me perandorinė osmane, atėherė ajo, jo qė duhet kėrkojė rishkrimin e historisė, por tė bėjė njė “mea culpa” (punė tė pendimit) publike ndaj popullit shqiptar.
Tema bosht e polemikės, edhe pse nuk pohohet qartė, ėshtė mohim i pushtimeve osmane dhe ēėshtja e islamizimit tė shqiptarėve. Kėtė lloj kėrkese, para disa ditėve, nė favor tė serbėve e bėri dhe ambasadori serb gjatė njė vizite nė njė shkollė nė afėrsi tė Fierit. Shtrohet pyetja: Po tani, me ēfarė terminologjie do shkruajmė nė librat shkollorė?! Pastaj, a do bėjmė asgjėsimin e tė gjithė dokumentacionit arkivor brenda dhe jashtė vendit, i cili flet pėr pushtimet osmane?! Apo diē tjetėr!?
Kur qeveritė aktuale dhe intelektualėt, me tė drejtė ngulmojnė qė tė zbardhen krimet e komunizmit, tani me ēfarė ndėrgjegjeje kėrkojnė qė tė heshtet mbi krimet e perandorisė osmane dhe eventualisht nesėr, tė atyre serbe, tė shkaktuara gjatė luftėrave ballkanike dhe mė vonė?
Sokrati do thoshte: “Tė njohėsh tė tjerėt ėshtė dituri, tė njohėsh vetveten ėshtė iluminizėm”.
Tė polemizohet rreth kėtyre ēėshtjeve se, a kanė qenė shqiptarėt tė pushtuar apo jo, dhe se pushtuesit kanė ardhur me lule dafine, ėshtė humbje kohe dhe polemikė e tejkaluar. Shqiptarėt janė nė proces tė ripėrcaktimit tė identitetit tė tyre qytetėrues drejt atij perėndimor, drejt atij qytetėrimi prej tė cilit u shkėput forcėrisht shekuj mė parė, prandaj duhet thundruar mirė nė mendjen dhe shpirtin e tyre fjala e urtė latine:
“Amicus Plato, sed magis amica veritas” (E dua Platonin, por mė shumė e dua tė vėrtetėn).
*Historian- Instituti Filozofik dhe Teologjik nė Shkodėr.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė