Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:46   #45
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Pas Bedrit
Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medine, u kėshillua me Sahabėt pėr robėrit e luftės. Ebu Bekri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) shfaqi mendimin qė tė merren paratė (fidje) prej tyre pėr lirimin e tyre. Ndėrsa, Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) dha mendimin qė ata tė vriten. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vendosi qė tė mos vriteshin robėrit e luftės, por tė merreshin para prej tyre, pėr t’i liruar. Pėr secilin shuma ishte nga 1000 deri nė 3000 dirhem. Disa nga robėrit e luftės dinin tė lexonin dhe tė shkruanin, prandaj, si fidje u caktua qė secili nga ata t’u mėsonte shkrim e lexim dhjetė djemve myslimanė. Pėr disa tė tjerė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) urdhėroi qė tė liroheshin, pa paguar fidje. Zejnebja, bija e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi njė gjerdan, pėr lirimin e burrit tė saj, Ebu el Asi. Hatixheja ia kishte dhėnė asaj dhuratė martese, kur e martuan me Ebu el Asin. Kur e pa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) gjerdanin, i erdhi keq dhe iu lut Sahabėve, qė Ebu el Asi tė lirohej pa paguar fidje. Ata e pranuan kėtė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e liroi atė, por me kusht qė ta linte tė lirė Zejneben tė largohej nga Meka. Ebu el Asi e pranoi kėtė kusht dhe Zejnebja imigroi nė Medine. Vdekja e Rukies dhe martesa e bijės tjetėr tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Rukia, bija e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qe e sėmurė, kur ai u nis pėr nė Bedėr. Ajo ishte e martuar me Othman ibn Affanin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). Prandaj, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e urdhėroi Othmanin qė tė qėndronte nė Medine e tė kujdesej pėr Rukijen e sėmurė dhe i tha se do tė kishte shpėrblim si ata qė merrnin pjesė nė luftėn e Bedėrit. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) la edhe Usame ibn Zejdin pėr kėtė punė. Por Rukia vdiq, para se tė kthehej i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine. Usame ibn Zejdi ka thėnė: “Na erdhi lajmi pėr fitoren e myslimanėve nė Bedėr, kur po mbulonim me dhč Rukien, bijėn e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).” Pasi u kthye i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Medine dhe u qetėsua, i dha Othmanit pėr grua vajzėn tjetėr, Umu Kulthumin. Prandaj Othmani ėshtė quajtur i zoti i dy dritave. Umu Kulthumi jetoi me Othmanin, derisa vdiq, nė muajin e Sha’banit, nė vitin e 9-tė tė Hixhretit dhe u varros nė varrezat e Medines (el Bekia). Idhujtarėt dhe aleatėt e tyre u hidhėruan shumė nga ndihma dhe fitorja qė Allahu u dha myslimanėve nė Bedėr. Prandaj, filluan tė kurdisnin plane pėr tė goditur myslimanėt dhe pėr t’u hakmarrė ndaj tyre. Mirėpo Allahu i asgjėsoi kurthet e tyre dhe me mirėsinė e Vet i fuqizoi myslimanėt. Njė javė pas kthimit tė myslimanėve nga lufta e Bedėrit ose nė muajin Muharrem tė vitit tė 3-tė tė Hixhretit, u mblodhėn njerėzit e fisit Beni Selim pėr tė luftuar kundėr Medines. Kur e morėn vesh myslimanėt kėtė, u futėn nė shtėpitė e njerėzve tė fisit Beni Selim, u morėn plaēkė e gjė dhe u kthyen nė Medine shėndoshė e mirė. Mė pas komplotuan Umejr ibn Ueheb Xhemhin dhe Safuan ibn Umeja pėr tė vrarė Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė Umejri shkoi nė Medine, por u kap nga myslimanėt. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i tregoi se dinte pėr komplotin e tij dhe Umejri u bė mysliman. Lufta e Benu Kajnukas U zbulua plani i jehudinjve tė fisit Benu Kajnuka pėr sherr dhe armiqėsi kundėr myslimanėve. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kėshilloi qė tė hiqnin dorė nga plani i tyre djallėzor, por ata i thanė: “O Muhamed! Mos tė tė gėnjejė mendja! Ti luftove kundėr ca njerėzve tė fisit Kurejsh, qė nuk e njihnin mjeshtėrinė e betejės. Po tė luftosh kundėr nesh, do ta shikosh se jemi ne njerėzit e sprovuar nė luftė.” I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e duroi kėtė pėrgjigje. Por ata i shtuan ngacmimet e tyre kundėr myslimanėve, derisa nė tregun e tyre shkaktuan njė ngatėrresė dhe u vra njė mysliman dhe njė jehudi. Atėherė, ditėn e shtunė, nė mes tė muajit Sheual, nė vitin e dytė tė Hixhretit, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i rrethoi ata. Pas pesėmbėdhjetė ditėsh, nė fillim tė muajit Dhul Ka’ade ata u dorėzuan. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i internoi ata nė Sham, nė Idhreatė. Pas njėfarė kohe shumica e tyre vdiqėn. Lufta e Suejkut Pas luftės sė Bedėrit, Ebu Sufjani premtoi qė nuk do ta lante trupin me ujė derisa ta asgjėsonte Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pėr kėtė qėllim ai u nis nga Meka me 200 kalorės dhe sulmoi Aridin, nė anė tė Medines. Idhujtarėt Kurejshė, me Ebu Sufjanin nė krye prenė, dogjėn e shkatėrruan plantacionet e hurmave dhe vranė dy burra. Pastaj u larguan. U njoftua i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai doli menjėherė nė ndjekje tė tyre, por ata kishin ikur. Nė ikje e sipėr kishin hedhur nė rrugė peksimet dhe ushqime tė tjera, qė tė lehtėsonin barrėn e tė iknin sa mė shpejt. Myslimanėt i ndoqėn deri nė Karkaretu el Keder, por idhujtarėt ishin larguar edhe prej andej. Myslimanėt e morėn peksimetin qė kishin lėnė idhujtarėt, prandaj ajo betejė mori emrin “Beteja e Suejkut” dhe beteja e “Karkaretu el Keder”. Vrasja e Ka’ab ibn el Eshrefit Ka’abi ishte prozator dhe poet jehudi dhe nga armiqtė mė tė mėdhenj tė myslimanėve. Ai qėsendiste tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe shokėt e tij (sahabėt), merrte nėpėr gojė gratė e tyre, lavdėronte armiqtė e tyre dhe i nxiste ata kundėr mysimanėve. Pas luftės sė Bedėrit, ai vajti te kurejshėt dhe i nxiti ata qė tė luftonin kundėr myslimanėve. Pėr kėtė ai u recitoi atyre disa strofa vjershe si: Ju jeni nė rrugė mė tė drejtė se ata; Nuk ka rėndėsi ē’ndodhi me fisin Kajnuka. Atėherė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u tha shokėve te vet: “Kush e vret Ka’ab ibn Eshrefin?” U ēua Muhamed ibn Meslemeja, Adad ibn Beshiri, Ebu Naili, Harir ibn Eusi dhe Ebu Abis ibn Xhebri. Komandanti u caktua Muhamed ibn Meslemeja, i cili i kėrkoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė t’i thoshte Ka’abit diēka. Muhamed ibn Meslemeja vajti te Ka’abi dhe i tha: “Vėrtet, ky burrė,- duke folur pėr Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), na ka kėrkuar neve tė japim zeqatin dhe na ka sjellė vėshtirėsi e mundime.” Ka’abi u gėzua nga fjalėt e Muhamed ibn Meslemes dhe i tha: “Pėr Zotin, ju ka mėrzitur.” Pastaj, Muhamed ibn Meslemeja i kėrkoi hua Ka’abit ca ushqim e ca hurma dhe derisa t’i shlyente huanė, t’i linte peng armėn e tij. Ka’abit i vajti edhe Ebu Naili dhe bėri tė njėjtėn bisedė me tė. Pastaj Ebu Naili i tha: “Kam ca shokė qė mendojnė si unė. Dėshiroj t’i sjell ata kėtu, tek ti, qė t’u shesėsh (ushqime etj.) dhe t’i ndihmosh.” Ka’abi e pranoi propozimin e Ebu Nailit. Natėn e katėrmbėdhjetė tė Rabiul Euelit, nė vitin e tretė tė Hixhretit ata i shkuan Ka’abit tė armatosur dhe i thirrėn te dera. Ka’abi u ēua dhe zbriti poshtė pėr tė hapur derėn. E shoqja i tha: “Ku po del nė kėtė orė? Unė dėgjova njė zė, qė m’u duk sikur ndillte gjak.” Ai nuk u kushtoi rėndėsi fjalėve tė saj. Zbriti. Kur hapi derėn e i shikoi ata me armė, nuk u shqetėsua, sepse qe bėrė marrėveshje mė parė midis tyre. Njerėzit e armatosur nisėn tė ecnin bashkė me tė. Donin tė gjenin rastin dhe ta vrisnin. Ebu Naili e lavdėroi pėr erėn e mirė tė parfumit qė kishte vėnė dhe i kėrkoi leje qė tė afronte hundėn nė kokėn e tij. Ka’abi i dha leje, ashtu duke u mbajtur fodull dhe duke u mburrur. Ebu Naili i mori erė, i vuri dorėn te koka dhe u tha shokėve tė vet qė t’i merrnin erė, gjithashtu. Pas pak, i kėrkoi leje pėrsėri qė t’i merrte erė dhe bėri ashtu si herėn e parė. I kėrkoi pėr tė tretėn herė lejė t’i merrte erė dhe si ia kapi mirė kokėn, tha: “Bjerini armikut tė Allahut!” Atėherė, vringėlluan shpatat mbi tė me tėrbim dhe Muhamed ibn Meslemeja i vuri njė gurėthyes39 nė fyt dhe i mėshoi fort derisa ai i doli nga qafa. Nė atė ēast Ka’abi bėrtiti me njė zė kaq tė keq e tė fortė, sa i tmerroi ata qė ishin rrotull tij dhe ra i vdekur. U ndezėn dritat nėpėr shtėpitė e idhujtarėve. Ata tentuan qė t’i kapnin njerėzit, qė vranė Ka’ab ibn Eshrefin, por myslimanėt u kthyen nė Medine shėndoshė e mirė. Nė kėtė mėnyrė u shua zjarri i intrigave kundėr myslimanėve, qė i shqetėsoi gjatė myslimanėt dhe nėpėrkat jehude u fshehėn nėpėr vrimat e tyre pėr njėfarė kohe. Ēeta e Kirdes Nė muajin Xhemadiul Ahir, nė vitin e tretė tė Hixhretit, kurejshėt dėrguan njė vargan pėr nė Sham nga rruga e Irakut, e cila kalonte nga Nexhdi, por jo afėr Medines. Varganin e udhėhiqte Safuan ibn Umeja. Kėtė e mori vesh i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe dėrgoi Zejd ibn Harithin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) me njėqind kalorės. Vargani po pushonte te njė burim, nė vendin e quajtur Kirde, nė Nexhd. Zejdi me kalorėsit e vet iu vėrsul dhe e pushtoi varganin me gjithė pasurinė qė kishte, ndėrsa varganarėt ikėn tė gjithė. Myslimanėt kapėn udhėrrėfyesin e idhujtarėve, Furat ibn Hajanin, i cili u bė mysliman. Plaēka qė morėn myslimanėt kapte vlerėn njėqind mijė dinarė dhe humbja e varganit me gjithė pasurinė qė kishte, qe goditja mė e dhembshme qė pėsuan Kurejshėt pas luftės sė Bedėrit. </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė