Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:34   #32
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Islami u shpallet fiseve dhe individėve
Pasi e urdhėroi Allahu ta bėnte thirrjen pėr nė Islam hapur, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e bėri zakon, qė, nė kohėn e Haxhit dhe gjatė ditėve kur arabėt kishin panairet e tyre, tė shkonte te fiset e tyre dhe t’i ftonte nė Islam. Nė kohėn e Paditurisė (para Islamit), ndėr tregjet e arabėve, tre qė ndodheshin afėr Mekės, ishin mė tė famshėm: Ukadhi, Mixheni dhe Dhul Mexhazi. Ukadhi ishte fshat. Ai ndodhej midis Nahles dhe Taifit. Aty arabėt bėnin tregti qė nė fillim tė muajit Dhul Ka’de e deri nė ditėn e njėzetė tė atij muaji. Pastaj shkonin nė Mixhen dhe bėnin tregti deri nė fund tė muajit Dhul Ka’de. Mixheni ėshtė nė luginėn Merrudhdhahram, poshtė Mekės. Dhul Mexhazi ndodhet prapa malit tė Arafatit, pra, prapa “Xhebelurr Rrahme” (Malit tė Mėshirės). Atje, arabėt ngrinin tregjet qysh nė fillim tė muajit Dhul Hixhxhe e deri nė ditėn e tetė tė atij muaji. Pastaj, merreshin me detyrat e Haxhit. Disa nga ata, tė cilėve i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėrkoi qė ta strehonin dhe ta ndihmonin, ishin: Benu Amir ibn Sa’saa, Benu Meharib ibn Hafsa, Benu Fizare, Gassan, Murreh, Benu Hanefije, Benu Selim, Benu Abes, Benu Nasir, Benu al Bikai, Kindeh, Kelib, Benu Harith ibn Ka’b, Adhrah, Hadharimah. Mirėpo ata nuk iu pėrgjigjėn kėrkesės sė tij. Mėnyrat se si ia kthyen, ishin tė ndryshme. Dikush, nuk pranoi me tė mirė. Dikush vuri si kusht qė, po tė pranonte ta strehonte dhe ta ndihmonte, tė ishte udhėheqės pas tij. Dikush tjetėr tha: “O Muhamed! Familja dhe tė afėrmit tė njohin mė mirė ty, prandaj nuk tė kanė ardhur pas.” Dikush tjetėr ia ktheu shėmtuar. Ndėr tė gjithė Benu Hanifėt, ithtarėt i Musejlme Kedhabit qenė mė tė kėqinjtė (nga ata qė refuzuan). Besimtarėt qė nuk ishin nga Meka Atėherė, kur thirrja pėr nė Islam po kalonte kohė tė vėshtirė nė Mekė, Allahu i Madhėruar kishte vendosur qė tė besonin disa burra, qė nuk ishin vendės. Ata burra ishin si njė grimcė shprese, qė ndriēoi errėsirėn e dėshpėrimit. Nga ata janė: 1. Suejd ibn Samiti. Ishte poet libian; banonte nė Jethrib (Medine) dhe quhej El Kamil (i Ploti), pėr nderin e tij dhe pėr poezinė e tij. Suejdi erdhi nė Mekė pėr Haxh ose pėr Umre dhe i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ftoi pėr nė Islam. Suejdi i paraqiti tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urtėsitė e Lukmanit, kurse i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i paraqiti atij Kuranin. 2. Iljas ibn Meadhi. Ishte njė djalė e ri nga banorėt e Jethribit. Erdhi nė Mekė nė fillim tė vitit 11-tė tė Profetėsisė, me njė delegacion tė fisit Eus, qė kėrkonin tė bėheshin aleatė me Kurejshėt kundėr fisit Hazrexh. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) shkoi tek ata, i ftoi pėr nė Islam dhe u lexoi pjesė nga Kurani. Atėherė, Iljasi tha: “Pėr Zotin, ky Kuran ėshtė mė i mirė se ajo qė thoni ju.” Nė atė ēast, Ebu Hasiri, njėri nga anėtarėt e delegacionit, i hodhi dhč nė fytyrė Iljasit dhe i tha: “Na lėr rehat! Ne kemi ardhur kėtu pėr tjetėr gjė.” Iljasi heshti. Pasi u kthyen nė Jethrib, nuk vonoi shumė dhe ai vdiq. Por, para se tė vdiste, Iljasi thoshte vazhdimisht La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, el hamdu lil-lah, subhanallah. Kėshtu qė njerėzit e fisit tė tij u bindėn se ai vdiq mysliman. 3. Ebu Dherr el Giffariu. Ai mori vesh se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte profet i dėrguar nga Allahu, kur Suuejd ibn Samiti dhe Iljas ibn Meadhi e pėrqafuan Islamin. Prandaj, Ebu Dherri dėrgoi vėllanė e vet nė Mekė, qė tė shikonte si qėndronte e vėrteta dhe pastaj tė kthehej e ta njoftonte. Vėllai i tij shkoi nė Mekė dhe u kthye, por nuk solli gjė. Atėherė Ebu Dherri u nis vetė. Shkoi nė Mekė e hyri nė Xhaminė e Shenjtė. Aty qėndroi rreth njė muaj. Pinte ujė Zemzemi, i cili i zėvendėsonte edhe bukėn edhe ujin. Ai nuk pyeste njeri pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse trembej mos i ndodhte gjė. Pastaj, e mori Aliu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dhe hyri me tė tek i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ebu Dherri kėrkoi nga i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i tregonte ē’ishte Islami dhe ai ia tregoi. Ebu Dherri e pėrqafoi Islamin menjėherė. Pastaj shkoi te Xhamia e Shenjtė dhe tha: “Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se Muhamedi ėshtė rob dhe i Dėrguari i tij.” Nė atė ēast iu sulėn Kurejshėt dhe e rrahėn pėr vdekje, mirėpo e shpėtoi Abbasi. Nė mėngjesin e ditės sė nesėrme, Ebu Dherri shkoi pėrsėri nė Xhaminė e Shenjtė dhe dėshmoi, ashtu siē kishte dėshmuar ditėn e kaluar. Kurejshėt e rrahėn rėndė pėrsėri, ashtu siē e kishin rrahur ditėn e kaluar. Por Abbasi pėrsėri e shpėtoi, ashtu siē e kishte shpėtuar ditėn e mėparshme. Pastaj, Ebu Dherri shkoi atje ku banonin njerėzit e fisit tė tij, Benu Gaffarėt dhe, kur emigroi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine, emigroi edhe ai atje. 4. Tufejl ibn Amru Deusiu. Ishte poet libian dhe kryetar i fisit tė vet Deus, qė banonte nė anė tė Jemenit. Tufejli erdhi nė Mekė nė vitin e 11-tė tė profetėsisė. Banorėt e Mekės i dolėn pėrpara dhe e paralajmėruan qė tė mos e besonte Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Tufejli i zuri veshėt me pambuk, pėr tė mos e dėgjuar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur hyri nė Xhaminė e Shenjtė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte kthyer nga Qabja dhe po falte namaz. Aty Tufejli dėgjoi diēka nga Kurani. I pėlqeu shumė e tha me vete: “Unė jam intelektual dhe poet. E dalloj qartė tė mirėn nga e keqja. C’mė pengon mua ta dėgjoj kėtė njeri, ēfarė thotė? Po tė jetė gjė e mirė, ta pranoj; po tė jetė e keqe, nuk e pranoj.” Kur i Dėrguari i Allahut u kthye nė shtėpinė e vet, Tufejli i shkoi pas, i hyri nė shtėpi dhe i kėrkoi Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’ia tregonte ēėshtjen plotėsisht. Atėherė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i foli pėr Islamin e i kėndoi Kuran. Tufejli u bė mysliman dhe pohoi dėshminė e vėrtetė: Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut pėr tė. Kur Tufjeli u afrua te njerėzit e vet, i ndriēoi fytyra. Tufejli iu lut Allahut qė t’ia ndryshonte fytyrėn. Atėherė, Allahu ia bėri dritėn e fytyrės autoritet. Hyri tek njerėzit e vet dhe i ftoi ata nė Islam. U bėnė myslimanė babai dhe gruaja e tij, ndėrsa njerėzit e tjerė u lėkundėn. Por, kur, pas marrėveshjes sė Hudejbijes, Tufejli mėrgoi pėr nė Medine, pati me vete shtatėdhjetė (thuhet edhe: tetėdhjetė) myslimanė nga njerėzit e tij. 5. Dhamad el Ezdiju. Ishte prej fisit Ezd, me origjinė nga Jemeni. Dhamadi lutej pėr shėrimin e njerėzve nga ēmenduria, xhindet dhe djajtė. Erdhi nė Mekė dhe dėgjoi mendjelehtėt, qė thoshin se Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i ēmendur. Prandaj, vajti tek ai pėr ta shėruar. Por, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tha: “Falenderimi i takon vetėm Allahut. Atė falenderojmė dhe vetėm atij i kėrkojmė ndihmė. Atė, qė Allahu e udhėzon nė rrugė tė drejtė, askush nuk mund ta largojė; atė, qė Allahu e ka lėnė nė humbje, askush nuk mund ta udhėzojė nė rrugė tė drejtė. Dėshmoj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut, qė ėshtė Njė e s’ka shok dhe se Muhamedi ėshtė robi dhe i dėrguari i Tij.” Dhamadi kėrkoi t’i pėrsėriteshin kėto fjalė tri herė, pastaj tha: “Kam dėgjuar fjalėt e falltarėve, tė magjistarėve dhe tė poetėve, por nuk kam dėgjuar kurrė si kėto fjalėt e tua. Me tė vėrtetė, fjalėt qė the, kanė njė det kuptimesh. Jepma dorėn, tė tė jap besėn se kam pėrqafuar Islamin.” Islami nė Medine Nė vitin e 11-tė tė profetėsisė e pranuan Islamin edhe gjashtė tė tjerė nga njerėzit e Jethribit dhe qė tė gjithė nga fisi Hazrexh. Ata ishin: Es’ad ibn Zarare, Auf ibn Harith ibn Rifa’a (Auf ibn Afirai), Rafia ibn Malik ibn Axhlani, Kutba ibn Amir Ibnabij, Xhabir ibn Abdullah ibn Raibi. Nė vitin e 11-tė tė profetėsisė, kėta tė gjashtė shkuan nė Mekė pėr Haxh, bashkė me tė tjerė. Banorėt i Jethribit kishin dėgjuar nga jehudinjtė, nė luftra a nė grindje qė thoshin: “Ka ardhur koha qė tė dalė njė profet. Ne do t’u vrasim me atė profet, ashtu siē u vra Adi dhe Iremi.” Kur haxhinjtė ndodheshin nė fundin e Minasė, kaloi andej i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) natėn. I dėgjoi duke folur, u afrua tek ata dhe i pyeti: “Kush jeni ju?” Ata i thanė: “Jemi nga fisi Hazrexh.” -Ju jeni aleatė me jehudinjtė?,- iu kthye Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). -Po. -A nuk doni tė rrini ca, qė tė bisedoj me ju? -Pėrse jo? U ulėn me tė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ua shpjegoi mirė e mirė tė vėrtetėn e Islamit, u kėndoi Kuran dhe i ftoi pėr nė rrugėn e Allahut tė Madhėruar. Ata i thanė njėri-tjetrit: “Ju e dini pėr Zotin, se ėshtė ky profeti, pėr tė cilin kanė paralajmėruar jehudinjtė. Prandaj, le t’i besojmė atij, para se tė na e kalojnė jehudinjtė.” Njerėzit e fisit Hazrexh nxituan pėr tė pėrqafuar Islamin dhe i thanė Profetit: “Ne kemi lėnė njerėzit tanė nė Jethrib me armiqėsi dhe sherre midis tyre. E nėse Allahu do t’i bashkojė ata me fjalėn tėnde, nuk ka burrė mė tė lartė se ti nė botė.” Kėshtu, ata e pėrqafuan Islamin dhe i premtuan Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) se do tė merreshin me thirrjen pėr nė fenė e tij dhe se do tė takoheshin me tė pėrsėri nė Haxhin e vitit tė ardhshėm. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė