Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-08, 17:03   #7
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Krijimi I Njeriut !

Tri fazat e foshnjės nė mitėr


Nė Kuran ėshtė shpallur se njeriu ėshtė krijuar nė barkun e nėnės nė tri faza.
"... Ai ju krijoi nė barkun e nėnave tuaja, fazė pas faze, nė tri errėsira. Ky ėshtė Zoti, Zoti juaj, vetėm i Tij ėshtė pushteti…" (Ez-Zumer 6)

Siē mund tė shihet nga ajeti i mėsipėrm, njeriu ėshtė krijuar nė barkun e nėnės nė tri faza tė veēanta. Me tė vėrtetė, biologjia bashkėkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjės realizohet nė tre sektorė tė veēantė nė barkun e nėnės. Sot, nė tė gjitha tekstet e embriologjisė qė studiohen nė fakultetet e mjekėsisė, ky subjekt trajtohet si pjesė e njohurive themelore. Pėr shembull, nė librin Embriologjia njerėzore elementare, i cili ėshtė njė referencė e rėndėsishme nė fushėn e embriologjisė, ky fakt pėrshkruhet si mė poshtė: Jeta nė mitėr kalon nė tri faza: paraembrionike (dy javėt e para plus gjysma e javės sė tretė), embrionike dhe fetus (fundi i javės sė tetė e deri nė lindje)."
Kėto faza u referohen etapave tė ndryshme tė zhvillimit tė njė foshnjeje. Karakteristikat kryesore tė kėtyre etapave janė dhėnė mė poshtė:
- Faza paraembrionike
Nė kėtė fazė, zigota rritet nėpėrmjet ndarjes dhe, kur bėhet njė grumbull shumėqelizor, ajo ngjitet nė muret e mitrės. Ndėrsa vazhdojnė tė rriten, qelizat organizohen nė tri shtresa.
- Faza embrionike
Kjo fazė zgjat pėr pesė javė e gjysmė, gjatė sė cilės foshnja quhet "embrion". Nė kėtė fazė, sistemet dhe organet kryesore tė trupit fillojnė tė shfaqen prej shtresave qelizore.
- Faza fetus
Nė kėtė fazė, embrioni quhet "fetus". Kjo fazė fillon nė javėn e tetė tė shtatzanisė dhe zgjat deri nė momentin e lindjes. Karakteristikė dalluese e kėsaj faze ėshtė se fetusi merr formėn e njė qenieje njerėzore me fytyrė, duar dhe kėmbė. Megjithėse fillimisht ėshtė vetėm 3 cm i gjatė, qė tė gjitha organet e tij janė tė dallueshme. Kjo fazė zgjat pėr rreth 30 javė dhe zhvillimi vazhdon deri nė javėn e lindjes.


Nė ajetin e gjashtė tė sures Ez-Zumer tregohet qartė se njeriu ėshtė krijuar nė barkun e nėnės nė tri faza tė veēanta. Me tė vėrtetė, biologjia bashkėkohore ka zbuluar se zhvillimi embrional i foshnjės realizohet nė tre sektorė tė veēantė nė barkun e nėnės.


Informacioni mbi zhvillimin e foshnjės nė barkun e nėnės u bė i mundur vetėm pasi u bėnė vėzhgime me mjete dhe metoda bashkėkohore. Si shumė argumente tė tjera shkencore, disa pjesė tė kėtij informacioni janė shpallur nė ajetet e Kuranit. Pėrmendja e kėtij informacioni kaq tė detajuar dhe tė pėrpiktė, nė njė kohė kur njerėzit kishin njohuri tė pakta mbi ēėshtjet e mjekėsisė, ėshtė njė tregues i qartė se Kurani nuk ėshtė fjala e njė njeriu, por ėshtė fjala e Zotit.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė