Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-10, 10:52   #1
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim A do tė tolerohėt edhe kėsaj rradhe Izraeli ? ( 9/20 Turq te vrar )

Ushtria izraelite vret sė paku 15 aktivist humanitar
Ushtria izraelite ka sulmuar anijet qė po lundronin drejt Gazės me ndihma humanitare.

E hėne 31 Maj 2010 9:44
Raportohet se 10 aktivistė janė vrarė dhe rreth 100 janė plagosur kur ushtarėt izraelit bastisėn anijet humanitare “Freedom Flotila” tė cilėt kishin pėr qėllim shpėrthimin e bllokadės detare qė po imponohet nga Izraeli dhe Egjipti. Mediat izraelite njoftojnė pėr 16-20 tė vrarė. Al Jazeera raportoi se nėntė nga tė vrarėt janė turq.
Sulmi i ushtrisė izraelite kishte ndodhur nė ujėrat ndėrkombėtare, rreth 65 km larg brigjeve tė Gazes.
Flota, me afro 10 mijė tonė ndihma, qė ėshtė nisur nga Turqia, ka afro 700 aktivistė humanitar me vete.
Kanali satelitor televiziv, A Jazeera, raportoi me telefon nga anija turke, qė e udhėhiqte flotėn, se forcat e marinės izraelit kanė shtėnė nė anije duke e plagosur kapitenin dhe janė futur nė palubė, ndėrsa aktivistėt raportuan nga anija se ushtarėt izraelit kishin hapur zjarr menjėherė pas aterrimit nė anije.
Ushtria izraelite njoftoi se ushtarėt e saj kishin hasur nė rezistencėn e aktivistėve dhe me kėtė rast janė plagosur katėr ushtarė tė saj.
Mijėra njerėz kanė dalė nė rrugėt e Turqisė pėr tė protestuar kundėr kėtyre sulmeve Izraelite, ndėrsa qeveria Turke ka thirrur ambasadorin Izraelit nė ministrinė e jashtme.
Zėvendės kryeministri i Turqisė, Bulent Arinc, e ka thirrė njė takim tė jashtėzakonshėm me zyrtarėt e lartė tė sigurisė, pėrfshirė edhe ministrin e brendshėm, shefin e marinės dhe komandantin e operacioneve tė ushtrisė.

Shefja e politikės sė jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, sot ka kėrkuar qė autoritetet e Izraelit tė zhvillojnė “hetime tė plota” pėr vrasjet.
“Mė kėtė sulm ndaj civilėve, Izraeli ka treguar edhe njė herė mosrespektimin ndaj humanizmit dhe iniciativave paqėsore. Ne i dėnojmė rendė kėto praktika jo humane Izraelite,” thuhet nė njė deklaratė tė qeverisė Turke.
“Ky veprim i papranueshėm, qė ndodhi nė ujėrat e hapura dhe qė pėrbėn thyerje tė ligjeve ndėrkombėtare, mund tė qojė nė marrėdhėnie tė pariparueshme dypalėshe. Cilado qoftė arsyeja, kėto sulme kundėr civilėve nė njė aktivitet paqėsor janė tė papranueshme. Izraeli do tė vuajė pasojat e kėsaj sjelljeje e cila pėrbėn shkelje tė se drejtės ndėrkombėtare.”
Lėvizja Hamas qė mban pushtetin nė Gaza qė nga 2007, u bėri thirrje arabėve dhe muslimanėve pėr “tu ngritur” pėr tė protestuar para ambasadave Izraelite nė tėrė botėn.
Anijet u nisėn nga Qiproja Turke gjatė ditės sė djeshme pasi Izraeli kishte paralajmėruar se do ti ndalonte ato. /agjensionet/



__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante